Koment
Dekriminalizimi duhet te filloje nga shteti i cili duke mos zbatuar Kushtetuten e ka futur jo vetem konfliktin por dhe krimin brenda familjes. Gazeta Shqiptare e datës 9.03.2015 njofton se kushëriri qëllon me thikë kushëririn për shkak të konfliktit për tokën. I aksidentuari përfundoi me vdekje. Kjo vdekje i shtohet konflikteve dhe vdekjeve që ka shkaktuar anarkia e pronës prej kohës së ndryshimit të sistemit në vitin 1991 e deri më sot. Pse ky numër, që kalon disa mijëra dhe është një bilanc lufte, nuk shqeteson institucionet?
Gazeta Shqiptare, 9 Mars 2015
VLORE – Një konflikt i hershëm për tokën i ka kushtuar shtrenjtë një 50-vjeçari nga Selenica e Vlorës, i cili është qëlluar për vdekje me thikë nga kushëriri i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje, rreth orës 09:00, në këtë fshat. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, bënë me dije se viktima Ferdinand Mitro, gjatë një konfrontimi fizik me djalin e xhaxhait të tij, Spiro Mitro, ka gjetur vdekjen pas një goditjeje me thikë. Të njëjtat burime deklaruan se dy kushërinjtë, fqinjë me njëri-tjetrin, prej kohësh kishin konflikt për një copë tokë. Mësohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me sharje dhe fyerje, dy kushërinjtë janë përleshur mes tyre. Sipas bluve, dyshohet se 45-vjeçari në sherr e sipër ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur 50-vjeçarin, duke e plagosur atë rëndë. Ndo-nëse Ferdinand Mitro u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, nuk mundi t’u shpëtonte dot plagëve të marra, të cilat i kishin prekur organet jetësore. Ndërkohë, sapo është njoftuar për krimin, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Gjatë dëshmisë së tij në polici, Spiro Mitro pohoi autorësinë e krimit. Ndër-kohë, ai ka deklaruar para oficerëve të policisë së nuk ka dashur kurrsesi ta vrasë kushëririn e tij, por vetëm ta trembë. Sakaq, forcat e Rendit, pasi kanë mbledhur dëshmitë e banorëve të zonës të cilët rezultuan dëshmitarë të krimit, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.