KLSH kallëzon në Prokurori 3 specialistë të Hipotekës Sarandë

Gazeta Telegraf, 20/02/2015

klshSARANDE – Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 3 specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë. Mësohet se 3 specialistët e kallëzuar janë A.N. me detyrë ish-Juriste, R.P. me detyrë ish-Hartograf dhe N.B. me detyrë ish-Hartograf, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas njoftimit të KLSH, nga auditimi i kryer përgjatë periudhës Janar 2011 deri më Shtator 2014 në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave është kryer kallëzimi penal në Prokurorinë e Sarandës, për 3 Specialistë të këtij institucioni.


Shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore lidhur me pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke sjellë për pasojë aplikimin dhe regjistrimin e 31 pasurive të përfituara me Leje Legalizimi, në zonën turistike të Ksamil-it, brenda brezit turistik, ku ndalohet zhvillimi i ndërtimit dhe nuk lejohet legalizimi i objekteve apo edhe blerja e truallit. Jo vetëm kaq, por siç thekson KLSH, në 9 raste janë evidentuar shmangie të detyrimeve financiare në vlerën prej 6.2 milion lekësh.

Po ashtu në 150 raste për sipërfaqen prej 23 ha është regjistruar tokë bujqësore më tepër se titulli i pronësisë por dhe shkelje të tjera, veprime në kundërshtim me ligjet.

Më konkretisht KLSH konstatoi:
Në 18 raste në Zonën Turistike të Ksamilit janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues të lejeve të legalizimit, kur trojet e zëna dhe objektet e ngritura mbi to, nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi ndodhen brenda “Brezit mbrojtës të vijës Bregdetare i cili është jo më pak se 100 metër nga vija e ujit”, madje në afërsi të bregut të detit.

Për trojet dhe objektet e legalizuara të ndodhura brenda këtij brezi, nuk mund të veprohej

pa u përcaktuar më parë zona e stimuluar, për veprimtari të stimuluar dhe që kryhen nga persona të stimuluar, procedurë e cila nuk kryhet nga ALUIZNI apo ZVRPP.

Në 9 raste në Zonën Turistike të Ksamilit, janë pranuar për aplikim, regjistruar e pajisur me certifikatë pronësie, personat përfitues të lejeve të legalizimit, procedurë, zbatimi i të cilës përveç regjistrimit në kundërshtim me ligjin ka krijuar dhe një dëm ekonomik prej 6.2 milion lekë, rezultat i mos zbatimit të çmimit të tregut sipas VKM nr. 139, datë 22.02.2012, pasi personave të cilëve u është legalizuar objekti e shitur trualli nuk janë persona të stimuluar, në zona të stimuluara dhe me aktivitet veprimtari të stimuluar.

Në 146 raste për një sipërfaqe toke prej 16.6 Ha e llojit “arë” të ndodhur në zonën kadastrale nr. 3846, Xarrë,, ZVRPP Sarandë në regjistrimin e pasurive dhe lëshimin e certifikatave të pronësisë, nuk ka vepruar me identifikimin, veçimin dhe regjistrimin në pronësi “shtet”, të pasurisë të regjistruara më tepër se Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, por ka lejuar që familjet fermere të pajisen me dokument pronësie sipas sipërfaqes faktike në terren, si dhe të pa fituara nga ligji nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, veprime në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 08.4.2009 dhe UKM nr. 3, datë 13.6.2013, “Për mënyrën e Procedimit të Organeve të Administratës Publike për Pasuritë e Paluajtshme të Fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.

Në 24 raste për një sipërfaqe toke prej 6.5 Ha e llojit “arë” të ndodhur në zonën kadastrale nr. 1253, Borsh,, ZVRPP Sarandë në regjistrimin e pasurive dhe lëshimin e certifikatave të pronësisë, nuk ka vepruar me identifikimin, veçimin dhe regjistrimin në pronësi “shtet”, të pasurisë të regjistruara më tepër se Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, por ka lejuar që familjet fermere të pajisen me dokument pronësie sipas sipërfaqes faktike në terren, si dhe të pa fituara nga ligji nr. 7501, datë 19.7.1991, veprime në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 08.4.2009 dhe UKM nr. 3, datë 13.6.2013.

Në 1 rast në zonën kadastrale nr. 8642, Qyteti Sarandë,, ZVRPP Sarandë ka kryer regjistrimin e një trualli me sipërfaqe 680 m2 dhe të objektit “Godinë banimi + garazhe 8 kate me sipërfaqe njolle ndërtimi prej 470 m2”, me mungesë në dokumentacionin e përfitimit të pronësisë mbi truallin, si dhe kur objekti shumëkatësh ndodhet në zonën e “Turizëm-Kanali i Çukës”, zonë në të cilën nuk lejohet regjistrimi i ndërtimeve mbi 3 kate, pasi vjen në kundërshtim me vendimin e KRRTRSH nr. 3, datë 19.02.1999, i cili ka përcaktuar se numri maksimal i kateve për objektet e ndërtuara në këtë zonë është 2-3 kate.

Në 1 rast në zonën kadastrale nr. 8642, Qyteti Sarandë,, ZVRPP Sarandë ka kryer regjistrimin e një trualli të njohur e kthyer me vendim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke regjistruar më tepër një sipërfaqe të pa përfituar sipas vendimit, dhe tjetërsim të padrejtë të sipërfaqes prej 1.25 Ha tokë të llojit truall (ka regjistruar sipërfaqen prej 69.2 Ha nga 68 Ha sipërfaqe e kthyer sipas vendimit), si dhe kur prona e regjistruar krijon pjesërisht mbivendosje me pasuri të regjistruara më parë, për sipërfaqen prej 8 Ha.

Mbështetur sa më sipër, KLSH me shkresën nr. 673/7, datë 30.01.2015 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për ish Specialistët e ZVRPP Sarandë, A.N. ish-Juriste, R.P. ish-Hartograf dhe N.B. ish-Hartograf, të cilët në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.


 

Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s