Vlorë, sekuestrohen 85 mijë metra katrorë në Palasë, vlera 200 mije Euro

Sot News, 29 maj 2015

 Vlorë,  sekuestrohen 85 mijë metra katrorë në Palasë,  vlera 200 mije Euro
Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro në një kullotë rreth 85 mijë metra katrorë, me vlerë sipas hartës së tregut rreth 200 mijë euro, në zonën e Palasës, në Bashkinë Himarë, pasi u është njohur dhe kthyer si pronë disa shtetasve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

“Në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës, pas kallëzimit të AKKP-së të dorëzuar në vitin 2014 për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, ndër të tjera, është konstatuar se me vendimin e datës 3.12.2008, Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur dhe kthyer pronën tip kullotë në favor të trashëgimtarëve të shtetasit V.B.
Nga hetimi i Prokurorisë Vlorë ka rezultuar se dokumentet e përdorur nga të interesuarit për njohjen e pronësisë mbi këtë pronë janë të falsifikuara. Për këtë arsye, si hap të parë, Prokuroria e Vlorës bëri kërkesë në gjykatë për sekuestrimin preventiv (paraprak të saj), kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Vlorës” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërkohë prokuroria informon se hetimi po vijon më tej për këtë rast dhe raste të tjera, të cilat janë referuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/vlor%C3%AB-sekuestrohen-85-mij%C3%AB-metra-katror%C3%AB-n%C3%AB-palas%C3%AB-vlera-200-mije-euro#sthash.aYNDYTWx.dpuf

Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s