Lame: 427 mijë ndërtime pa leje në të gjthë vendin nga 1992-i

Botuar në Koha Jonë, 12 Shkurt 2015

Lame: 427 mijë ndërtime pa leje në të gjthë vendin nga 1992-i

Drejtori i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndërtimeve Informale, Artan Lame deklaroi të enjten se në të gjithë vendin janë ndërtuar 427 mijë ndërtime informale që nga viti 1992. Gjatë një konference për shtyp pas mbylljes së afatit të deklarimeve, Lame tha se këto ndërtime të përqëndruara kryesisht në Tiranë i kanë sjellë një dëm të madh territorit të vendit. Lame theksoi se konkretisht 350 mijë qytetarë presin legalizimin e banesave.

Qytetarët, tha Lame, u impenjuan seriozisht për deklarimin e ndërtimeve pa leje, pasi besuan te vullneti ynë për të zgjidhur këtë problem dhe e morën seriozisht shtetin e tyre se pas këtij regjistrimi nuk do të ketë më tolerime, por do zbatohet ligji.
“Shifra prej 427 mijë ndërtimesh informale është impresionante po të mendojmë peshën kolosale të këtij fenomeni paligjshmërie, për dëmin e pafund që i kemi sjellë territorit në këto vite për pafuqinë e të gjitha strukturave shtetërore në këto dy dekada për ta frenuar fenomenin për përdorimin politik që i është bërë këtij halli të njerëzve ve]anërisht nga e djathta në pushtet”, deklaroi Lame.
Ai vuri në dukje se numri më i madh i ndërtimeve pa lejë është evidentuar në Tiranë, ndërsa qyteti me numrin mëët ulët të ndërtimeve është Kukësi. Afati i fundit i deklarimit të ndërtimeve informale ishte data 31 janar e këtij viti.

Nga data 1 shkurt 2015 hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, ku për ndërtimet pa leje është hequr koncepti i dënimit me gjobë duke u zëvendësuar me dënimin me burg.

Me ndryshimet e reja është shtuar koncepti i pasojave të rënda qoftë në tokë private, ashtu dhe në atë shtetërore, duke vendosur një dënim maksimal deri në 5 vjet. Është shtuar dënimi për personat që japin ndihmë për ndërtimet e paligjshme, duke vendosur si masë dënimi burgim deri në 3 vjet, ku përfshihen edhe sipërmarrësit, ndërtuesit apo zbatuesit e punimeve. Ndryshimet synojnë të rregullojnë tregun e ndërtimeve, duke e kthyer këtëshkelje në vepër penale. Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat i referohen ndërtimeve të paligjshme parashikojnë që ndërtimet pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim konsiderohen vepër penale dhe do të dënohen me burg nga 1-5 vjet. Në pika të veçanta ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet në tokën publike, shtetërore apo të tjetrit dënohet me burg nga 1-5 vite.

Ndërsa në rastet kur ndërtimi sjell pasoja të rënda apo kryhet për qëllime fitimi dënimi varion nga 3-5 vjet. Ligji parashikon penalizime edhe për kompanitë të cilat do të jenë pjesë e ndërtimeve pa leje, çka do të thotë se kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh do të dënohen me 3 vjet burg. Deri më tani parandalimi i ndërtimeve pa leje penalizohej vetëm me gjoba.

 

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Lame: 427 mijë ndërtime pa leje në të gjthë vendin nga 1992-i

  1. Qeveri rrumpalle qe punon me dy standarte: Ne me shume se gjysmen e Shqiperise (427 mije ndertime) legalizon ndertimet pa leje madje me shopenzime falas, ndersa ne pjesen tjeter ka vene fadromen e po sheshon shtepite e banimit etj.

  2. legalizimi I ndertimeve pa leje ne token e dikuj tjeter eshte përdhosje e Kushtetutes nga institucionet e shtetit eshte mohim I te drejtes se prones d.m.th. I themelit te demokracise edhe pse behet ne emer te ligjit. Nuk e kuptoj pse Artan Lame ndihet mire ne kete veprimtari

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s