
Temat Kryesore
- Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tregon se situata me pasuritë e paluajtshme është ende një shqetësim që kërkon ndërhyrje
- Sipas tij, regjistrimi fillestar i pronave nga ekspertë të huaj u jep zgjidhje konflikteve
- Tregu informal, më i madh se ai formal
Problemet me regjistrimin e pronave në 25 vitet e fundit duket se nuk kanë gjetur zgjidhje funksionale, edhe pse për të vënë rregull në pasuritë e paluajtshme të shqiptarëve janë akorduar rreth 100 milionë dollarë. Artan Lame, drejtori i përgjithshëm i ALUZNI-t, në një intervistë të dhënë për revistën “Monitor” shprehet se, gjatë këtyre viteve, në administrimin e çështjeve të territorit ka vënë re raste mjaft të komplikuara me çështjet e pronave, shumicën e të cilave i kanë krijuar vetë zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
“Lëvizjet pa kriter të popullsisë, funksionimi i ligjit 7501 dhe elemente të tjera, e kanë bërë shumë të komplikuar gjendjen reale të pronësisë në vend”, tha Lame, i cili nuk është optimist as për zgjidhjen e situatës. Ai rekomandon të niset nga e para. “Duhet bërë një regjistrim fillestar i të gjitha pasurive të paluajtshme në vend nga ekspertë të huaj. Ka mjaft parregullsi dhe deformime me statusin e vërtetë të pronës. E bërë nga shqiptarët, kjo punë ka shkuar keq si shumë të tjera, shtoi ai, ndaj një kompani e huaj, larg ndikimeve vendase, do të ishte një zgjidhje e mirë për të kryer regjistrimin fillestar në të gjithë territorin”, këshilloi Lame.
Po të ketë plane rregulluese në të gjithë vendin dhe për më tepër të zbatohen me rigorozitet, toka bujqësore nuk do të shitej për truall dhe çmimi i tokës do të ishte sipas funksionit të përdorimit që vë shteti dhe jo sipas dëshirës të të zotit. Toka nuk është aset final i askujt, tha Lame, duke kujtuar se, në të gjithë botën, përdorimi i saj sanksionohet me rregulla dhe ligje. Nuk ka Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tregon se situata me pasuritë e paluajtshme është ende një shqetësim që kërkon ndërhyrje. Sipas tij, regjistrimi fillestar i pronave nga ekspertë të huaj u jep zgjidhje konflikteve. Tregu informal, më i madh se ai formal Regjistrimi për pronat të bëhet nga të huajt vend në botë që të lejon të përdorësh tokën sipas dëshirës, ndaj ai këshillon institucionet që të nisin kushtëzimin e përdorimit të tokës sipas destinacionit.
Mirëpo të gjitha ndërhyrjet që kanë për qëllim rehabilitimin e çështjeve të pronësisë duhet të bëhen gradualisht, pasi çdo rregullim me “forcë” mund të shkaktojë kosto të forta sociale se sa përfitime, thotë Lame. Sipas tij, tregu informal i pronave është më i madh se tregu formal. Edhe pse i pambikëqyrur, ky treg ka krijuar një sistem vetërregullimi dhe transaksionesh aktive, ndaj çdo ndërhyrje rregulluese e shpejtë do të krijonte kaos më shumë se zgjidhje. Kreu i legalizimeve shpjegon se, çështja e pronësisë do të kalojë në një vetërregullim gradual me ndërhyrje të kujdesshme të shtetit dhe do të duhet shumë kohë që prona të funksionojë mbi baza ligjore. Zgjidhja nëpërmjet kësaj forme do të kërkonte vite, por nuk ka një mënyrë tjetër me të shpejtë, – përfundon Lame.
Kompensimi
Ndryshon formula për kompensimin e ish-pronarëve. Pronarët do të kompensohen me vlerën e tregut në momentin që është marrë vendimi për kompensim dhe jo me vlerën e tregut në momentin që kryhet pagesa, siç ishte në ligjin ekzistues. Njohja e së drejtës së pronës dhe kthimi i saj do të kryhen mbi bazën e ligjit të ri, që është botuar këtë javë në Fletoren Zyrtare, ku janë përcaktuar gjashtë kategoritë që përfitojnë kthimin e pronës, si dhe kategoritë të cilave nuk mund t’u kthehet prona. Në ligjin e ri është përcaktuar mënyra e vlerësimit të pronës, formula për kompensim si dhe sipërfaqet për kthimin e pronës. Sipas ligjit të ri, për pronat e përcaktuara në këtë ligj, për të cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronësuara me një ose më shumë nga format e mëposhtme: me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit; me pasuri të paluajtshme publike në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit;me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit; me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme; me vlerën e objekteve të cilat janë objekt i privatizimit, si dhe me të holla. Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon në datën 30.4.2015, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit.
Barra hipotekore
Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 488 “Për përcaktimin e çmimit të shitjes të parcelës ndërtimore, për objektet pa leje me funksion banimi dhe të përzier, të subjekteve që përfitojnë ulje të pagesës si dhe të mënyrës e afateve të pagesës” të ndryshuar; nëse poseduesi i ndërtimit pa leje nuk e shlyen plotësisht detyrimin financiar për parcelën ndërtimore brenda 6 muajve nga data e njoftimit, do të zbatohen përcaktimet e pikës 2/1 të nenit 30 të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006, pra prona në ZVRPP do të regjistrohet me barrë hipotekore, duke bërë kufizim të pronës. Por, ndërkohë VKM-ja e miratuar në datën, 1 prill 2015 ka përcaktuar se në rast mosplotësimi, nga subjekti posedues i ndërtimit informal, të dokumentacionit që duhet të dorëzohet prej tij, brenda 6 muajsh nga njoftimi zyrtar i ALUIZNI-t, ky i fundit informon Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të vepruar, sipas legjislacionit përkatës.
PAK KOHE ME PARE TAP,ZBULOJE ME QINDRA PRONA TE RREGJSTRUARA NE EMRA PRONARESH QE NUK E DININ QE ISHIN PRONARE (pronare sekret politikane ) qe vene emra te tjere , emra qensh etj , VJEDHJE QE PROKURORIA DUHET TE KISHTE NISUR CESHTJEN PENALE KRYESISHT ME URGJENCE !!???????
GJeja me e drejte dhe me ideale , keshtu zbulohen te gjitha vjedhjet dhe fallsifikimet qe jane bere .Ado ta bjne valle ,apo eshte per prag zgjedhje FUSHATE !!!!!!!!???????