Pronat/ Zbardhet formula, si do bëhet kompesimi për ish-pronarët, dokumentat që duhen dorëzuar

 dosja e pronaveNë rastin kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posacme secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

Agjenisa për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ka zbardhur mënyrën se si do bëhet kompesimi i ish-pronarëve. “Në mbështetje dhe në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.869, datë 10.12.2014 dhe VKM Nr.134, datë 12.02.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga  ndërtimet informale”.  Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 05.03.2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat.

Me këtë rast AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.869,datë 10.12.2014 dhe VKM Nr.134, datë 12.02.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t. AKKP ka ngritur grupin e punës i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara.Të gjithë subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 – 12:00. Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr.869, datë 10.12.2014 dhe VKM Nr.134, datë 12.02.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani. Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë“, – përcakton AKKP

Dokumentat

-Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave;

Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues,sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur);

Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme;

Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës;

Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

Çertifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit;

Mandat pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi,nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

 

KËRKESË PËR KOMPENSIM NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËTIMET INFORMALE
Titulli Kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale (ALUIZNI)
 

 

 

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm

a) Kërkesa për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip (linku me formularin);
b) Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie;
c) Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
Prokura duhet të jetë sipas modelit të më poshtëm:
“Përfaqësuesit tonë i japim tager dhe kompetencë të plotë që të veprojë në emer dhe për llogarinë tonë:
Të paraqesi kërkesën dhe dokumentacionin përkatës pranë AKKP, Tiranë për ndjekjen e procedurës së kompensimit në zbatim të VKM-së përkatëse si dhe të drejtën për të tërhequr vlerën financiare të kompensimit, pranë AKKP, Tiranë”.   

ç) Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;
d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dhe çertifikatën familjare të kërkuesit;
dh) Mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

* Në rastin kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posacme secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

 

 

 

 

Procedura për ofrimin e shërbimit

AKKP-ja, në zbatim të VKM nr. 383/2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” i ndryshuar, procedon si mëposhtë:
► njofton publikisht në media dhe/ose nëpërmjet faqes zyrtare, listën e personave që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave, për periudhën përkatëse;
► procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së njoftimit publik;
► Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë paraqet pranë AKKP-së gjithë dokumentacionin e lartpërmendur.
►me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së ngrihet grupi i punes për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës;

►grupi i punës, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura;

►Drejtori i Përgjithshem i AKKP-së, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës:
a) nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi;
b) urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen;
c)  njofton kërkuesin që nuk përfshihet në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Afati Sipas afatit të përcaktuar në VKM
Kosto 2,000 lekë
Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s