Botuar në Gazetën DIELLI, më 4 Gusht 2015
Nga Merko Bozhani/*
Diskutimi në takimin me Ministrin e Drejtësisë, z.Nasip Naço datë 31 Krrik 2015, nga Merko Bozhani, perfaqësuesi i Shoqatës “Krahina Jonë”.
Kanë kaluar 24 vjet që qeveria e parë demokratike që mori pushtetin, miratoi ligjin 7501, një ligj, çkombëtarizues, anti njerëzor e vrastar, që mbron padrejtësinë. Kuvendi pluralist, në vënd të miratonte ligje për zbatimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut, punën e parë që bëri me këtë ligj shkeli rëndë lirinë e të drejtën e pronës. Kjo s’ka ndodhur në asnjë vënd të botës, pavarësisht nga forma e regjimit. Ju kërkojmë të amendohet ky ligj ogurzi, të vejë prona tek pronari e shpronësuar nga diktatura, ne nuk ju kërkojmë as mëshirë e as lëmoshë. Ne dëgjuam në fushatën elektorale te 2013-ës z.Edi Rama, që u bë Kryeministër, që na premtoi se do të zgjidhte problemin e pronës, por tani na paraqitet një ligj tjetër më i keq se 7501 gjoja i mbështetur nga B.Botëror dhe KE , që i thotë Gjykatës së Strasburgut që të mos marrë parasysh kërkesat dhe ankimimet tona se nga dënimet do falimentojë shteti. Përgjegjësinë e keni Ju, që mashtroni, duke na quajtur partnerë me qeverinë, kur deri më sot s’na ka pritur njeri përveç zëvëndësit të zëvëndësave dhe më tej akoma, gjoja jeni konsultuar edhe me grupet e interesit, gjë që s’është e vërtetë.
Ligji është anti-kushtetues, megjithëse qeveritarë e parlamentarë betohen për kushtetuten. Ky ligj është në kundërshtim me nenin 41, 42, dhe 181 të kushtetutes. Ky i fundit e shkruan e zezë mbi të bardhë, se ligjet dhe amendamentet për problemet ekonomike të miratuara para datës së miratimit të kushtetutës (d.m.th. viti 1998), brenda një periudhe 2-3 vjeçare të anullohen. Qeveritarë dhe parlamentarë çdo ditë përgjërohen për kushtetuten. Nga politikanët nuk ka asnjë ankesë sepse ata kan pervetesuar pronat tona . Nuk është zhvilluar asnjë seancë parlamentare për pronat apo qoftë dhe një diskutim i vetëm në media, ku përballë pronarëve të jetë përfaqësuesi i Shtetit, mbasi të gjithë këta qeveritarë dhe parlamentarë që nga fillimi e deri më sot I kanë zgjidhur problemet e tyre për pronën. Madje në media u njoftua se në Gjirin e Lalëzit ishin vjedhur vilat e Ristanit, Nokes, Kodres etj, dhe mësuam se Gjiri i Lalëzit nuk është pronë private por pronë e pashallarëve të politikës, ndërsa ne populli i thjeshtë kemi 24 vjet që pengohemi dhe nuk e gëzojmë të drejtën e pronës që trashëgojmë nga të parët tanë.
Jo, zz.pushtetarë, ju po drejtoni vendin në rrugën me të gabuar, ne nuk shkojmë në Europë me dy standarte, një për veriun që e ka marrë pronën dhe tani po i legalizoni pronën që i ka grabitur dikuj tjetër. Një ligj për veriun dhe tjetër për jugun, një për qytetin e një për fshatin. Ju spekulloni me zërat kadastralë. Në qytet të larguarit me akt normativ të qeverisë Berisha, i morën pronat dhe qytetarët i nxorrën jashtë, pavarësisht se kush ishin dhe nga vinin, ndërsa ne nuk e gëzojmë të drejtën e pronës në fshatin tonë. Dhe është interesant se ligji 7501 është zbatuar kryesisht për bregdetin e Vlorës nga Kalaja ne Ujë të Ftohtë deri në Konispol, mbasi është zona turistike e lakmuar për pushtetarët. Politikaneve ju pelqejne kullotat e Karaburunit dhe zona turistike te Vlores, por ato kane zot. Ne kërkojme të zbatoni kushtetutën dhe jo lëmoshë nga ju.
Atdheu im i parë dhe i të gjithë ne që kemi ardhur në këtë ballafaqim, me ju zoti Nasip Naço, që sot jeni Ministër i Drejtësisë është prona e prindërve të mi. Unë personalisht jam i 16-ti brez autokton, veç djalit e nipave të mi, që më kërkojnë, pronën e të parëve, unë e ndjej se nuk do të më tretë dheu, pa e marrë atë. E kërkojmë pronën me ligj, se këtu fillon demokracia. Ju na keni lënë pa asnjë cm2 tokë, duke humbur kështu identitetin tonë si Dukatas. Si mund tu them unë nipave të mi që ju jeni nga Dukati ? Pronën tonë nuk e mori as pushtuesi Osman, as Italiani, e as Gjermani, dhe diktatura nuk na hoqi te drejten e pronsise , por të posedimit dhe la statusin e kooperativës bujqësore. Në 1991 kur u prishën kooperativat statuti i kooperativave te Enverit, përcaktonte se kur kooperativa prishet, secili merr mbrapsh pronën aq sa ka futur ne kooperative kor kjo nuk u zbatua. Kush e ka këtë të drejtë kushtetuese, ligjore apo kanunore që të më grabisë pronën e babës të trashëguar në breza. Ky nuk është shteti ligjor që aspiruam në 1991, prandaj, nëse ndiheni shqiptarë, kthejani pronën e grabitur të zotit, na jepni pronën tonë.
Ata që e bënë këtë ligj, e bënë se e gjithë strategjia e tyre politike, ishte për të mbjelle konfliktualitet dhe ja arritën qëllimit. Për pronën u vranë mijëra. Z.Sali Berisha në vitin 2013 pranoi se ligji 7501 ishte një gabim. Po qe se e thotë me ndërgjegje, të pregatisë amendamentet për rregullimin e nenit 8 të tij pasi ka shkaktuar mijëra të vrarë dhehasmëri që po shtohen vazhdimisht .
Thuhet që tokat arë do kompesohet fizikisht sepse prona ime i është falur bashkëfshatarit tim. Me këto financa e borxhe që ka trashëguar qeveria e sotme dhe sa të tjera po merr, është i pa mundur kompesimi. Tokëtëlirë as ka patur e as ka. Nga Agjensia e Pronave na thuhen se janë 9000 e ca dosje pa u përpunuar. Edhe stepat e Rusisë po të kishin qënë do ishin mbaruar dokumentacionet e pronave. Lind pyetja pse do kompesohem unë, që jam pronar I ligjshëm dhe jo ai qënuk e lidh asgjë me pronën time. Pse shteti nuk zbaton nenin 41 dhe 181 te kushtetutes ne fuqi Pse doni të na shkëpusni nga fshati ku u lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe shërbyem ? Zgjidhja është fare e thjeshtë të kthehet toka tek pronari I ligjshëm dhe ato 5 miliardëqë do dalin nga buxheti I shtetit, që ju thoni për kompesim për 10 vjet, le ti jepen popullit për spitale, pensione, rrugë dhe nevoja publike .
Platforma e derisotme me pronën , në fshat ka krijuar një hendek I madh midis nesh dhe atyre që kanë marrë pronën e tjetrit. Keni prishur moralin e familjeve që me ligjet tuaja jo vetëm përvetësojnë pronë e tjetrit por bëjnë dhe karshillëk të jashtëzakonshëm. Në njëtakim Xhemilit I thane se nuk ka varr as për në këmbë, kur ai ka dhjetëra hektare tokë e kullota. Na thone se s’jemi bijtë e babës, duke treguar brrylin. Hodua e Tomorri të interrnuar nga sistemi I kohes, gjetën themelet e shtëpisë së prindërve, por ata që kishin zaptuar pronën e tyre i pritën me kallash. Fyerjet që na janë bërë nga kalemxhinjtë I kanë botuar edhe në shtyp, duke na quajtur “përçarës të fshatit”, “të depersonalizuar moralisht”, “njerëz pa nivel e pa moral”, “qajeni me ligjeligjin 7501” etj. Kjo situateë ka future përçarje në popull dhe kjo nuk zgjidhet me atë projektligj që keni hedhur në tavolinë.
Sistemi I kaluar na arsimoi, na shkolloi dhe na shpërndau nëpër Shqipëri atje ku kishte nevoje, disa prej nesh kanë punuar në qytete e në institucionet qëndrore. Ne u bëmë një elite intelektuale që I bëmë nder jo vetëm vëndit të punës por nder edhe fshatit, duke mbajtur si askush tjetër lidhje me fshatin, ndërsa tani jemi muhaxhirë, ne jemi çamët e kohës moderne. Ata i përzuri greku me zjarr e hekur, kurse ne na përzuri Saliu “demokrat” , duke na hequr me ligj të drejtën e pronësisë dhe të trashëgimisë mbi pronat e baballarëve tanë. Dhe këtë tradhëti kombëtare tani po e stampon edhe partia socialiste, madje e quani edhe reformë agrare. Jo zotërinj qeveritarë, sistemi i kaluar komunist kur bëri reformën agrare, u mori pronën kundërshtarëve politikë dhe të pasurëve, por ruajti dokumentat. Ndërsa ne nuk e gëzojmë dot të drejtën e pronës vetëm se nuk banojmë në fshat. Prandaj anullojeni këtë ligj se nuk na e mohoni dot origjinën tonë.
Janë bërë me qindra ankimime në Strazburg , pronarët i kanë fituar gjygjet dhe shteti është gjobitur. Edhe ne do të ankohemi në Strasburg, por ne kërkojmë zgjidhje nga qeveria jonë jo vetëm se kemi të drejtë por edhe e duam atë. Duke e mbyllur këtë diskutim zotërinj ne kërkojmë anullimin e këtij ligji sepse ai është tërësisht antikushtetues. Kërkojmë barazi dhe drejtësi dhe e përsëris nuk kërkojmë as mëshirë as lëmoshe por pronën e prindërve tanë. Kushtetuta është zgjidhja e thjeshtë dhe e drejtë nëse ju punoni me drershmëri dhe për Shqipërinë.
*Merko Bozhani
Pronar nga fshati Dukat –Vlorë
Tags: Diskutim i pronareve, Ligji i Qeverise, Merko Bozhani – See more at: http://gazetadielli.com/reagimi-i-pronareve-te-bregdetit-ndaj-kompensimit-te-qeverise/#sthash.XPvlyQAZ.dpuf
kurajo zoti merko. une per vete vetem ne strasburge s’kame vajture por ma ka shpife aqe shume shqiperia sa qe kame emigruare .
mirdita nje gje u ka ngele pronareve te vertete te pronave te padisin te gjithe presidentat,kryeministrat,deputete, kryeparlamentaret,dhe sektorin juridik shqiptar per shkelje te te drejtave njerezore dhe pronore te individit,grup banuesve te cdo zone,te endeve bamirese,regjistrimin dhe evidentimin pasurur te cdo milimetri te tij si dhe demet qe kane shkaktuar ne ekonomi vendimet arbitrare ndaj qeverijes dhe zhvillimit vendor te cdo krahine,denoncimin ne policine e shtetit ta bejme me emra konkrete dhe me demshperblim ekonomok,si dhe kerkese per hapjen e llogarive private te tyre ne te gjithe globin vetem keshtu do te kuptojne se emri popull qe te jep tre drejten ta drejtosh nuk eshte turme derrash por mase njerezore e ndergjegjshme qe te jep te drejtosh fatet e familjes dhe zhvillimin e vendit,k.nina