Ardhja e Papa Franceskut, pronarët: Shpresojmë në ringjalljen shpirtërore të politikanëve mëkatarë

Botuar në Gazetën Telegraf më 21/09/2014

VTë gjithë shqiptarët presin me padurim të dëgjojnë Meshën e Madhe dhe të Shenjtë të Hirësisë së tij, Papa Françesku në Tiranë. Këtë meshë historike në mënyrë të veçantë e presin pronarët e grabitur me ligjet e diktaturës komuniste dhe të rigrabitur dhe nëpërkëmbur nga postkomunizmi.

Anarkia e pronës është problemi më shqetësues i shoqërisë shqiptare që politikanët prej 24 vjetësh për shkaqe të ndryshme po e anashkalojnë.

Nëse prona e grabitur nga diktatura, në shumicën e territorit të Shqipërisë u kthye tek i zoti, që në vitin 1991, për pronarët e zonave turistike bregdetare, prona u përvetësua nga oligarkia politike. Prej vitit 1991 pronat e zonave turistike nuk janë kthyer tek i zoti. Politikanët dhe deputetët e që kanë përfituar padrejtësisht këto prona në zonat turistike, flasin për kompensim dhe legalizime, sepse kanë interesa ta mohojnë kthimin fizik. Me ligje që janë antikushtetuese ose Nul, që nga fillimi, oligarkia dhe klanet e politikës kanë përvetësuar në zonat turistike prona, që me kohë duhet të ishin kthyer tek i zoti. Asnjë nga okupatorët e atdheut tonë në këto 600 vjet, nuk na e ka mohuar në mënyrë kaq të shëmtuar pronën e trashëguar sa qeveritë e periudhës së pluralizmit korruptiv.

Institucionet vendimmarrëse, deputetët, politikanët dhe Gjykata Kushtetuese duke shkelur parimet morale dhe zakonore shqiptare, parimet e Biblës dhe Kuranin e Shenjtë, detyrimet kushtetuese të vitit 1991 dhe Kushtetutën në fuqi mbyllin sytë, në emër të interesave klanore të maskuara si demokraci. Një fjalë e Hirësisë së tij, Papa Françesku, pikërisht ashtu siç thuhet në Biblën e Shenjtë do të jetë drita e të vërtetës për t’i dhënë fund vuajtjes 45 vjet + 23 vjet, të popullit shqiptar të shumëvuajtur.

Ne jemi një popull autokton i lashtë dhe shumë i lashtë në trojet tona pellazgo-iliro-arbërore. Koha zero e historisë tonë nuk mund të fillojë me aktin e pronësisë që do të na jepet nga mëkatarët, që politikën e kanë shfrytëzuar për tu pasuruar. Me kthimin e pronës tek i zoti, mbyllet cikli i korrupsionit postkomunist dhe ringjallet demokracia e mohuar. Vetëm duke korrigjuar gabimet e qeverive PD-PS nga 1991-2013, që me parulla për demokraci kanë realizuar korrupsion dhe kleptokraci do të fillojë koha zero e demokracisë. Ne dhe shoqata kombëtare “Pronësi me Drejtësi” kemi ofruar zgjidhjen dhe e kemi bërë atë publik në sitin www.defendingproperty.com, por zëri ynë nuk është vlerësuar nga institucionet vendimmarrëse duke zgjatur jetën e anarkisë së pronës.

Gazeta “Telegraf” në mënyrë konstante ka sensibilizuar për pasojat e mos respektimit të së drejtës së pronës në Shqipëri. Disa deputetë të djathtë dhe të majtë, përfshi dhe vetë Kryeministrin z. Edi Rama, në kohë të ndryshme, kanë deklaruar në media dhe në Kuvendin e Shqipërisë se pas vitit 1991, për shkak të anarkisë së titujve të pronësisë në Shqipëri, janë vrarë mbi 8000 njerëz. Sipas Shoqatës mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjakrave, vetëm në Qarkun e Vlorës ka 2965 ngujime, në vitin 2005 kanë ndodhur 124 vrasje, në 2006 kanë ndodhur 70 vrasje, në 2007 kanë ndodhur 75 vrasje, në 2008 kanë ndodhur 87 vrasje, në 2010 kanë ndodhur 118 vrasje, në 2011 kanë ndodhur 124 vrasje, në 2012 kanë ndodhur 125 vrasje dhe në 9 mujorin e parë të 2013 janë regjistruar 100 vrasje për pronën.

Vetëm kur prona të kthehet tek i zoti dhe secili të marrë pronën e tij të trashëguar, do të fillojë të realizohet industria e turizmit, do të kenë rezultat investimet serioze, afatgjata, veçanërisht ato të huajat siç është shprehur zonja Merkel.

Prona e trashëguar e dhunuar kaq barbarisht nga qeveritë 1991-2014 rregullohet shumë shpejt nëse ka vullnet politik që të funksionojë shteti ligjor.

Me meshën historike të Papës së Shenjtë në Tiranë, ne kemi shpresën e ringjalljes shpirtërore që politikanët mëkatarë dhe çdo qytetar mëkatar të kuptojë se secili në pronë e tij dhe në të drejtën e tij për pronën e trashëguar, është themeli i harmonisë me ndërgjegjen e tij, me të drejtën dhe me Zotin. Fjala e interpretuesit të Perëndisë do të jetë si katalizator që shoqëria shqiptare të kthehet drejt të mirës. Fjala e shenjtë do shërbejë që të ndërpritet vargu i gjatë i vetëgjyqësisë, të mijëra vrasjeve dhe qindra mijë familjeve të ngujuara, të gjitha të shkaktuara për shkak të pronës. Të gjitha këto do të sensibilizojnë ndërkombëtarët dhe brenda vendit do të rrisin harmoninë sociale, besimin tek shteti dhe do të sjellin zhvillimin ekonomik.

MIRSEVJEN NË TIRANË DHE QOFSH I BEKUAR PAPA FRANÇESKU! 

Nga Kryesia e Shoqatës “Bregdeti”


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Advertisements
Ky zë u postua te Posts in Shqip dhe u etiketua me nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s