Shoqatat “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti” vlerësojnë se, pavaresisht nga deklarimet ne media te politikaneve, klasa politike nuk është e interesuar të zbatojë nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës mbi kthimin e pronave.
Politika perpiqet me çdo kusht te servirë si zgjidhje legalizimin e akteve te paligjshme, te ndertimeve pa leje ne token e tjetrit dhe kompensimin per te maskuar grabitjet e bera ne 23 vjet. Kjo platforme e Qeverise favorizon vjedhjen dhe shkeljen e ligjit, shkon ndesh me detyrimet kushtetuese dhe kerkesat e Strasburgut.
Shoqatat vazhdimisht kanë orientuar pronaret që, per te rimarre te drejten e posedimit te prones se grabitur nga diktatura komuniste dhe nga anarkia postkomuniste, çdo individ t’i drejtohet gjykates vendase dhe pas marjes se nje vendimi negativ të shkallës së fundit, brenda nje kohe sa me te shkurter, por brenda 6 muajve, t’i drejtohet Gjykates se Strasburgut.
Numri i pronareve qe i jane drejtuar Straburgut eshte mbi 550 dhe ky numur sa vjen e rritet. Mundesite per te fituar te drejten ne Strasburg jane te plota sepse gjyqtaret e Strasburgut nuk ju kerkojne para ose prone ne natyre. Sa me i madh numuri i ankesave aq me shume rritet presioni dhe shkurtohet koha per gjykimin dhe marrjen e vendimit.
Shpenzimet e ankuesit, per t’u gjykuar ne Strasburg jane vetem fotokopja e dokumentave dhe postimi i tyre. Nese qytetari ka te ardhura te kufizuara (rroge ose pension), Strasburgu mund t’i paguajë ankuesit edhe shpenzimet per avokatin.
Shkrimet e mëposhtëme japin më shumë detaje mbi këtë çështje.
Botuar në Standard Online, 24 Maj 2014
Çdokush është i lirë t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një shkelje të mundshme të të drejtave te tij. Gjykata fillimisht duhet të shqyrtojë nëse kërkesa është e pranueshme apo jo. Kërkesa duhet të plotësojë disa kushte të caktuara të parashtruara në Konventë për t’u konsideruar si e pranueshme. Individi ose OJQ duhet t’i ketë shteruar të gjitha shkallët e brendshme të gjykimit të çështjes në fjalë dhe nëse pretendon përsëri për një shkelje të mundshme të të drejtave të siguruara nga Konventa, brenda 6 muajve mund t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë, jo anonime, dhe me kushtin që kjo çështje të mos jetë gjykuar më parë. Një kriter tjetër i domosdoshëm është që çështja të jetë brenda kufirit kohor të ratifikimit të Konventës nga palët.
Çështjet mund të paraqiten direkt nëpërmjet kërkesave individuale apo nga disa shtete që besojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre. Kështu, Konventa bën dallimin ndërmjet dy lloje kërkesash: kërkesa individuale, që parashtrohen përpara gjykatës nga një individ, grup individësh, apo organizatë joqeveritare (OJQ) kundër një apo më shumë shtetesh; kërkesa ndërshtetërore që paraqiten nga një shtet kundër një tjetri.
Nëse kërkesa konsiderohet e pranueshme, Gjykata nxit palët (kërkuesin dhe shtetin e përfshirë në çështje) të arrijnë një zgjidhje me pajtim. Për shembull, një shtet mund të bjerë dakord të paguajë kompensim, dhe kërkesa tërhiqet. Nëse nuk arrihet zgjidhje me pajtim. Gjykata në vijim shqyrton themelin e çështjes, pra konsideron nëse ka pasur apo jo shkelje të të drejtave të Konventës.
Duke pasur parasysh grumbullimin aktual të çështjeve, ju duhet të prisni një vit përpara se Gjykata të procedojë me shqyrtimin fillestar të kërkesës suaj. Disa kërkesa mund te trajtohen si urgjente dhe të trajtohen me përparësi, veçanërisht kur kërkuesi deklarohet se është në rrezik të mundshëm për jetën.
Vendimet e Gjykatës janë detyruese: kur konstaton një shkelje, vendi në fjalë është i detyruar të ekzekutojë vendimin, duke marrë masa për të siguruar që një shkelje e tillë e ngjashme të mos ndodhë më e të rregullojë pasojat për viktimën. Gjykata gjithashtu mund të urdhërojë shtetin t’i paguajë kërkuesit një shumë parash si “shpërblim të drejtë”, si kompensim. Të tjera masa specifike mund të nevojiten gjithashtu, si për shembull, lirimi i kërkuesit nëse mbahet nën arrest, rivendosja e kontakteve me fëmijën e kërkuesit, dhënien e lejes së qëndrimit për të, etj. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës: ndihmon shtetet që të identifikojnë masat e nevojshme e të gjendet zgjidhje kur adoptimi i masave të caktuara ndeshet me probleme. Gjithashtu, ai vlerëson efektivitetin e masave të marra për kërkuesin dhe për këdo tjetër që mund të gjendet në të njëjtën situatë. Gjykata nuk ka fuqi mbi vendimet në nivel kombëtar apo të anulojë ligjet kombëtare, ajo nuk është përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve të saj. Sapo të ketë dhënë vendimin, përgjegjësia kalon te Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, i cili ka për detyrë të mbikëqyrë ekzekutimin dhe të sigurojë që çdo kompensim është paguar.
Sigurimi i padisë
Botuar në Standard Online, 29 Maj 2014
Proceset gjyqësore civile mund të zgjasin në kohë. Gjatë kohës së procesit civil paditësit i lind e drejta që për të shmangur rrezikun që ekzekutimi i vendimit të bëhet i vështirë ose i pamundur të kërkojë sigurimin e padisë. Sigurimi bëhet me kërkesë të paditësit kur ai ka dyshimin se i padituri me veprimet e tij mund të kryejë veprime të tilla që mund të pengojnë dhe bëjnë të pamundur ekzekutimin e vendimit dhe përmbushjen e të drejtës së paditësit.
Sigurimi i padisë lejohet kur padia mbështetet në prova me shkresë, paditësi jep garanci në masën dhe në llojin e caktuar nga gjykata për dëmin që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë. Për shkak të ngutshmërisë dhe nevojës së kësaj mase, sigurimi i padisë mund të kërkohet edhe para ngritjes së padisë me kushtin që paditësi të ngrejë padinë brenda 15 ditëve. Sigurimi i padisë mund të lejohet për të gjithë padinë ose për një pjesë të saj që gjykata shikon se përmbush kushtet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile. Kjo masë lejohet për të gjitha llojet e padisë dhe në çdo fazë të gjykimit derisa vendimi të marrë formë të prerë. Sigurimi i padisë mund të jepet edhe gjatë gjykimit në Apel kur çështja po shqyrtohet prej saj.
Sigurimi i padisë bëhet:
-në sekuestrimin e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme si edhe për kreditë e debitorit.
-me anë të masave të tjera të marra nga gjykata.
Sekuestrimi i sendeve të paluajtshme bëhet duke urdhëruar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që të ndaloj shitjen e tyre. Sekuestrimi i sendeve të luajtshme bëhet duke i lënë ato në ruajtje të një personi fizik ose personi juridik. Ndërsa sekuestrimi i kredive të debitorit bëhet me anë te vendimit të gjykatës që urdhëron ngrirjen e depozitave bankare, të llogarive rrjedhëse e te tjerë. Masa të tjera të përshtatshme mund të përmendim për shembull sekuestron preventive që ka të bëjë me sekuestrimin e objektit të padisë.
Paditësi ose të paditurit i lind e drejta që gjatë kohës së sigurimit të padisë të kërkojë ndryshimin dhe zëvendësimin e masës së sigurimit të padisë. Gjykata mund të bëjë ndryshimin zëvendësimin apo heqjen e masës së sigurimit duke shqyrtuar kërkesën në prani të palëve.
Vendimi i gjykatës që vendos sigurimin e padisë, ndryshon ose heq sigurimin e padisë është i ankueshëm brenda 15 ditëve nga dhënia e vendimit. Ankimimi i vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij apo shqyrtimin e çështjes.
Masa e sigurimit shuhet kur paditësi nuk paraqet padinë brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës për sigurimin e padisë. Gjithashtu kur gjykata vendos refuzimin e padisë ose pushimin e gjykimit gjykata vendos heqjen e sigurimit të padisë e cila zbatohet kur vendimi të ketë marrë formën e prerë. Kur në vendimin përfundimtar padia pranohet, gjykata vendos edhe ligjërimin e sigurimit të padisë.
Masa e sigurimit të padisë është një masë e përkohshme dhe mund të ushtrohet pasi paditësi të marr përsipër rrezikun që në rast revokimi ose mosushtrimit të padisë të mbajë përgjegjësi për dëmet që mund të shkaktohen nga marrja e kësaj mase siguruese, duke shpërblyer dëmin palës tjetër kundër së cilës u vendos masa e sigurimit të padisë. Garancia e lënë i kthehet paditësit në qoftë se pala paditur brenda 15 ditësh pasi vendimi ka marrë forme të prerë nuk paraqet padi për shpërblimin e dëmit të ardhur nga kjo masë sigurimi.
Pronaret shqipëtarë në Kosovë të cilët shteti jugosllav u rrëmbeu pronat me ligje sllavo-komuniste prej vitit 1912-1999 nuk gëzojnë të drejtën të kërkojnë pronat e tyre dem baba dem pranë GJykates së Strasburgut.Pasiqë Kosova është shteti i vetëm postkomunist në evropë që nuk miraton ligjin për këthimin e pronave tek pronaret e ligjshëm.Në Kosoven tonë të pavarur bolshevikët shqipëtarë në krye të shtetit shesin për ca lekë tokat e pronarëve nëpërmjet AKP ,në vend që të ju këthejnë atyre..Revolucioni i kuq vazhdon në dëm të pronarëve lexhitimë shqipëtarë në Shqipëri ,Kosovë, mal të zi.maqedoni .Luginë të Presheves dhe në Qamëri.
Eshte nje ndihme mjaft konkrete per Pronaret e persekutuar nga regjimi pseudodemokratik.