Si u falsifikua prona në Ksamil, dorërhiqet gjyqtari

Gazeta Shekulli, 28 Maj 2015

Nga Arben Rrozhani

Temat Kryesore

  • Batërdia me pronat në bregdet, certifikatat familjare nxjerrin falsifikimet që u bënë me dokumentet
  • Ekspertiza shkencore zbuloi falsifikimet në Akt-Zotnimin e vitit 1926, ku viktimë kishte rënë edhe nëpunësi i kadastrës së Delvinës

Arben Rrozhani

Gjykata e Apelit në Vlorë do të marrë sërish sot gjykimin e çështjes penale nr. 581, me tre të pandehur, Petraq Puleri, Besnik Dine dhe Eljana Pantazo, të akuzuar për kryerjen e vepres penale “Shpërdorim detyre”, lidhur me dhënien e trojeve në Ksamil. Trupin gjykues do ta drejtojë vetë kryetarja e Gjykatës, Alma Liçaj, pas dorëheqjes së dhënë nga gjyqtari Petrit Aliaj, emrin e të cilit mbajnë katër vendime për t’ia marrë rreth 137 ha sipërfaqe komunës së Ksamilit për llogari të personave që flasin në emër të Kryegjyshatës Bektashiane.

Pika më e fortë e kundërshtuesve të katër vendimeve që i kanë kthyer rreth 137 hektarë një pronari të vetëm në Ksamil është falsifikimi i dokumenteve për të paraqitur pretendentët për pronën në zonën e lakmuar turistike, si trashëgimtarë, apo blerës së tokës së trashëguar. Njëri prej dokumenteve është i ashtuquajturi “Akt-Zotnimi” i vitit 1926.

Sipas certifikatës së trungut familjar të Selfo Çoçolit, trashëgimtarit të Riza Çoçolit, nga përbërja familjare rezulton se Selfo, përveç të tjerëve, ka në përbërje të trungut familjar vetëm një motër, Hanëmen, e cila paraqitet në cilësinë e palës shitëse në dokumentin “Akt-Zotnimi” (tapi), por që nuk rezulton të ketë një motër tjetër me emrin Zylejha, e cila gjithashtu paraqitet në cilësinë e shitësit në dokumentin që thuhet se është falsifikuar.

Certifikata e trungut familjar dhe dokumenti origjinal i vitit 1926, ku jepet përmbledhje e listës së poseduesve në pjesë ideale ndaj të tërës ku sërish tregon se Riza Çoçoli ka vdekur dhe ka lënë të birin Selfo dhe të bijën Hanëme janë dy referenca të forta që rrëzojnë përmbajtjen e Akt-Zotnimit (tapi), ku falsifikatorit i ka shpëtuar dhe nuk e ka parashikuar se një ditë do të zbulohet e vërteta mbi këtë fakt. Gjithashtu edhe akt-ekspertiza që Komuna Ksamil e përfaqësuar nga avokat Fredi Xhoshi, ka bërë pranë ekspertit kriminalist Ferit Lamaj vërteton se shkrimi në dokumentin e Akt-Zotnimit nuk është i nënpunësit të kohës të kadastrës Delvinë, Hiqmet Kasoruho.

Vërtetimi hipotekor dt.16.09.1926 i kadastrës së Delvinës, dalë nga Arkivi Qendror i Shtetit, me shkresen Nr.1905/1 prot. dt.29.04.2008, ku sipas vendimeve të gjykatës së Sarandës, provohet se pala paditëse ka blerë nga ish-pronari Hanëme Riza Çoçoli 6/96 pjesë të sipërfaqes së përgjithshme 31051 strem, nuk ka asgjë të përbashkët me Vendimin 1130 dt.14.10.2008 marrë nga Gjykata e Sarandës. Dokumenti nuk pasqyron asnjë provë, fakt apo transaksion që vërteton se pronari Hanëme Riza Çoçoli në cilësinë e shiteses t’i ketë shitur bleresit të Teqesë 6/96 pjesë të sipërfaqes së përgjithshme prej 31051 strem.

Dokumenti i vitit 1926, i dalë nga AQSH-ja është një përmbledhje me shkrim dore i personave që posedonin pyje dhe kullota në pjesë ideale ndaj të tërës në gadishullin e Ksamilit. Shkrimi dhe nënshkrimi është i nëpunësit të kadastrës Delvinë, Kasoruho. Dy ekspertë kriminalistë, Ilir Mandro dhe Ferit Lamaj kanë kryer akt-ekspertizë, duke e krahasuar përmbajtjen, paraqitjen grafike dhe lidhjen e shkronjave të shkrimit origjinal të nëpunësit të kadastrës Delvinë me shkrimin e imituar në dokumentin Akt- Zotnimi (Tapi) të përdorur prej falsifikatorëve, nga ku ka rezultuar se shkrimi i hedhur në dokumentin Akt-Zotnimi (Tapi) nuk është i nëpunësit të Kadastrës Delvinë të asaj kohe Kasoruho, pra është i falsifikuar.

Në Vendimin Nr.83.dt.04.04.2007, që është vendimi i dytë i marrë nga trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Petrit Aliaj kërkohet sqarimi dhe interpretimi i vendimit nr.687 dt.12.07.2006, duke e thelluar më shumë skandalin e njohjes, por edhe të përcaktimit të kufijve të të ashtuquajturës “pronë”, duke saktësuar në dispozitivin e vendimit se kufijtë e vërtetuar janë përcaktuar në aktin e ekspertimit Me vendimin Nr.1130 dt 12.01.2008, i treti radhazi i marrë nga trupi gjykues me kryetar gjyqtarin Petrit Aliaj, pala që pretendonte pronën, ishte e pakënaqur me shifrën 118.5 ha të marrë me vendimin Nr.188 dt.14.05.2008 të AKKP-Vlorë dhe u kërkua sipërfaqja prej 160 hektarësh.

Gjykata e Sarandës, vendosi sërish për vendimin Nr.188, duke shtuar të paktën edhe 17 ha tokë të tjera, edhe pse banorët e Ksamilit ishin shprehur kundër vendimit për njohjen dhe kthimin e kësaj prone, për të cilën tregojnë me prova shkencore dhe arkivore se është falsifikuar. Mashtrimi, ja gabimet e qëllimshme për të rrëmbyer pronën Gjykata e Sarandës, qëllimisht ka ngatërruar kufijtë e pronës si total 22000 strem me “kufijtë e pronës” objekt gjykimi

Gjykata e Apelit në Vlorë do të marrë sërish sot gjykimin e çështjes penale nr. 581, me tre të pandehur, Petraq Puleri, Besnik Dine dhe Eljana Pantazo, të akuzuar për kryerjen e vepres penale “Shpërdorim detyre”, lidhur me dhënien e trojeve në Ksamil. Trupin gjykues do ta drejtojë vetë kryetarja e Gjykatës, Alma Liçaj, pas dorëheqjes së dhënë nga gjyqtari Petrit Aliaj, emrin e të cilit mbajnë katër vendime për t’ia marrë rreth 137 ha sipërfaqe komunës së Ksamilit për llogari të personave që flasin në emër të Kryegjyshatës Bektashiane. Pika më e fortë e kundërshtuesve të katër vendimeve që i kanë kthyer rreth 137 hektarë një pronari të vetëm në Ksamil është falsifikimi i dokumenteve për të paraqitur pretendentët për pronën në zonën e lakmuar turistike, si trashëgimtarë, apo blerës së tokës së trashëguar.

Njëri prej dokumenteve është i ashtuquajturi “Akt-Zotnimi” i vitit 1926. Sipas certifikatës së trungut familjar të Selfo Çoçolit, trashëgimtarit të Riza Çoçolit, nga përbërja familjare rezulton se Selfo, përveç të tjerëve, ka në përbërje të trungut familjar vetëm një motër, Hanëmen, e cila paraqitet në cilësinë e palës shitëse në dokumentin “Akt-Zotnimi” (tapi), por që nuk rezulton të ketë një motër tjetër me emrin Zylejha, e cila gjithashtu paraqitet në cilësinë e shitësit në dokumentin që thuhet se është falsifikuar. Certifikata e trungut familjar dhe dokumenti origjinal i vitit 1926, ku jepet përmbledhje e listës së poseduesve në pjesë ideale ndaj të tërës ku sërish tregon se Riza Çoçoli ka vdekur dhe ka lënë të birin Selfo dhe të bijën Hanëme janë dy referenca të forta që rrëzojnë përmbajtjen e Akt-Zotnimit (tapi), ku falsifikatorit i ka shpëtuar dhe nuk e ka parashikuar se një ditë do të zbulohet e vërteta mbi këtë fakt.

Gjithashtu edhe akt-ekspertiza që Komuna Ksamil e përfaqësuar nga avokat Fredi Xhoshi, ka bërë pranë ekspertit kriminalist Ferit Lamaj vërteton se shkrimi në dokumentin e Akt-Zotnimit nuk është i nënpunësit të kohës të kadastrës Delvinë, Hiqmet Kasoruho. Vërtetimi hipotekor dt.16.09.1926 i kadastrës së Delvinës, dalë nga Arkivi Qendror i Shtetit, me shkresen Nr.1905/1 prot. dt.29.04.2008, ku sipas vendimeve të gjykatës së Sarandës, provohet se pala paditëse ka blerë nga ish-pronari Hanëme Riza Çoçoli 6/96 pjesë të sipërfaqes së përgjithshme 31051 strem, nuk ka asgjë të përbashkët me Vendimin 1130 dt.14.10.2008 marrë nga Gjykata e Sarandës.

Dokumenti nuk pasqyron asnjë provë, fakt apo transaksion që vërteton se pronari Hanëme Riza Çoçoli në cilësinë e shiteses t’i ketë shitur bleresit të Teqesë 6/96 pjesë të sipërfaqes së përgjithshme prej 31051 strem. Dokumenti i vitit 1926, i dalë nga AQSH-ja është një përmbledhje me shkrim dore i personave që posedonin pyje dhe kullota në pjesë ideale ndaj të tërës në gadishullin e Ksamilit. Shkrimi dhe nënshkrimi është i nëpunësit të kadastrës Delvinë, Kasoruho.

Dy ekspertë kriminalistë, Ilir Mandro dhe Ferit Lamaj kanë kryer akt-ekspertizë, duke e krahasuar përmbajtjen, paraqitjen grafike dhe lidhjen e shkronjave të shkrimit origjinal të nëpunësit të kadastrës Delvinë me shkrimin e imituar në dokumentin Akt- Zotnimi (Tapi) të përdorur prej falsifikatorëve, nga ku ka rezultuar se shkrimi i hedhur në dokumentin Akt-Zotnimi (Tapi) nuk është i nëpunësit të Kadastrës Delvinë të asaj kohe Kasoruho, pra është i falsifikuar.

Në Vendimin Nr.83.dt.04.04.2007, që është vendimi i dytë i marrë nga trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Petrit Aliaj kërkohet sqarimi dhe interpretimi i vendimit nr.687 dt.12.07.2006, duke e thelluar më shumë skandalin e njohjes, por edhe të përcaktimit të kufijve të të ashtuquajturës “pronë”, duke saktësuar në dispozitivin e vendimit se kufijtë e vërtetuar janë përcaktuar në aktin e ekspertimit Me vendimin Nr.1130 dt 12.01.2008, i treti radhazi i marrë nga trupi gjykues me kryetar gjyqtarin Petrit Aliaj, pala që pretendonte pronën, ishte e pakënaqur me shifrën 118.5 ha të marrë me vendimin Nr.188 dt.14.05.2008 të AKKP-Vlorë dhe u kërkua sipërfaqja prej 160 hektarësh. Gjykata e Sarandës, vendosi sërish për vendimin Nr.188, duke shtuar të paktën edhe 17 ha tokë të tjera, edhe pse banorët e Ksamilit ishin shprehur kundër vendimit për njohjen dhe kthimin e kësaj prone, për të cilën tregojnë me prova shkencore dhe arkivore se është falsifikuar.

Mashtrimi, ja gabimet e qëllimshme për të rrëmbyer pronën

Gjykata e Sarandës, qëllimisht ka ngatërruar kufijtë e pronës si total 22000 strem me “kufijtë e pronës” objekt gjykimi

Në provat shkresore të paraqitura nga pala paditëse Gjykatës së Sarandës përmendet Vërtetimi Hipotekor i kadastrës Delvinë dt.16.09.1926, por ku ka dy momente për mashtrimin e bërë. E para është prova shkresore, Vërtetimi hipotekor dt.16.09.1926 i kadastrës Delvinë, dalë nga AQSH Tiranë me shkresën nr.1905/1 prot. dt.29.04.2008, në të cilën rezulton e provuar se pala paditëse ka blerë nga ish-pronari zj.Hanëme Riza Çoçoli 6/96 pjesë të sipërfaqes së përgjithshme 31051 strem. Sipas kundërshtarëve të vendimit të gjykatës, është hequr emri i Zylejha Çoçolit (trashëgimtarja e Riza Çoçolit, e cila sipas Akt-Zotnimit është shitësja e Pronës të Teqeja së bashku me motrën e saj Hanëme.

Por meqë është zbuluar se i ndjeri Riza Çoçoli ka patur në të vërtetë një vajzë, Hanëmen dhe një djalë, Selfon, si trashëgimtarë, Zylejhaja ka dalë tepër. Vendimi nr.687, dt.12.07.2006 është pa objekt, pasi gjyqtari nuk mund të shpallë “vërtetim fakti juridik të ish-pronësisë mbi një sipërfaqe prej 137 ha”, kur maksimumi mund të shpallë vërtetim fakti juridik të një dokumenti që tregon pronësinë. Në arsyetimin e vendimit thuhet se: Vërtetimin e të drejtës …….mbi 6/96 pjesë kullotë të sipërfaqes kullosore prej 22000 strem ndodhur në vendin e quajtur Ksamil, Sarandë me kufizime…”. Fjala “Sinuer” ka kuptimin e vendndarjes, pra ka kuptimin e kufirit, por kurrsesi në konceptin që e përdor me dashje Gjykata e Sarandës “të një sipërfaqe të caktuar prej 22000 strem”.

Të gjitha “Vërtetim-Zotnimet” origjinale të dalë nga AQSH dhe që kanë të perbashket sipërfaqen 22000 strem, Ksamilin e përmendin si sinuer (kufitar) në anën jugore të kësaj prone, pra kjo pronë prej 22000 strem në rastin më të mirë nuk ka lidhje me Ksamilin, pasi Ksamili është kufiri jugor i kësaj prone. E thënë ndryshe, prona 22000 strem, ndodhet jashtë Ksamilit. Prona 22000 strem është totali dhe poseduesit e saj sipas Vërtetim Zotnimeve të dalë nga AQSH e zotërojnë në Pjesë Ideale ndaj të tërës që është 96 pjesë. Gjykata e Sarandës, qëllimisht ka ngatërruar kufijtë e pronës si total 22000 strem me “kufijtë e pronës” objekt gjykimi. Në rastin më të mirë duhej përcaktuar në terren kufiri i pronës 22000 strem, por kurrsesi të njihej me vendim gjykate planvendosja pretenduese e një prone që njihet në pjesë ideale ndaj të tërës.

Dorëhiqet gjyqtari Aliaj, dha 4 vendime për Ksamilin

Gjyqtari Petrit Aliaj, që ka dhënë katër vendimi për pronën e teqesë në Ksamil gjatë periudhës 2006-2009, dhe që tashmë është gjyqtar pranë Gjykës së Apelit në Vlorë ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i Petraq Pulerit, njërit prej tre ish-punonjësve të AKP-së Vlorë, që njohu pronën e kthyer në Ksamil. Në kërkesën drejtuar kryetares së Gjykatës së Apelit, Vlorë, Alma Liçaj, dy javë më parë, Aliaj thotë se: “Në gjykaten e Apelit Vlorë është duke u gjykuar çështja penale në ngarkim të të pandehurit Petraq Puleri e tjerë, ku unë jam anëtar i trupit gjykues.

Unë gjyqtari Petrit Aliaj ju sqaroj se në lidhje me këtë çështje penale jam shprehur me vendimin përfundimtar dhe konkretisht me vendimin civil me nr. 689, datë 12 . 07. 2006, ku ky vendim i ka shërbyer Kryegjyshatës Botërore. Duke qenë se në arsyetimin e vendimit jam shprehur në lidhje me provat shkresore që disponojnë palët ndërgjyqëse dhe në rastin konkret, krijoj bindje se për t’i prerë rrugën çdo lloj paragjykimi nga palët ndërgjyqëse ju kërkoj juve si titullar i gjykatës heqjen dorë nga ky gjykim…”- shkruhej në kërkesën e gjyqtarit Aliaj për dorëheqje.

Në përgjigje të kërkesës së tij, kryetarja e gjykatës thotë se: “Nga aktet e administruara, konstatohet se gjyqtari Petrit Aliaj ka gjykuar çështjen civile që i përket paditësit: Komiteti Bektashian, Gjyshata Bektashiane, Teqeja e Zallit, Gjirokaster; e paditur Drejtoria e Shërbimit Pyjor Sarandë; person i tretë: Komuna Ksamil; me objekt: “Vërtetim fakti juridik të ish-pronësisë”, për të cilën është shprehur me vendimin nr.689 datë 12.07.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, vendim ne te cilin gjyqtari eshte shprehur ne lidhje me provat shkresore qe disponojne palet ndergjyqese ne ceshtjen objekt gjykimi.

Në të tilla kushte, çmoj se gjyqtari Petrit Aliaj ka pengesë ligjore për pjesëmarrjen në gjykimin e kësaj çeshtjeje”-përgjigjet Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit, Vlorë, që do ta kryesojë vetë trupin gjykues në seancën e sotme, ku janë të pandehur Petraq Puleri, Besnik Dine dhe Eljana Pantazo, të akuzuar për kryerjen e vepres penale “shpërdorim detyre”

Advertisements
Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Një mendim mbi “Si u falsifikua prona në Ksamil, dorërhiqet gjyqtari

  1. Nuk e di si eshte e verteta per kete rast por si ky jane me dhjetra e qindra . Skema ne shumicen e rasteve eshte e ngjashme , por ndryshojne vetem emrat e protogonisteve. Ketu na qenka Petraq Puleri. por emrin e tij e gjen ne shume dokumenta te tjera te manipuluara thjesht qe dikush te perfitoje toka qe uk ka te drejte. Cikli i vjedhjes se organizuar te pronave fillon nga kryetaret e Komisionit te kthimit te pronave, dhe vashdon me drejtoret e AKKP, mbeshtur ne vertetime dhe vula noteresh, mund te vijoje me vendime gjykate dhe finalizohet ne ZRPP..Gjyqet do behen por ato veshtire se mund te zgjidhin problemet qe shtohen me ritem galopant. Zyra e antikorrupsionit do te bllokohej menjehere nga volumi i punes nese do te fillonte te analizonte gjyqtar[t e korruptuar qe shperdorojne te drejten e vendimmarrjes dhe shkelin ligjet. Per kete situate qe realisht shpreh gangsterizmin shteteror, zgjidhja eshte qe B. Boterore, FMN, USAID, Ambasadori i SHBA dhe ambasadorja e BE te mos mbyllin syte dhe veshet para regresit ku vazhdon te eci problemi i te drejtes se shtetasve per te gezuar pronen e tyre te trasheguar.Zgjidhjet jane te thjeshta por mungon vullneti politik. Mos diskutimi ose diskutimi i mjegulluar i ketij problemi themelor nga nderkombetaret, siç beri per disa vjet Stefan Fyle fhe Ettore Sequi nxit kriminalizimin e shtetit dhe te shoqerise shqiptare. Gezim Boçari.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s