Qeveria ligj të ri për pronat. Shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeve

Botuar në Sot News, 5 maj 2015

 Qeveria ligj të ri për pronat, shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeveQeveria shqiptare së shpejti do të sjellë për diskutim një ligj të ri për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave të shtetëzuara në mënyrë të padrejtë. Aktualisht janë disa institucione që janë në bisedime e sipër për të gjetur formulën e re të kthimit dhe kompensimit të pronave. Mes këtyre institucioneve është Ministria e Drejtësisë, Banka Botërore dhe grupe të tjera të interesit. Këtë fakt e bëri të ditur nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, Olti Rakulli në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, ku kërkoi shtyrjen më 6 muaj për shqyrtimin e mbi 8 mijë dosjeve me ligjin aktual. “Një vit më parë qeveria miratoi një plan veprim. Çështja e pronave është në zgjidhje përfundimtare, ku agjencia së bashku me ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave, ka kryer në vijimësi tryeza me diskutime të hapura për konsultimin dhe shqyrtimin e projektligjit të ri për pronat, që do të propozohet së shpejti”, tha Rakulli. Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tha se institucioni është në bisedime me disa palë të tjera. “Pas shqyrtimit të të gjitha alternativave dhe mundësive, në krahasim me situatën e plotë të gjendjes së skanuar ndër vite nga Agjencia ka hartuar një drafti të parë i projektligjit për procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës së shtetëzuar në mënyrë të padrejtë.  Ky projektligj është konsultuar edhe me ekspertë të Këshillit të Europës dhe Bankës Botërore, si dhe ekspertë të tjerë që janë thirrur për të asistuar në këtë proces. Aktualisht  ky projektligj është në fazën e marrjes së sugjerimeve nga ekspertë të huaj dhe shumë shpejtë do të kalojë në konsultim me  grupet e interesit”, tha nëndrejtori i Agjencisë për pronat.

8 mijë dosje në shqyrtim

Shtyhet me 6 muaj afati i dorëzimit të dosjeve për trajtimin e çështjeve të pronësisë. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimin në ligj i cili i jep të drejtën pronarëve që të dorëzojnë dosjet me dokumente pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave deri në dhjetor të 2015. Kjo ishte kërkesë e Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, që brenda afatit të parashikuar nuk ka marrë të gjitha kërkesat për kompensim financiar të pronave. “Në këto dy dispozita propozuar për ndryshim afati parashikuar nga data 30.4.2015 – 30.10.2015. “Afat ky i nevojshëm për realizimin e reformave të nisura”, tha nëndrejtori i Agjencisë për pronat. Ndërkaq, në komision u bë e ditur se në Agjencinë e Kthimit dhe të kompensimit të pronave janë plotë 8 mijë dosje që ende nuk janë marrë në shqyrtim për kompensim financiar.

Në 2017 përfundojnë dy by passe në Jug

Komisioni i Ekonomisë dhe të Financave gjithashtu diskutoi për financimin dhe ndërtimin e dy by-pass-eve në Jug të vendit. Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, tha se për avancimin e punimeve do të përzgjidhen dy konsulentë të huaj për By-pass-et. Manjani bëri të ditur se By-pass-i i Fierit do të përfundojë në vitin 2016, ndërsa ai i Vlorës përfundon në shtator 2017. Shuma që është kërkuar për ndërtimin e këtyre dy by-pass-eve është 83 milionë euro.  
Erneta Shevroja 

 

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Qeveria ligj të ri për pronat. Shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeve

  1. Keto deklarata te AKKP jane mashtrime qe jane perseritur disa here. Agjensia e KK Pronave ka vite qe nuk ka marre asnje vendim kthimi fizik. Kompensimi eshte mashtrim, qe mund ta besoje BE ose SHBA por besoj vetem perkohesisht. Ai qe arsyeton e kupton se me kompensimet maskohet dhe mbrohet shkelja e ligjit dhe shkelet Kushtetuta. Legjislacioni aktual eshte kontradiktor dhe bie ndesh me kushtetuten . Ky legjislacion nuk mund ta zgjidhi problemin edhe sikur korrupsioni ne AKKP dhe ne administrate te imagjinohet se me shkopin magjik do behet zerro . Projekligji qe thote Ministria e Drejtesise dhe AKKP perpiqet te rregulloje diçka por pa prekur dhe pa korrigjuar veprimet monstruoze 1991-2015. Prona gjeneron korrupsionin permanent , por pavaresisht se cfare deklaroi zonja Vlahutin ambasadore e BE z. Donald Lu ambasador i SHBA per korrupsionin dhe shtetin ligjor etj etj. ata nuk kane prekur faktin se nuk ka vullnet politik per zgjidhjen e problemit te pronave . Projektligjin qe kane bere shoqatat e pronareve ekspertet e Ministrise se Drejtesise dhe AKKP nuk kane marre mundinim ta lexojne dhe prandaj nuk eshte bere asnje konsultim me shoqaten e pronareve . Ata qe jane te interesuar per te fituar pronen e grabitur duhet ti drejtohen gjykates se ketushme dhe pas saj Strasburgut.

  2. Pse genjejne popullin?pronareve jua grabiti komunizmi pronat dhe asnje qeveri nuk ka vullnet per t’ja rikthyer se i duhet per genjyer ne fushata votimi,per te pasuruar injorantet e grabitesit qe drejtojne Komuna e Bashki etj…keto fakte jo vetem per familjen time ku jam lindur si dhe familjen ku kam rritur femijet emi Sa Turp pe Shqiperin dhe Shqipetaret .Sa do vazhdoj kjo loje e Turpeshme?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s