ZERI I KRAHINES “DUKAT-TRAGJAS E RADHIME”: GANGRENA 24 VJECARE ME PRONAT

Botuar në Gazetën Dielli, 1 mars 2015

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS “KRAHINA JONË DUKAT, TRAGJAS RADHIMË” LIDHUR ME POZICIONIMIN E BANKES BOTERORE PER PRONAT

Tiranë, me 01.03.2015

Sipas njoftimit të AKKP, me 26 Shkurt 2015, ky institucion ka zhvilluar një takim të frytshëm pune me ekspertë ndërkombëtarë nga Banka Botërore në kuadër të programit të Qeverisë për procesin e reformimit ligjor dhe institucional.
Sipas informacionit ekspertët e Bankës Botërore u shprehën pozitivisht për hapat e ndërmarrë deri tani dhe do të kërkojnë gjetjen e një formule të re, për kompensimin e subjekteve të shpronësuar .

AKKP dhe ekspertët e B. Botërore pretendojnë se në zbatim të vendimit pilot të GJEDNJ “Manushaqe Puto/2012 ” kanë realizuar një analizë të hollësishme të legjislacionit mbi çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës dhe kanë evidentuar masat e nevojëshme për përfundimin e shqyrtimit administrativ për dosjet pa vendim përfundimtar (janë mbi 8000 dosje), për të realizuar kështu respektimin e të drejtës së pronësisë për subjektet e shpronësuar.

Sipas njoftimit të AKKP pronari do të shihet si partner me qeverinë për të zhvilluar projekte në të gjithë territorin. Reforma do të realizojë një proces për kthimin e pronës në mënyrë të unifikuar dhe në zbatim të planeve zhvillimore dhe strategjike të qeverisë sipas rregullave të përcaktuara dhe një proces kompensimi të bazuar në parimet kushtetuese për një shpërblim të drejtë për pronaret dhe real për buxhetin e shtetit dhe pretendohet se kjo “Reformë” pritet të përfundojë brenda muajit Prill 2015. Këto janë fjalë të bukura dhe shfrytëzim i ndërkombëtarëve për të justifikuar greminën dhe për të na bindur të pranojmë kompensimin në vend të kthimit fizik , si një lëmoshë bamirësie. Projekti është i gabuar dhe antikushtetues që në themel.

Gabimet me pronat janë gangrene 24 vjeçare e Shteti Shqiptar që ka në themel platformën e katovicës të realizuar nga kryeministrat e periudhës 1991-2014.

Z. Sali Berisha në 2013 pranoi publikisht gabimin dhe qëndrimin e tij antipronar. Realisht ky është qëndrim antidemokratik dhe antishqiptar që i ka kushtuar vendit mijëra të vrarë, mijëra konflikte dhe familje të ngujuara . Kjo politikë që tenton të prishi themelet e autoktonisë tonë duke mos ja kthyer shqiptarit tokën e tij të trashëguar por lejon që atë ta përvetësojnë oligarkët e politikës, duhet çrrënjosur. Ne e mbështesim Apelin publik dhe mendimet e zotit Niko Nesturi drejtuar B.Botërore dhe ambasadorëve të publikuar në gazetën Telegraf fq.8 datë 28.02.2015.

Kemi fakte të pamohushme, një pjesë e të cilave janë bërë publike në gazeta, dhe në faqen e internetit të Shoqatës se problemet e demokracisë në Shqipëri nga B.Botërore dhe institucionet ndërkombëtare janë menaxhuar shumë keq, duke abuzuar mbi të drejtën e pronarëve të shpronësuar për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar konform detyrimeve kushtetuese. Kjo linjë e gabuar korruptive dhe kriminale në kurriz të popullit shqiptar duhet korigjuar dhe korigjimi i gabimeve nuk mund të bëhet duke shtuar gabime të tjera. Gabimet e B. Botërore dhe ndërkombëtarëve qëndrojnë në faktin se ata financojnë një Shtet që shkel të drejtat e njeriut dhe detyrimet kushtetuese. Ata edhe sot po vazhdojnë t’a anashkalojnë problemin e kthimit fizik të pronës tek subjekti i shpronësuar konform detyrimeve kushtetuese, konform Konventës , vendimeve të GJEDNJ dhe mbështesin platformën qeveritare që shkel çdo detyrim kushtetues.

Gabimi themelor i veprimtarisë së AKKP është se ky institucion parparakisht duhet të përfundojë procesin e kthimit fizik duke korigjuar gabimet e bëra për shkak të korrupsionit me pronat në bregdet dhe të çlirojë pronat nga pushtuesit që janë vetë pushtetarët 1991-2014.

Pas realizimit të titujve të pronësisë konform me nenin 181 dhe të gjithë ligjet ndërkombëtar vjen problem i kompensimit. Të kërkosh justifikim mbështetës prej ndërkombëtarëve për të justifikuar zëvendësimin e kthimit fizik me formula për kompensim që të përputhen me mundësitë reale eshtë vazhdim në rugën e gabiar 1991-2014. Kjo është justifikim i vjedhjes, mohim i atdheut dhe i autoktonisë së bregdetasve. Anarkia e pronës është burimi kryesor i krimit dhe i korupsionit të organizuar dhe AKKP por dhe ndërkombëtarët nuk duhet të lejojnë që ky gabim të vazhdojë të thellohet, që nesër të pretendohet se nuk ka zgjidhje.

Zgjidhja egziston dhe është e përcaktuar qartë në Kushtetutë.

Pronat e sekuestuara nga sistemi i diktaturës, kompensohen vetëm kur ato jan tjetërsuar për nevoja publike . Ka shumë kohë që pronarët e kanë dhënë të gatëshëm projektligjin për zgjidhjen e problemit të pronës për diskutim në Kuvend. Ekspetrët e B. Botërore nuk duhet të përsërisin po atë gabim të ekspertëve të OSBE që megjithse nga shoqata e pronarëve ju ofroi të gatshme analizën e zituatës dhe zgjidhjen duke i treguar për gabimin në projektin e tyre, ata nuk morrën parasysh kërkesat. Specialistët e OSBE shpenzuan 1.6 milion euro dhe bënë asgjë për respektimin e kushtetutës duke shtytur kohën për pronarët e zonave turistike me iluzionin se tani për pronat është angazhuar OSBE. Që kjo eksperiencë e hidhur, të mos prsëritet nga ekspertët e B. Botërore dhe AKKP, ata duhet të analizojë dhe përmirësojnë ose miratojnë draftin e pergatur nga ana jonë, duke qenë dhe ne present në tryezë. Kjo është zgjidhja realiste dhe efikase. Deri tani kjo kërkesë vazhdon të anashkalohet dhe ne mund të thiremi kur punët të kenë mbaruar. Kjo i shërben intersave të klaneve që përfitojnë nga krimi i organizuar i transferimit të paligjshëm të trojeve në zonat turistike.

Kryeministri z. Edi Rama, ka deklaruar luftë në front të gjërë me korrupsionin. INUK duke prishur në trojet turistike ndërtimet e bëra në tokat e pronarëve prej personave të tretë ka ngjallur besimin tonë se shteti ka forcë dhe mundësi për ta zbatuar ligjin, por kjo duhet plotësuar me detyrimin e Shtetit që prona ti kthehet të zotit nëpërmjet ligjit të shtetit dhe jo nëpërmjet vetgjyqësisë. Ky ligj është prova e të vërtetës për ndërgjegjen demokratike të Kryeministrit dhe të ndërkombëtarëve.

Puna e derisotme e AKKP dhe ekspertëve të B.Botërore, për të gjetur një formulë kompensimi është lexim i gabuar i Kushtetutës, i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, i vendimit pilot të GJEDNJ/2012 dhe i raportit të Komisionerit z. Nils Muižnieks, Kryetari i Delegacionit të KE, që vizitoi Shqipërinë nga 23 deri më 27 shtator 2013.

Deformimi i derisotëm i konceptit të kompensimit, ka sjallë shumë gabime që duhen korigjuar sa më parë.

Vetëm kështu AKKP dhe B. Botërore mund të realizojnë këtë detyrim kushtetues për zonat turistike, problem themelor dhe tejet i rëndësishëm në realizimin e këtij prioriteti kyç te Qeverisë Shqiptare.
Kryetari i Shoqatës” Krahina Jonë Dukat, Tragjas Radhimë“
Jurist Axhem Ymeri

 

©2015 Dielli | The Sun All Rights Reserved
Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , , , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s