Zbardhet projektligji i turizmit, brenda 18 muajve, hotelet me yje
Nga Zamir Alushi
Tokat e zonave turistike mund t’u jepen investitorëve me 1 euro qira për 99 vjet. Në projektligjin “Për turizmin” parashikohet që t’u jepet lehtësi kompanive që qeveria do t’u japë status “të veçantë”. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit apo të njësive të qeverisjes vendore, që ndodhen brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, brenda dy muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në administrim të Ministrisë së Ekonomisë. Parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e hoteleve dhe objekteve të tjera turistike. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet. Ligji parashikon edhe lehtësi të tjera, si transferimi i pronësisë te të tretët, i strukturave të veçanta akomoduese, që mund të bëhet me miratimin e ministrit. Për investimet me statusin “Investime strategjike të veçanta” në turizëm është parashikuar edhe transferimi i së drejtës së pronësisë të pasurive të paluajtshme shtetërore tek investitori privat, nga ana e Këshillit të Ministrave. Kur vlerësohet nga qeveria, marrëveshja për realizimin e investimit strategjik miratohet me ligj të posaçëm në Kuvend. Gjithashtu, parashikohet që të vihet në dispozicion hapësira e plazhit, port turistik apo pontil i përhershëm. Ndërkaq, njësive vendore u vendoset si kusht marrja e pëlqimit paraprak të ministrit të Ekonomisë, për çdo ndërtim akomodues jashtë zonave turistike. Risi në këtë projektligj është krijimi i sistemit kombëtar të klasifikimit sipas kategorive përkatëse të strukturave akomoduese. Klasifikimi është kusht detyrues për ushtrimin e veprimtarisë akomoduese. Urdhëron që brenda 18 muajve të vendosen “yjet”. Pas miratimit të ligjit, hotelet nuk do të reklamojnë më nivele klasifikimi sipas dëshirës së tyre, pa përmbushur standardet. Çdo strukturë akomoduese do të riklasifikohet një herë në katër vjet. I gjithë procesi i klasifikimit do të udhëhiqet nga Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike, ngritja e të cilit parashikohet në këtë ligj. Organet përgjegjëse në fushën e turizmit do të jenë: ministria, Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit, Agjencia Kombëtare e Turizmit, degët territoriale të turizmit, Inspektorati i Turizmit, njësitë vendore, Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike. Dega territoriale krijohet si një strukturë administrative e ministrisë, ndërsa Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit do të funksionojë pranë çdo prefekture. Siç shihet, po shtohen katër institucione që do të merren me turizëm. Nga drafti kuptohet se qeveria ka në plan kalimin me shpejtësi të trojeve turistike tek investuesit me status “të veçantë”. Sipas ligjit, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme urdhërohet të kryejë regjistrim të veçantë për të gjitha pasuritë që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, për të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar. Regjistrimi i veçantë, kryhet brenda tre muajve nga miratimi i zonës turistike. Ndërkaq, lejet e ndërtimit për struktura akomoduese jashtë zonave turistike, në rastet kur jepen nga bashkitë, duhet të marrin pëlqimin paraprak të ministrisë. Mënyra e kalimit të trojeve shtetërore tek investitorët është e njëjtë me atë që kanë përdorur më parë qeveritë socialiste dhe demokrate. Fillimisht jepet një status, më pas i kalohet pronësia ose i jepet toka me qiranë e famshme me vlerë 1 euro, që mban autorësinë e ish-kryeministrit Berisha. Nga kjo politikë trashëguam “fshatrat” turistike, që po hipotekohen aktualisht në favor të atyre që blenë apartamente apo vila buzë detit.
Klasifikimi
Çdo hotel do të ketë shenjat dalluese, sipas përcaktimit të mëposhtëm:
- “Bujtinë” standard
- “Fjetinë” standard, komfort
- “Kamping” standard
- “Hotel” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje
- “Motel” standard, komfort, superior
- “Resort” tre yje, katër yje, pesë yje
- “Qendër kurative” dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje
- “Fjetje dhe mëngjes” (B&B) standard, komfort, superior
Po del edhe nje ligj tjeter antikushtetues e antidemokratik me te njejtat synime e qellimesi ato dhjetra ligje e Vendime qe arbitrarisht tentojne te ligjerojne mos zbatimin e kushtetutes e te konventave nderkombetare per te drejten e prones. Keto ligje ligjerojne mosnjohjen e moskthimin e prones dhe grabitjen e saj nga Shteti nepermjet Shtetareve te tij projektues dhe realizues te korrupsionit ne Shqiperi. Shtetaret do te japin me 1 Euro tokat e trojet, pronat e trasheguara qe ende nuk i a ka kethyer pronareve per aresye e pengesa te qellimsheme, te stisura e absurde. Keto prona, Shteti i konsideron padrejtesisht si prona te tij, por shteti si cdo subjekt tjeter per cdo prone duhet te kete tapit e vjetera, pra duhet ta vertetoje pronen e tij, si cdo sublekt tjeter qe pretendon nje prone. Kjo qe po ndodh ne Shqiperi ka vetem nje emer- KORRUPSION. Si mundet qe qeveria te shperndaje troje e toka me 1 Euro, per me teper ne zona turistike qe cmimi i tregut eshte 200-300 Euro / m2 . Kjo ishte strategjia e Sali Berishes, por Korrupsioni nuk paska ngjyre. E bejne Korrupsionin rehat- rehat, ndersa populli kerkon azil neper Europe.
Ky projektligj eshte vjedhje qe pushtetaret e maskojne ne emer te ligjit . Mesa kuptohet nga ky shkrim, me firmen e ministrit te turizmit toka e nje subjekti te shpronesuar, qe Shteti nuk ja kthen te zotit, do ti jetet nje personi te trete. Ku e ka te drejten e pronesise kjo ministri per token, qe ta japi me qira. Te gjitha ata te huaj qe vijne gjoja per zhvillim te turizmit kane ngjyren e parase dhe vijne per te vjedhur. Keto histori te perserituar edhe me pare perseri do te deshtojne. kane ndryshuar emrat per te zhvilluar vjedhjen. Ky duket njelloj me “Personin e stimuluar” te ligjit 7665 te vitit 1995 qe u hartua nen kujdesin e BERZH dhe Bankes Boterore per te pervetesuar tokat turistike . Keto dy institucione ndonse me emer te madhe e kane faqen te nxire, dhe kete e tregojne faktet qe jane bere publike, Deputetet e ndershem qe nuk jane kukulla te agjensive antishqiptare duhet ta refuzojne miratimin e kesaj menyre te vjedhjes se bregdetit shqiptar dhe po ashtu Presidenti i Republikes z. Bular Nishani duhet ta ktheje kete duke theksuar dhe argumentuar se bie ndesh me nenin 41 dhe 181 te Kushtetutes. Te drejten per ta dhene token me qira e ka vetem pronari. Shteti nuk ka qene dhe nuk eshte pronar i tokave qe jane konfiskuar nga regjimi komunist. Minstre e turizmit dhe ata deputete qe kane propozuar kete draft do benin me mire ta terhiqnin ate dhe te propozonin nje draft qe perputhet me nenin 181 te kushtetutes. Nesa jane te interesuar per demokraci dhe zhvillim Shoqata e pronareve e ka te pergatitur kete draft.
Ah, mor Gëzim Boçari, akoma Ti me deputetët e ″ndershëm″???!!! Po ku ka Parlamenti Shqiptar një deputet të ndershëm???!!! Se, me çfarë na kanë punuar e na punojnë ne pronarëve, që sipas këshillës të dinakut dhe intrigantit Ramiz Alia, jo vetëm Ti por të gjithë ne pronarëve autoktonë na shkoi jeta gjykatave, më saktë pas gjyqtarëve, prokurorëve dhe avukatëve mafiozë shqiptarë duke lënë tek këta palaço gjithë leshin e kokës, dhe se Parlamenti po të kishte një deputet të ″tillë″ Ilir ″Floririt″ ose ″Kryetarëve të partive″, klaneve të tyre, (më fal për ″vulgaritetin″ pasi këta meritojnë shumë e më shumë, do i thoshte: ″Të dhjefsha në mes të mandatit se nuk jam si jeni ju kriminela dhe hajdutë, pasi unë ″kam nder dhe cipë në faqe″! Pa më thuaj i nderuari Gëzim Boçari që dikur në Tiranë jemi takuar kur një shoqatë diskutonte pikërisht për problemin e pronës, vallë deri më sot një veprim të tillë e ka bërë ndonjë deputet(?!) dhe as mos prit dhe pikërisht kjo tregon se që të gjithë janë mafioza dhe hajdutë! Megjithatë e drejta mbi poshtërsinë patjetër që një ditë do fitojë, pavarësisht se Ilir ″Floriri″ në dreka e darka si ato në Gjyrin e Lazëlit, por kësaj here në një darkë në Fier i drejtohet Amando Subashit duke i thënë: sa të ngordhin këta rokolët himariotë se pastaj gjithë Bregdeti i Jonit do jetë i joni, pasi edhe paratë i kemi, ashtu si kemi gati edhe projektet, me ligje, vila, hotele e fshatëra turistikë. Dhe kjo tregon hapur se bijtë dhe nipërit e diktaturës dolën më qen Tërbaçi dhe nga vetë ish diktatorët! Mos u mërzit i nderuar Boçari, se më në fund fitorja do jetë e jona, dhe se ata do vijë dita që do kërkojnë ″vrimë″ ku të futen, se dhe nënat e tyre mund edhe t’ju kenë vdekur që të gjejnë ″vrimë″ ku të futen. Përsëri më fal dhe faleminderit pasi urrejtja ndaj këtyre bastardhëve ka arritur atje ku nuk mbahet më!
Dakort Z. “E Verteta”, por pronat nuk merren dot kur nuk ke guximin ta kerkosh pronen me EMERIN TEND, por e kerkon me Pseudonime, kur nuk je i zoti te protestosh e ta imponosh Shtetin Shqipetar, qe te beje Ligje ne zbatim te kushtetutes, ligje qe tja ktheje pronen te zotit e jo tja u marre e ta jape me qera per 99 vjet me 1 Euro. Ju tregoheni optimist se pronat do ti marrim nje dite, por, nese Qeverria i jep me qera, pas 99 vjetesh nuk do te jene gjalle as femijet qe do lindin ne vitin 2050. Pronat nuk merren dot duke u vrare me njeri tjeterin, apo duke u fshehur, por duke protestuar fuqishem, sic reagoi populli per demontimin e armeve kimike..