Botuar në Ballkanweb.com më 2 Tetor 2014
SHKODER- Gjykata e Shkodrës caktoi sot masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e ALUIZN-it në Shkodër dhe përgjegjësin e sektorit të legalizimeve.
Bëhet fjalë për shtetasit B. Kastrati dhe R. Beci, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013 në kundërshtim me ligjin, ndërsa legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe.
Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga forcat e policisë të qarkut Shkodër mbrëmjen e sotme.