NJE LETER PER AMBASADEN GJERMANE NE TIRANE

Gazeta Dielli, 11 mars 2015

SHOQATA “ KRAHINA JONË“/

(DUKAT, TRAGJAS, RADHIMË)/
KRYESIA/

Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë z. Hellmut Hoffmann,

Me lutjen për ta transmetuar Kancelares znj. Angela Merkel

Lënda: kërkohet ndihma e Kancelares së Gjermanisë znj. Angela Merkel, që respektimi i të drejtës së pronës të kërkohet si detyrim i shtetit. Në këtë mënyrë populli shqiptar do të shpëtojë nga korrupsioni pushtetar me pronat tona dhe do të futet në rrugën e demokracisë nëpërmjet ligjit, duke zhvilluar shtetin ligjor, duke zbatuar të drejtën e pronës konform detyrimeve kushtetuese, duke zbatuar vendimet e GJEDNJ. Deri sot oligarkia politike po abuzon me fondet ndërkombëtare duke maskuar një sistem klanor kleptokratik.

Tiranë me 9.02.2015

I nderuar zoti Ambasador,

Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Krahina Jonë Dukat Tragjas Radhimë”, shprehim mirënjohje për politikën e Gjermanisë lidhur me dhënien e statusit kandidat në BE për Shqipërinë dhe për mbështetjen në mbrojtje të parimeve demokratike, duke e kritikuar Qeverinë për luftën e pamjaftushme kundër korrupsionit.

Në letrën tonë të datës 26.11.2014, kemi kërkuar mundësinë e një takimi me ju zoti Ambasador, për të prezantuar në mënyrë të plotë shkeljen e të drejtës tonë për të gëzuar pronën e trashëguar. Duke vlerësuar po ju përcjellim thlbin e shqetësimit tonë, me lutjen që këto t’ja transmetoni zonjës Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Busti i diktatorit komunist Enver Hoxha, u rrëzua në 1991, por sistemi nuk ka hyrë në rrugën e zhvillimeve demokratike ashtu siç ka ndodhur në Gjermani dhe në vendet e tjera të ish kampit socialist që ndryshuan sistemin. Nëse sistemi i diktaturës i nacionalizoi pronat private dhe i vuri ato në shërbim të komunitetit, pas vitit 1991 me shpalljen e pluralizmit politik, problemi i pronës është futur në rrugën më të gabuar të mundëshme. Politikanët e të dy krahëve prej vitit 1991 e deri sot vazhdojnë të sillen si pronarë të pronave që ka sekuestruar diktatura, duke përvetësuar për vete dhe për klanet e tyre mbështetëse, pronat e zonave turistike, duke shkelur brutalisht të drejtën e shtetasve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar të përcaktuar qartë në Dispozitat Kryesore Kushtetuese të vitit 1991, e drejtë themelore që është theksuar edhe më qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (Nenet 4/3, 122/2, 41, 44, 181), në Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut, si dhe të Neni 17 i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut.

Korrupsioni me pronat është shumë më i theksuar në zonat turistike bregdetare. Kjo është deklaruar nga analizat zyrtare të AKKP por edhe në Raportin e Komisionerit Nils Muižnieks që vizitoi Shqipërinë nga 23 deri më 27 shtator 2013. Me dhjetra shkrime në gazetën Telegraf dhe në gazetat e tjera kanë evidentuar se tokat në zonat turistike, me manovrime të ndryshme i kanë përvetësuar politikanët dhe pushtetarët.

Lidhur me anarkinë e titujve të pronësisë deputetë të të dy krahëve përfshi dhe vetë Kryeministrin z. Edi Rama, kanë deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë se për shkak të anarkisë së titujve të pronësisë në Shqipëri, pas vitit 1991, janë vrarë mbi 8000 njerëz dhe janë me mijëra familje të ngujuara. Bilanc lufte e ka quajtur këtë ish kryeministri Pandeli Majko dhe deputeti i të gjitha legjislaturave z. Namik Dokle etj. Në 2013, edhe ish Kryeministri Sali Berisha pas 23 vjet politike antipronar, e ka pranuar publikisht gabimin me pronarët. Por këto deklarime kanë shërbyer vetëm për luftë politike dhe demagogji elektorale. Shkelja e të drejtës së pronës, korrupsioni me pronat dhe mos zbatimi i Kushtetutës vazhdon dhe kjo situatë kriminale zhvillohet duke përdorur fondet e Komunitetit Europian dhe duke bërë veshin e shurdhët ndaj ankesave tona të përsëritura.

Ju lutemi të rivlerësoni relacionet e komisionerëve të BE, ku problemi i anarkisë së pronës përmendet formalisht por paraqitet mjaft i zbehtë dhe në kuadrin e korrupsionit. Realiteti i Shqipërisë është shumë më i rëndë nga sa paraqitet në raportet që ju paraqiten.
Raportet e komisionerit europian për zgjerim z. Štefan Füle, formalisht e përmendin problemin e pronës, por në thelb veprimtaria e tij në Shqipëri u materjalizua si biznes. Për hapjen e negociatave Qeverisë në vitin 2008 ju kërkua të pranojë privatizimin në favor të kompanisë çeke CHEZ, të Operatorit të Sistemit të Shperndarjes të energjisë elektrike. Kjo kontratë që u nënshkrua në vitin 2009, u mbyll në vitin 2013 dhe i kushtoi disa milion euro buxhetit të Shtetit Shqiptar. Qeveria shqiptare përsëri ishte e detyruar t’a pranonte këtë kusht që ju vendos për të fituar rekomandimin se Shqipëria ka bërë përparime dhe meriton të pranohet vend kandidat për në BE. Në 2013 Stefan Fyle, Ettore Sequi dhe disa ambasadorë konkluduan se: Shqipëria ka bërë progres dhe i ka plotësuar kushtet për të marrë statusin. Shkelja e të drejtës së pronës u minimizua. Ju përmendim vetëm letrën dërguar z. Štefan Füle dhe 54 institucioneve të tjera nga shoqatat e pronarëve në Mars 2012. Shih këtë letër dhe të tjera në shqip dhe anglisht në sitin https://defendingproperty.files.wordpress.com/2013/03/20130325letterfule.pdf së bashku me projektligjin që vazhdimisht kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ne ankohemi për faktin se shkelja e të drejtës së shtetasve për të gëzuar pronën e trashëguar nga ka ky komisioner është nënvlerësuar duke e kaluar atë në mënyrë të mjegulluar. Për shkak të këtij qendrimi të ndërkombëtarëve shteti shqiptar që u shpall demokratik në 1991, mbeti shtet i dobët, që falimentoi në 1997, dhe sot vazhdon të jetë fragil dhe pa themelet apo parimet e një shteti demokratik. Situata korruptive me pronat është zhgënjyese në raport me shumën madhe të fondeve që janë dhënë pas vitit 1991 për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri.

Në mesazhin e tij të fundit me datën datën 11. Janar 2015, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi se: “ Shqipëria është në rrugën e duhur drejt një procesi të suksesshëm të reformave evropiane. Të tri sfidat kryesore të shtrira përpara janë; forcimi i sundimit të ligjit në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve; ndryshimin e kulturës politike në mënyrë që të arrihet një klime të besimit, e dialogut dhe bashkëpunimit; fuqizimin e shoqërisë civile në procesin demokratik në përgjithësi dhe në procesin e integrimit europian në veçanti” Ne jemi të shqetësuar dhe kërkojmë solidarizimin dhe ndihmën tuaj sepse nuk duam që të përsëritet “coppy paste” i njëjti qëndrim me të drejtën tonë për pronat e trashëguara. Shkelja e organizuar dhe konstante e të drejtave tona për pronën e trashëguar është problemi më shqetësues për popullin shqiptar prej nga buron korupsioni pushtetar. Të tre problemet që ka raportuar zoti Fleckenstein, qëndrojnë por ato nuk mund të zgjidhen pa filluar me pronën, duke vendosur si parakusht dhe pikë të vaçantë problemin e pronës. Zgjidhja e drejtë bëhet nëse nba BE kërkohet zgjidhja e pronës si detyrim të shtetit. Shteti disponon në arkivën e Shttiet dhe në zyrat e kadastrave të gjitha dokumentat e shtetëzimeve që ka bërë sistemi komunist. Këto prona në zonat turistike duhet të kthehen fizikisht ndërsa kompensimi duhet të jetë vetëm për pronat që deri në vititn 1991 janë tjetërsuar për ndërtime banimi dhe për pronat që vazhdojnë të përdoren për vevoja publike. Klasa politike shqiptare, pavarësisht nga deklaratat zyrtare ka interesa financiare që pronat e përfituara padrejtësisht në zonat turistike të mos ti kthehen pronarëve dhe abuzon me termat kompensim dhe legalizim. Kjo është politika e platformës së Katovicës, që mund të marri fund nëse znj. Merkel do të mbajë qëndrimin e duhur në strukturat e BE.

Ne kemi besim në integritetin e znj. Merkel që ashtu siç drejtoi zhvillimet demoratike në Gjermani, të ndikojë dhe në Shqipëri që në zbatim të parimit moral secili në pronën e tij dhe në zbatim të nenit 181 të Kushtetutës, të çrrënjoset komunizmi, të reduktohet korrupsioni vertikal dhe të mbyllet kalvari prej 59 vjetësh 1945-2014 për pronarët e ligjshëm, drejtuesit e politikës largohen prej politikës kleptokratike të rekomanduar prej Ramiz Alisë sipas platformës së Katovicës, prona dhe toka shqiptare i kthehet të zotit. Kështu, Shqipëria futet në rrugën e harmonisë sociale dhe të demokracisë sipas modelit euroatlantik. Kështu fillon të materializohet bekimi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut që vizitoi Shqipërinë.

Me zgjidhjen e drejtë të problemit të pronës, populli shqiptar do të shpëtojë nga sistemi klanor kleptokratik që në Shqipëri ka zëvendësuar sistemin komunist. Kjo është ndihma më efektive që znj. Merkel dhe BE i janin popullit shqiptar, duke evituar që jetë të tjera njerëzore të shuhen për shkak të konflikteve me pronën, duke mbyllur vjedhjet postkomuniste që vazhdojnë të bëhet duke abuzuar në emër të ligjit me financimet e B.Botërore, FMN, OSBE dhe donacionet e huaja.

Ju shprehim respekt dhe besim në impenjimin tuaj dhe jemi të gatshëm për çdo sqarim
PËR KRYESINË E SHOQATËS “KRAHINA JONË“
DUKAT, TRAGJAS, RADHIMË

KRYETARI
AV. AXHEM YMERI
Person kontakti
Sekretar i Shoqatës.
Prof. Dr. Beqir Kuteli
Rruga Ali Baushi, lagja 10, pall 5, shk 2, ap16
Tel 0695217167.
Email: bkuteli@live.com

SHOQATA “ KRAHINA JONË“(DUKAT, TRAGJAS, RADHIMË)
KRYESIA
Rruga Ali Baushi, lagja 10, pall 5, shk 2, ap16/
Ambasada e R.F. Germanisë
Rruga Skënderbej, Nr. 8
1000 – Tiranë, Shqipëri
E-mail: info[at]tira.diplo.de/

– See more at: http://gazetadielli.com/nje-leter-per-ambasaden-gjermane-ne-tirane/#comment-26107

 

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s