Sot News, 11 mars 2015

Kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën e “Don Bosko” të kryeqytetit për të shpërndarë leje legalizimi.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama thekson se shumë familje janë prej 20 vitesh peng të një copë letre, duke e quajtur këtë një ditë të shënuar. Ndërsa, akuzon opozitën se gënjyen për vite për legalizimet.
“600 leje janë gati për hipotekim. 1520 familje përfitojnë leje legalizimi. Shumë familje, peng të një cope letër. Ditë e shënuar, shumë familje e presin prej 20 vitesh. Opozitarët gënjyen për vite për legalizimet. Ata akuzuan se unë nuk doja të jepja lejet”, shprehet Rama.