Legalizimet dhe privatizimi i objekteve shtetërore, qeveria me ligj shtyn deri në 2017 afatin e bonove të privatizimit

Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në fund të vitit 2016 afatin e bonove dhe lekëve të privatizimit të cilat përdoren prej disa vitesh në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, në llogaritjen e formulës së privatizimit për punonjësit në shoqëritë aksionare dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Qeveria ka dërguar tashmë në Kuvend projektligjin që shtyn me 1.5 vite afatin e bonove, ndërsa brenda pak ditësh pritet nisja e shqyrtimit në komisionet përkatëse.

“Në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr.1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”, fjalia e fundit, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë: “Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2016”, thuhet në projektligjin e ri. Kjo masë e qeverisë pritet që t’i  shërbejë lehtësirave që u janë krijuar ish-pronarëve të truallit në procesin e privatizimit të pronës shtetërore, të cilët gëzojnë të drejtën e parablerjes në këtë proces si dhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, nëpërmjet ALUIZNI-t.
Relacioni 
Në relacionin e këtij projektligji thuhet se meqenëse në procesin e privatizimit të pronës shtetërore vazhdon të mos jenë përfshirë akoma një numër i konsiderueshëm objektesh, kryesisht në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave apo dhe të organeve të pushtetit vendor, etj., si dhe duke gjykuar se shumë prej këtyre objekteve shtrihen në pronat e ish-pronarëve, të njohura apo kthyera me vendime të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duhet të vazhdojnë lehtësirat për ish-pronarët duke likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve, në rast parablerjeje, me bono privatizimi (lekë privatizimi).
“Llogaritja e aksioneve për punonjësit në shoqëritë aksionare ku ata përfitojnë aksione, në këmbim të bonove të privatizimit, e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit (lekë privatizimi). Gjykojmë, gjithashtu, se përdorimi i bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, nëpërmjet ALUIZNI-t, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash. Gjykojmë, gjithashtu, se edhe ky proces e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit”, thuhet në relacion. Pas miratimit në komisionet përkatëse e më pas në Parlament, me ndjekjen dhe  zbatimin e këtij projektligji do të merren Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Zhvillimit Urban.
Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s