Pronat, qeveria strategji të re për kompensim fizik me tokë, zbardhet plani i veprimit për rishikimin e legjislacionit

Gazeta SOT News, 11 Shkurt 2015
Pronat, qeveria strategji të re për kompensim fizik me tokë, zbardhet plani i veprimit për rish
Qeveria po përgatit një strategji të re për reformën e çështjes së shumëdebatuar ndër vite, atë të pronave. Në Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike 2015-2017, i cili i dërgohet çdo vit Komisionit Europian, qeveria konsideron se reformimi i sistemit kadastral dhe regjistrave të pronësisë është kyç për të përcaktuar të drejtat e pronësisë dhe për të thithur investime të huaja. Me gjithë shumëllojshmërinë e problemeve në këtë fushë, qeveria shprehet e vendosur të adresojë këtë çështje dhe të sqarojë situatën lidhur me titujt e pronësisë dhe regjistrat kadastralë.

Në këtë kuadër, qeveria po përgatit një strategji për të bërë të qartë situatën ligjore dhe verifikimin e titujve të pronësisë në regjistrat kadastralë. Gjithashtu, sipas saj, shumë e rëndësishme është dhe reforma e sistemit të kompensimit të pronave. Qeveria i druhet padive të reja në Gjykatën e Strasburgut ndaj ka vendosur t’u përgjigjet paraprakisht me një strategji konkrete paraprake, e cila konsiston kryesisht në reformimin e legjislacionit aktual, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se është bërë një mish-mash i vërtetë. “Duke parë vendimet e fundit të gjykatës në Strasburg, mund të ketë një mori padish të reja. Kjo do ta vështirësonte situatën nëse nuk formojmë një strategji të qëndrueshme brenda vendit për ta adresuar këtë problem. Duke pasur parasysh se mosveprimi i shpejtë sjell rreziqe fiskale apo ulje të reputacionit, jemi duke finalizuar një plan veprimi për të përcaktuar mundësitë që kemi. Pritet që ky plan veprimi të mbarojë në qershor 2015 dhe të ketë të përfshira rishikimet e legjislacionit për të adresuar këtë çështje”, thuhet në Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike 2015-2017, sipas të cilit, një grup pune ndërministror, kryesuar nga zëvendëskryeministri po punon për të përcaktuar kostot totale të kompensimit dhe të identifikimit të mundësive të kompensimit fizik me tokë. Si pasojë, qeveria ka vendosur së fundmi të transferojë pronësinë e tokës shtetërore nga qeverisjet vendore tek ALUIZNI.

Kadastra fiskale 

Mbyllja e procesit të vetëdeklarimit dhe më pas legalizimit të objekteve informale, pritet t’i hapë rrugë ngritjes së regjistrit on-line të pasurive të paluajtshme. Objektet e hipotekuara do të kenë një regjistër fiskal on-line, për të identifikuar pronat e qytetarëve, si dhe për të krijuar një sistem më të ndershëm taksimi. Për këtë shkak Ministria e Financave, ka nisur punën për përgatitjen e kadastrës fiskale, apo siç është njohur tashmë ndryshe edhe si regjistrimi on-line i pasurive të paluajtshme. Një gjë e tillë pritet të sjellë edhe zgjidhjen përfundimtare në mbledhjen e taksave për pronat e paluajtshme dhe do të minimizojë informalitetin në këtë sektor.
Prej pak muajsh ka nisur përgatitjet grupi i punës në Ministrinë e Financave. Sipas projektit, regjistrimet që do të bëhen në kadastrën fiskale, do të bëhen me emër të zotëruesit (pronarit), numrit rendor që i përket objektit, sqarimi i detajuar se për çfarë përdoren hapësirat e objektit, sipërfaqja totale si dhe vlera monetare që ai objekt ka. Vlerësimi monetar do të bëhet në bazën e çmimeve të tregut, përqendruar edhe mbi hartën e çmimeve që qeveria ka përcaktuar me vendimet përkatëse të saj. Aktualisht është krijuar grupi i punës për të përgatitur studimet e nevojshme për Kadastrën Fiskale, i cili pritet të mbyllë studimin e situatës në vërën e vitit 2015. Hapat e mësipërm për përgatitjen e këtij regjistri, janë marrë nga Ministria e Financave, por nga ana tjetër ajo është asistuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Integration, Posts in Shqip dhe u etiketua me , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s