Vendimet e Strasburgut për pronat, Naço: Plani ynë nuk dha efektet e duhura

Botuar në Gazetën Shqip, më 30 tetor 2014

“Janë 395 ankime dhe 64 vendime të ish-pronarëve në Gjykatën Europiane”

KLD-ja

“KLD nuk pranoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të 3 gjyqtarëve ku pasuria e tyre e pajustifikuar ishte dhjetëra dhe miliona euro”

Drejtësia

“Paraardhësi im nuk ma dorëzoi detyrën, por më la policin te dera. Pritet shumë shpejt të shpallet konkursi për dizajnin e  pallatit të drejtësisë”

Procedimet

“Nga shtatori 2013 deri më sot dhe janë dërguar rreth 24 kërkesa në KLD. Janë në proces dhe 10 procedime të tjera që pritet shumë shpejt t’i dërgohen KLD-së”

Nga HERION MESI

Qeveria shqiptare dështoi me planin e saj të veprimit lidhur me nisjen e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për kthimin dhe kompensimin e pronarëve, të cilët të drejtën e pronësisë e kanë fituar në Strasburg. Sipas të dhënave që ka Ministria e Drejtësisë që vijnë nga të dhënat e Avokaturës së Shtetit rezulton se deri në janar të këtij viti janë të paktën 64 vendime që presin nisjen e ekzekutimit nga qeveria shqiptare si palë humbëse në proceset gjyqësore përballë qytetarëve shqiptarë të zhvilluara në Gjykatën e Strasburgut, të cilët kanë fituar të drejtën e kompensimit të pronës së tyre.

Situata në Strasburg

gjykateQeveria shqiptare në qershor të këtij viti kërkoi nga Gjykata e Strasburgut shtyrjen e hyrjes në fuqi të vendimeve të saj për kthimin e kompensimin e pronave të pronarëve të ligjshëm, për shkak të faturës së madhe financiare që kanë këto vendime. I ftuar nga Komisioni i Ligjeve për të raportuar lidhur me progres-raportin e KE-së për vitin e kaluar, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deklaroi se strategjia e qeverisë për çështjen e pronave që u paraqit në Straburg nuk dha efektet e dëshiruara nga pala shqiptare. “Në progres-raport shprehen qartë rritjet që janë bërë gjatë këtij viti, përveç mangësive të tjera në lidhje me të drejtën e pronës. Sigurisht që progres-raporti dhe reforma e së drejtës të pronës është një çështje e ndërlidhur me shtetin e së drejtës për të nxitur investimet dhe zhvillimin ekonomik, dhe sigurisht që strategjia e pronës e vitit 2013, plani përkatës i veprimit nuk dha ato efektet e duhura që ne do të dëshironim që të kishte në këtë drejtim”, tha Naço. Duke pohuar që gjatë këtij viti qeveria shqiptare nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe në këtë drejtim, ministri Naço u shpreh se të paktën ajo që është premtuar nga qeveria është realizuar. Naço tha se ka përfunduar i gjithë dixhitalizimi i inventarizimit të të gjitha dosjeve të pronave të shqiptarëve që nga viti 1993 që administraohen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. “Gjatë këtij viti ne nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe, por besoj se atë që kemi thënë e kemi mbajtur. Ne gjatë këtij viti jemi munduar në projektin e inventarizimit të të gjitha dosjeve, të cilat konsistojnë në nxjerrjen e një informacioni në lidhje me vendimmarrjen nga viti 1993 deri më sot për të gjitha dosjet e administruara në arkivin e AKKP-së. Sot që flasim, të gjitha vendimet i kemi të skanuara dhe të dixhitalizuara. Dhe tani po nxjerrim vlerën e faturës financiare që duhet t’u paguajë qeveria këtyre ish-pronarëve. Pra atë që është folur në këto 20 vjet e kemi bërë vetëm në një vit”, tha Naço. Ndërsa duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetes së PS-së, Vasilika Hysi, lidhur me vonesat e zbatimit të vendimeve të kësaj gjykate nga pala shqiptare, ministri i Drejtësisë bëri me dije se janë gjithsej 395 kërkesa që pritet të shqyrtohen nga Gjykata e Strasburgut. Sa u përket shifrave në këtë drejtim, sipas dhe të dhënave që ka Ministria e Drejtësisë në lidhje me të dhënat zyrtare që merr nëpërmjet Avokaturës së Shtetit unë mund t’ju them që kërkesa në Strasburg janë 395, pra duke marrë të dhënat e janarit 2014. Në lidhje me çështjet që janë duke u shqyrtuar në Gjykatën e Strasburgut janë 64 raste të komunikuara në janar 2014, që i referohen mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronës; 16 raste të komunikuara në shtator 2014 kanë të bëjnë me shkelje të nenit 6/1 dhe 13 të Konventës për të Drejtat e Njeriut për mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimit të tyre me burgim; 8 çështje janë penale, ku 2 prej tyre janë për procedura të parregullta që lidhen me dhunën në familje, dhe 6 çështje të tjera ku qeveria shqiptare është palë e tretë. Pra kjo është gjendja me vendimet e Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh ministri Nasip Naço.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, Posts in Shqip nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s