Ju kerkojme te reflektoni per situaten aktuale te anarkise se prones ne Shqiperi

Botuar ne gazeten Dielli

Kerkese publike federates Vatra

Shkruan:Ing. Isuf Bodo,pronar autokton i fshatit Dukat, Vlorë/
Unë quhem Isuf Bodo, jam nga pronarët autoktonë nga fshati Dukat i Vlorës, që mbetm pa prona sepse na I kinfiskoi diktatura, por nuk po na I kthen as demokracia. Unë jetoj në Shqipëri dhe në rradhë të parë ndjej detyrim moral të falenderoj redaksinë e gazetës “Dielli”, si shtyp i lirë që na jep mundësinë të komunikojmë dhe shprehim lirisht mendimet tona. Gazeta “Dielli” ka botuar me korrektësi të gjitha shkrimet kritike per problemin e pronave, adresuarj Qeverive shqiptare të majta e të djathta. Redaksia “Dielli” ka në themel profesionalizmin dhe ky është model për të gjithë gazetat që botohen në Shqipëri, të cilat në fakt janë pjesërisht të lira sepse realitetin ato e modifikikojnë nën këndvështrimin e interesave të drejtuesve të politikës.


Nëpërmjet këtij shkrimi të hapur i drejtohem publikisht Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Panshqiptare Vatra dhe posaçrisht kryetarit aktual z. Gjon Buçaj .
Zotëri të nderuar, Kanë kaluar 25 vjet kur populli shqiptar e përmbysi diktaturën komuniste që në 45 vjet krahas gjërave të mira që realizoi me punën e popullit, si organizim ishte maskim i interesave pansllave.

Në 1991 Shqipëria rrëzoi Monumentin e Diktatorit dhe me Dispozitat Kryesore Kushtetuse pranoi respektimin e lirive dhe të Drejtave themelore të Njeriut, pranoi parimet e Helsinkit, pranoi respektimin e konventave ndërkombëtare etj. Në 1991 në programin e parë të Partisë Demokratike, ku kam qenë present, perfshihej kthimi i pronës tek i zoti. Ishte gabim fatal i Sali Berishës që e si “me urdhër të peshkut” ndryshoi programin e PD dhe sot situata është edhe më e rëndë se në kohën e diktaturës. Konkretisht : Neni 8 i ligjit nr 7501 I miratuar me datë 19.07.1991 “Për tokën” thotë: “Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparëshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit” Praktikisht jo i gjithë ligji por këto dy fjalët mohuese NUK dhe AS janë virusi vdekjeprurës për demokracinë dhe popullin shqiptar. Mohimi I pronës, ju interesoi deputetëve në 1991 dhe vazhdon ti mbajë ata me gojën mbyllur edhe sot . Këto dy fjalët mohuese janë burimi i kriminalizimit të administratës shtetërore, të gjyqësorit dhe pastaj e keqja zhvillohet dhe pëhapet kudo në çdo sector të shoqërisë sipas ligjit shkak-pasojë .

Tani pas 24 vjet pluralizëm, nga ambasadori i SHBA z. Donald Lu, nga ambasadore e BE znj Romana Vlahutin dhe nga të gjithë drejtuesit e politikës shqiptare konstatohet një realitet i hidhur: – shteti shqiptar rezulton i korruptuar, i kriminalizuar. Pra monumenti i Enverit u përmbys në 1991 por demokacia është mohuar, sepse diktatura është transformuar në korrupsion vertikal. Këtë periudhë 24 vjeçare, njerëzit e pandershën, të papërgjegjegjshëm që ju futën politikës e shfrytëzuan atë për të plotësuar interest e tyre personale. Shqipëria po denatyrohet, shqiptarët po vriten ndërmjet tyre. Është publikuar se janë mbi 8000 të vrarë dhe mijëra familje të ngujuar për shkak të ligjit 7501. Kete e ka deklaruar vete kryeministri Edi Rama, ish kryeministri Pandeli Majko, vetë Sali Berisha dhe shumë deputetë te tjerë, që ja lene fajin pales kundershtere, pa bërë asgjë konkrete. Për ju zoti Buçaj që keni kulturën demokratike të SHBA është e qartë se pa respektetuar titujt e pronësisë ashtu siç thote Kushtetuta dhe siç ndodh në SHBA të gjithë botën demokratike, nuk mund te kete investime te huaja nuk mund te kete pranim të Shqipërsisë ne Bashkësinë Europiane. Shoqata e pronarëve prej vitit 1991 ka luftuar pa kompromis për zgjidhjen e problemit të pronës dhe gjithnjë ka kërkuar të njëjtën gje: zbatimin nga shteti të detyrimeve kushtetuese . Në 2013 Shoqata ka paraqitur për diskutim projekligjin që eshte në përputhje me kushtetuten. Projektligji shoqatës parashikon qe shteti të mos tallet me pronarët dhe me Kushtetutën, por të hapi rregjistrat e shtetëzimeve që bëri Enver Hoxha dhe dhe kërkohet që të jenë strukturat shtetërore që secilit trung familjar ti kthejë pronën e tij të trashëguar. Për pronat që në periudhën 1945-1991 janë tjetërsuar për nevojat publike ligji i propozuar nga shoqata parashikon kompensim. Nëse kjo detyrë merret përsipër nga Qeveria, e gjithë procedura mbyllet benda pak javëve dhe pa kosto financiare, duke realizuar kërkesën urgjente që ka vendosur BE para qeverisë Shqiptare. Praktikisht ne kërkojmë që Qeveria rë marri përsipër detyrimin të zbatoje kushtetutën dhe të çlirojë tokat e pushtuara nga interesat e popitikanëve grykës. Por kjo kërkesë e shoqatës nuk ju pëlqen politikanëve shqiptarë, që vazhdojnë ti koruptojnë ose ti mashtrojnë nderkombëtaret, duke përdorur termin kompensim. Qeveria ka një muaj që orvatet të ofrojë një variant projektligji që është dështim pasi është vazhdimësi e rrugës së gabuar te filluar në vititn 1991, process, që vetë Sali Berisha në 2013 e deklaroi te gabuar. Lidhur me mungesën e dështirës së politikaneve shqiptare për zgjidhjen e problemit, sqaroj se edhe në takimin e fundit të datës 31 Korrik 2015 të Minstrit të Drejtësisë z. Nasip Naço, me shoqatat e pronarëve,për zgjidhjen e problemit të pronave, ku pronarët kërkonin zbatim të Kushtetutës d.m.th kthimin fizik të pronës dhe kompensim për pronat e zëna per nevoja publike, vetë Ministri i Drejtësisë, ju përgjigj pronarëve se… “ ju jeni pak, ne nuk mund të plotësojmë kërkesat tuaja, por ne si forcë politike po marrim përsiper të kompensojme me teper nga sa bëri Sali Berisha …”. Në fakt ai dhe stafi tij kërkojnë të imponojnë nje projektligj që të gjitha grabitjet e pronave të bëra në zonat turistike nga politikanët e postkomunizmit të mbyllen me një kompensim që është i papranushëm për ne.. Ne kërkojmë ndihmën e shoqatës Vatra sepse nuk duam ta shesim tokën e të parëve tanë, prona është atdheu për secilin nga ne . Siç u tha edhe në takim me Ministrin kjo nuk ndalon askend që nuk ka më interes për pronën që pasi prona të çlirohet nga pushtimi nga të fortët e politikës dhe ti kthehet fizikisht, ai, pra vetë pronari ta shesi pronën e tij. Në takimin e dt. 31 Korik 2015 drafti i Qeverisë u refuzua kategorikisht si i papranushëm, nga të gjithë pjesëmarësit që insistuan për detyrimin e shtetit për të zbatuar detyrimet kushtetuese, për kthim fizik të pronës që ju është konfiskuar dhe kompensimi të parashikohet për pronat që janë tjetersuar për nevoja publike. Të gjitha këto janë thënë edhe më parë në takime, në gazeta, në TV e kudo nga zoti Rrapo Danushi kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi” nga z Niko Nesturi kryetar i shoqatës “Bregdeti” dhe nga z. Axhem Ymeri, kryetar i shoqatës “Krahina Jonë Dukat Tragjas Radhim” por zeri dhe argumentat e tyre bien ne veshin e shurdhër të politikanëve shqiptare. Në takimin e datës 31 korrik 2015, por edhe në takimin e mëparshëm gazetarët dhe TV u ndaluan të hynin në sallë dhe të asistonin, prandaj këto zhvillime nuk janë bërë të njohura për publikun. Në takimin e dt 31 Korrik, Kryetari i Shoqatës “Krahina Jonë“ z. Axhem Ymeri por dhe pjesëmarës të tjerë në bisedime, i kërkuan Ministrit të Drejtësisë, që nëse nuk mundet ta mbrojë Kushtetutën, është më mirë të tij si person dhe për të gjithë vendin, të bëjë dorëheqjen.

Sot më shumë se kurrë populli shqiptar dhe demokratizimi I vendit ka nevojë për ndimën patriotike nga Shoqata Vatra. Ju keni dijeni më të plota dhe në gjirin e Vatrës ka intelektualë të shquar e patriotë që mund të sugjerojnë një fjalë me senatorë e kongresmenë që përpiqen me gjithë shpirt për të mirën e demokracisë në Shqipëri, por që nuk i njohin realisht problemet tona. Prandaj ju drejtohem posaçrisht ju zoti Gjon Buçaj, kryesisë së shoqtes panshqiptare Vatra, që të konkretizoni patriotizmin tuaj duke sqaruar në politikëbërësit e SHBA dhe DASH se problemi më shqetësuar për popullin dhe te ardhmen e stabilitetit social në Shqipëri është korigjimi i anarkisë që prodhohet nga dy fjalët mohuese në nenin 8 të ligjit 7501, dy fjalë djallëzore që korruptojnë pushtetarët dhe Shteti praktikisht nuk e respekton Kushtetutën. Të sqaroni gjithashtu se kompensimi për prona që janë transferuar në mënyrë të paligjshme është mashtrim dhe se këto dy fjalë në nenin 8 të ligjit 7501 dhe të gjitha prapësitë e tjera të bëra me pronat në kohën e postkomunizmit i korigjon projektligji i shoqatës,që politikanët e mbyllin ne sirtar. Këtë projektligj cilido që është i interesuar e gjen ne shqip dhe në anglisht në faqen e internetit të shoqatës http://www.defendingproperty.com

Shpreh bindje të plotë për mirkuptimin tuaj dhe në shpirtin patriotik të shqiptaroamerikanëve
Me respekt
Ing. Isuf Bodo,
pronar autokton i fshatit Dukat, Vlorë

Tags: 

 

– See more at: http://gazetadielli.com/kerkese-publike-kryesise-dhe-posacerisht-kryetarit-te-federates-panshqiptare-te-amerikesvatra/#.dpuf

Advertisements
Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s