Vlorë, i kthehen shtetit 10 hektarë tokë të marra me mashtrim

Neritan Gjergo, botuar në gazetën Shekulli, 13 shkurt 2015

 bunavi vloreNjë sipërfaqe toke prej 10 hektarësh në fshatin Bunavi të Vlorës, e cila rezultonte në pronësi të shtetases Kate Rrapaj do t’i kalojë shtetit. Kjo, pasi u provua se dokumentet e truallit ishin të falsifikuar dhe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Vlorë e ka konfiskuar atë, duke e kaluar në favor të shtetit. Të gjitha provat e mbledhura nga gjykata, dalin në konkluzionin se dokumentet e kësaj toke nuk kanë qenë të rregullta dhe ato janë përdorur nga i biri saj, për shitblerje trualli. Dëshmitë e mbledhura dhe kontrollet e ushtruara përveçse i kthejnë shtetit një sipërfaqe të madhe toke, dënojnë për “Pastrim të produkteve të veprës penale” me 6 vite burg, shtetasin Mihail Rrapaj. Ndërsa Prokuroria, duke i kthyer përgjigje Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, citon se edhe pas masës së konfiskimit, nëse do të çmohet e nevojshme, të iniciohet një proces gjyqësor civil, me specifikimin e akteve, për shkak të volumit të madh të dosjes.

Dosja e truallit prej 10 hektarësh

Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë është regjistruar në regjistrin hipotekor, në numrin 50, datë 20.05.2005, një sipërfaqe prej 10 hektarë kullotë, e ndodhur në Bunavi, Vlorë, në emër të Kate Rrapaj, nënës së të pandehurit Mihail Rrapaj. Nga ekspertimi grafik i kryer, rezulton se emri, mbiemri dhe nënshkrimi në këtë aplikim nuk janë nënshkruar nga Kate Rrapaj. Ndërkohë, me Aktin e ekspertimit grafik të aplikimit nuk provohet se nga kush është përpiluar aplikimi për regjistrim. Në vitin 2007 pasuria e regjistruar në hipotekë është ndarë në dy pasuri, fakt që provohet me aktet e Zyrës së Rr.P.P, Vlorë mbi këto pasuri. Titulli i pronësisë mbi bazën e të cilit janë regjistruar pasuritë e mësipërme është vendimi me numër 298, datë 15.10.1996. Në këtë vendim është përshkruar se dosja ka numrin 249, datë 15.04.1996. Sipas përmbajtjes së vendimit, rezulton se është vendosur që të njihet si pronare, Znj. Kate Rrapaj, për një sipërfaqe kullote prej 17 ha në fshatin Bunavi, Vlorë, si dhe t’i kthehet në natyrë sipërfaqja prej 10 ha tokë kullotë në këtë fshat. Vendimi ka emrin e kryetarit Vladimir Balla, si dhe vulën e komisionit. Pas verifikimeve të kryera dhe çeljes së dosjes u vendos “Mbyllja e procedimit, duke mos njohur pronar Kate Rrapaj”, me arsyetimin se dokumentacioni i kësaj dosjeje nuk është i plotë dhe në përputhje me kërkesat e ligjit. Nga të dhënat e mbledhura dhe konkluzionet e arritura, pas shqyrtimit të dokumenteve dhe ekspertimit teknik, rezulton se zona kadastrale nr.1316 është një vendim tërësisht i falsifikuar dhe me përmbajtje të rreme.

bunavi23 Prova të tjera që tregojnë falsifikimin e vendimit

Dosja nr. 249 është çelur pas kërkesës së shtetases Kate Rrapaj, e cila ndodhet në AKKP dhe mban datën 14 nëntor 1996, ndërsa vendimi i K.K.K.P, Vlorë mban datën 15 tetor 1996, pra rreth një muaj para se të bëhej kërkesa, çka tregon se vendimi nuk lidhet me ndonjë kërkesë në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Së dyti, Kate Rrapaj ka shpjeguar se pasuritë, për të cilat ka paraqitur kallëzimin penal, i ka përfituar në cilësinë e trashëgimtares së shtetasit Avdul Hasani. Ndërsa, vendimi i 15 tetorit 1996, nuk bën fjalë për kompensimin e pronave, por parashikon kthimin e sipërfaqes 10 ha. Së treti, në vendim, në asnjë moment të përmbajtjes së tij nuk për- mendet njohja si pronar e subjektit të shpronësuar Avdul Hasanaj, prej të cilit kallëzuesja pretendon se ka trashëguar pronat. Nuk përmendet ndonjë dokument konkret, në të cilin është bazuar komisioni për dhënien e vendimit.

Në përmbajtje të vendimit është njohur si pronare vetë Kate Rrapaj, dhe jo Avdul Hasanaj. Kate Rrapaj ka qenë vetëm 8 vjeçe në vitin 1944, çka provon se ajo nuk mund të kishte pasuri të regjistruar në emrin e saj. Pasuria në fjalë është regjistruar vetëm në emër të shtetases Kate Rrapaj dhe jo në emër të të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të Avdul Hasanajt. Kështu, që vendimi edhe në këtë moment vjen në kundërshtim me të gjitha provat e tjera. Së katërti, nga të gjithë dokumentet e administruara nuk rezulton ndonjë shkresë që të vërtetojë pronësinë mbi ndonjë pronë të Avdul Hasanaj. Po kështu nuk ekziston as ndonjë vendim gjyqësor për vërtetimin ekzistencës së pronësisë të ish-pronarit të pretenduar Hasanaj, si dhe vendndodhjen dhe kufijtë e pronës së pretenduar.

Duke i vlerësuar të gjitha këto rrethana në tërësinë e tyre, burimet e provave ku bazohen, provohet plotësisht se vendimi nr. 298 i datës 15.10.1996, i K.K.K.P, Vlorë, në bazë të të cilit janë regjistruar në emër të shtetases Kate Rrapaj, pasuritë me nr. 410/3, zona kadastrale nr. 2142 si dhe me nr. 410/5, zona kadastrale nr. 1316, është tërësisht i falsifikuar. Djali mashtroi me firmën e nënës për të shitur tokën Për sipërfaqen e tokës prej 10 hektarësh, është lidhur një kontratë shitjeje midis Kate Rrapajt dhe shtetasit Dhimitër Kondakçiu. Por skenari i këtij pazari është hetuar dhe si ndërmjetës ka hyrë i biri i Kates, Mihail Rrapaj. Përmbajtja e kontratave tregon se vlera e shitjes është likuiduar nga palët në kontratë jashtë zyrës noteriale. Në dosjen e kësaj pasurie ndodhet dhe një plan rilevimi që është përgatitur në muajin tetor të vitit 2006, nga topografi Manol Mërtiri. Pas shqyrtimit gjyqësor dhe dëshmisë së Manol Mërtirit, u provua se dokumentet janë kërkuar për t’u përgatitur nga Mihail Rrapaj. Ky i fundit rezulton se ka shoqëruar të ëmën në zyrën e noteres ditën që janë lidhur kontratat e shitjes, ka poseduar dokumentet e pronësisë dhe ka ndërmjetësuar për shitjen te Dhimitër Kondakçiu.

bunaviaKontrolli i ushtruar në banesën e Mihailit ka gjetur kopje origjinale të vërtetimit hipotekor të pasurisë në emër të nënës së tij, si dhe një kopje e letërnjoftimit të vjetër, e njëjtë si ajo që i është bashkëngjitur kontratave të shitjeve. Pas këtyre ndodhive, Kate Rrapaj ka paraqitur kallëzim penal, ndërmjet të tjerave dhe për djalin e saj, duke pretenduar se është mashtruar nga ky i fundit , duke shitur pasuritë e regjistruara në emër të saj. Zbardhja dhe vlerësimi i të gjitha rrethanave, provon se i pandehuri Mihail Rrapaj, duke përdorur emrin e nënës së vet, ka shitur dhe tjetërsuar te Dhimitër Kondakçiu pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 10 ha, të regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara të vendimit të 10 tetorit 1996, fakt për të cilin i pandehuri ka pasur tërësisht dijeni. Nga të gjitha veprimet hetimore të parashtruara si prova në gjykim, organi i akuzës nuk ka mundur të provojë falsifikimin e dokumenteve nga vetë i pandehuri dhe nuk ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale që parashikon neni 186 i Kodit Penal.

Në këto rrethana Prokuroria ka ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal. Historia vijon, kur 5 muaj pas shitjes së truallit prej 10 ha, në emrin bashkëshortes së Mihailit është blerë një sipërfaqe tjetër trualli në qytetin e Vlorës. Në dëshminë e saj, Kate Rrapaj, e cila kreu kallëzimin penal, pavarësisht nga fakti se ajo pretendon se dokumentacioni nuk është i falsifikuar, tha para Gjykatës se Mihaili, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shitur kullotën me sipërfaqe 10 ha, duke i marrë nënshkrimin e saj nëpërmjet gënjeshtrës. I pandehuri, e ka çuar te zyra e noteres, Luljeta Cenaj, ku ka nënshkruar kontratat e shitjes, duke menduar që po nënshkruante dokumente të pensionit të saj, se në lidhje me pasurinë e shitur nuk ka pasur ndonjë dokument, se nuk ka përfituar ndonjë shumë të hollash nga shitja dhe dokumentet i ka nënshkruar në automjetin e djalit të saj.

Dënim 3-10 vjet për falsifikuesit

Neni 287/1 i Kodit Penal përcakton: “Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet; a) këmbimit apo fshehjes së pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale,… dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprës penale, dënohen nga tre deri në dhjetë vjet burg. Veprimet e të pandehurit, Mihail Rrapaj kanë pasur për objekt dhe kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të siguruar interesat shtetërore dhe publike nga veprime të kundërligjshme të tjetërsimit të pasurisë së përfituar në mënyrë kriminale dhe të mbrojtura nga legjislacioni penal.

Dënimet dhe pasuritë që Sekuestrohen

Vendimet përfundimtare të gjykatës, të plota dhe të detajuara me emra, dënime dhe sekuestrimin e pasurive janë si më poshtë. Në bazë të nenit 36/1/b të Kodit Penal, konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit, duke urdhëruar fshirjen e regjistrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe regjistrimin në favor të shtetit, si produkte të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, të cilat janë nën masën e sigurimit të sekuestros preventive dhe konkretisht: 1. Pasuria me nr. 410/5, zona kadastrale nr. 1316, e llojit kullotë me sipërfaqe 87.634 m², e ndodhur në fshatin Bunavi, Komuna Shushicë, Vlorë. 2. Pasuria me nr. 410/3, zona kadastrale nr. 2142, e llojit kullotë, me sipërfaqe 12.366 m², e ndodhur në fshatin Kërkovë, Komuna Qendër, Vlorë. 3. Pasuria me nr. 19/169, zona kadastrale nr. 8604, e llojit truall me sipërfaqe prej 2185 m², e ndodhur në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Në bazë të nenit 190/1, dokumentet e sekuestruara, të përshkruara në urdhrin e Prokurorit, datë 17.06.2013, për bashkimin e provave materiale me fashikullin gjyqësor, u kthehen personave qe iu janë sekuestruar sipas procesverbaleve përkatëse të sekuestrimit. Për çështjen është deklaruar fajtor i pandehuri Mihail Rrapaj në bazë të nenit 287/1 dhe është dënuar me gjashtë vjet burg. Gjithashtu është deklaruar fajtore, e pandehura Xhuljeta Anastasiadhi për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda, në bazë të nenit 186/2 të Kodit Penal dh është dënuar me dy vjet burgim.

Në bazë të nenit 391/1 të Kodit të Procedurës Penale, deklarohen të falsifikuara, duke urdhëruar asgjësimin e tyre, dokumentet e sekuestruara të mëposhtme; 1. Vendimi nr. 298, datë 15.10.1996 të ish-K.K.K.P, Vlorë, bashkëlidhur planimetria e vendosjes së pronës në emër të këtij komisioni, mbi bazën e të cilave janë regjistruar pasuritë e paluajtshme nr.410/5, zona kadastrale, si dhe ajo me numër 1316 nr. 410/3, zona kadastrale nr. 2142, si dhe aktet e regjistrimit të këtyre pasurive. 2. Vendim nr 75, datë 21.03.1995 të K.K.K.P, Vlorë, planimetria përkatëse e truallit që shoqëron këtë vendim, mbi bazën e të cilit është regjistruar pasuria e paluajtshme nr.19/169, zona kadastrale nr. 8604 si dhe aktet e regjistrimit të kësaj pasurie. 3. Prokurë e përgjithshme nr. 360 Rep dhe nr. 223 Kol, datë 12.02.2008 në emër të Jorgji Anastasiadhit.

 

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Vlorë, i kthehen shtetit 10 hektarë tokë të marra me mashtrim

  1. Eshte ndoshta i vetemi veprim i lavderueshem i organeve te drejtesise qe demaskon e denon falsifikatoret e shumte qe kane rrembyer prona te ndihmuar nga legjislacioni katraure i shtetit shqipetar, si dhe nga vete institucionet e shtetit te ngarkuar me trajtimin e prones.

    Por nuk kuptoj se pse kjo prone e sekuestruar behet Prone e shtetit me vendim gjykate ? Po shteti e verteton me dokumenta pronesie se kjo prone ka qene e shtetit ? dhe pse shteti e konsideron veten pronar te gjithe Shqiperise ? Ndoshta trashegimtaret e vertete te ish pronarit Abdyl Hasani apo nje tjeter person ate prone e ka patur me te vertete prone te tijen dhe tashti do ta kerkoje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s