- kthimi fizik ka përparësi mbi çdo lloj kompensimi
- realizimi i të drejtës së pronësisë të subjekteve të shpronësuara ka prioritet para çdo lloj legalizimi.
——————————————————————————————————————-
Informacion botuar në sitin internet të AKKP-së, 26 shkurt 2015
Sot pranë AKKP-së u zhvillua një takim i frytshëm pune me ekspertë ndërkombëtarë nga Banka Botërore në kuadër të programit të Qeverisë për procesin e reformimit ligjor dhe institucional.
Pjesë e rëndësishme e kësaj reforme dhe ligjit te ri është gjetja e një formule të re, realiste dhe efikase për kompensimin e subjekteve të shpronësuar , temë e cila u diskutua gjerësisht sot me ekspertët nga Banka Botërore.
Ekspertët e Bankës Botërore të cilët do punojnë intensivisht me stafin e Agjencisë për formulën e re , e cila do te realizoje plotësimin brenda një afati të arsyeshëm të së drejtës së pronësisë për subjektet e shpronësuar u shprehën pozitivisht për hapat e ndërmarrë deri tani.
Në zbatim të programit të Qeverisë dhe të vendimit pilot “Manushaqe Puto” është realizuar një analizë e hollësishme e ligjit dhe akteve nënligjore mbi çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës duke evidentuar ato masa të cilat do të çonin në përfundimin e procesit të shqyrtimit administrativ për dosjet e mbetura pa vendim përfundimtar si dhe do te sillnin realizimin efektiv të të drejtës së pronësisë për subjektet e shpronësuar.
Me anë të kësaj Reforme synohet të plotësohen detyrat e vendosura nga vendimi pilot i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Qeverinë shqiptare dhe kjo Reformë pritet të përfundojë brenda muajit Prill 2015.
Procesi reformues do të prodhojë një institucion i cili do ta trajtojë pronën si element për zhvillimin ekonomik të gjithë vendit, ku pronari të shihet si partner me qeverinë për të zhvilluar projekte në të gjithë territorin. Do të realizojë një proces për kthimin e pronës në mënyrë të unifikuar dhe në zbatim të planeve zhvillimore dhe strategjike të qeverisë sipas rregullave të përcaktuara dhe një proces kompensimi të bazuar në parimet kushtetuese për një shpërblim të drejtë për pronaret dhe real për buxhetin e shtetit.
Përfshirja e ekspertëve të huaj dhe asistenca e vazhdueshme për të marrë eksperiencë nga praktikat më të mira ndërkombëtare është tejet e rëndësishme në realizimin e këtij prioriteti kyç te Qeverisë shqiptare.
Sic kemi kerkuar ne vazhdimesi, qysh nga dalja e ligjit antikushtetues e antinjerezor 7501, pronaret nuk pranojne asnje zgjidhje tjeter vec kthimit te prones tek pronari qe e trashegon- Pra te zbatohet KUSHTETUTA E REPUBLIKES Nenet 41 dhe 181. Qeveria me kokefortesi kerkon te gjeje zgjidhje te ndermjetme, ne kundershtim me kushtetuten. Me anë të kësaj Reforme,sipas AKKP, ……..”.synohet një proces kompensimi i bazuar në parimet kushtetuese për një shpërblim të drejtë për pronaret dhe real për buxhetin e shtetit”. Keto te gjitha jane mashtrime, sepse KUSHTETUTA , qe e ka votuar POPULLI, zgjidhjet per pronen i ka percaktuar taxativisht ne nenet perkatese 41 dhe 181. Sa per buxhetin e Shtetit, po te zbatohet KUSHTETUTA dmth te kthehet prona te i zoti , ai, (buxheti), nuk preket fare dhe qeveria shpeton nga detyrimet absurde qe ka marre persiper, me nje ligj antikushtetues..Ne edhe vite me pare kemi denoncuar e refuzuar Partneritetin e Qeverise me Banken Boterore, mbasi BB nuk eshte ndonje institucion i specializuar ne kete fushe dhe njeheresh eshte nje institucion qe SHPERFILL KUSHTETUTEN qe ka votuar vete POPULLI dhe njeheresh shperfill KONVENTEN EUROPIANE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT PER PRONEN. Nese Qeveria paska vertet nevoje per asistence teknike per ta zgjidhur kete konflikt, ne ju themi se asistencen Qeveria ta kerkoje tek KUSHTETUTA E REPUBLIKES, TEK kONVENTA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE NJERIUT PER PRONEN dhe tek INSTITUCIONET E SPECIALIZUARA EUROPIANE, sic eshte GjYKATA EUROPIANE E TE DREJTAVE TE NJERIUT. Pronat qe ne kerkojme te na kthehen perfaqesojne identitetin tone , rrenjet tona, gjakun, djersen dhe varret e te pareve tane, prandaj problemi nuk mund te zgjidhet me ca para qw don te jape Qeveria.