OSBE bënë skanerin 1-vjeçar të qeverisë. Rilindja mes kulaçit dhe kërbaçit

Shkëputur nga artikulli botuar në Gazetën Telegraf më 19/09/2014

osceRaport përpara këshillit të përhershëm në Vjenë nga kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Dje Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, paraqiti  në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë  raportin vjetor të qeverisë së Rilindjes që u dekretua më 15 Shtator 2013.  Sipas Kreut të OSBE-së, koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste (PS) Edi Rama dhe nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Ilir Meta, e mori detyrën në shtator 2013. Qeveria zhvilloi një vizion ambicioz të reformave që nevojiteshin për të përmirësuar gjendjen politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe për të shënuar përparim të mëtejshëm në qëllimin parësor të politikës së jashtme, atë të integrimit evropian. Në përgjithësi, qeveria ndërmori një qasje të strukturuar dhe proaktive, duke zhvilluar plane veprimi strategjike 100 dhe 300-ditore, si dhe duke bërë përpjekje të lavdërueshme për të qenë transparente lidhur me rezultatet e zbatimit të tyre. Mandati i gjerë dhe fleksibiliteti relativ i Prezencës së OSBE-së mundësuan partneritetin e hershëm në veprimtari dhe nisma, duke i dhënë shtysë dhe qëndrueshmëri punës së institucioneve.

Përpjekja e suksesshme për të rivendosur kontrollin në Lazarat, qendra famëkeqe e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, është pasuar nga operacione të ngjashme në zona të tjera të vendit dhe që çuan në arritjen më domethënëse gjatë periudhës së raportimit: vendimin e Këshillit Evropian, në qershor 2014, për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Megjithatë, përparimi në kapërcimin e sfidave dhe përmbushjen e aspiratave themelore të Shqipërisë – sidomos lufta kundër korrupsionit – do të kërkojë një program ndryshimi të thellë, afatgjatë, gjithëpërfshirës dhe konsensual. Tani për tani, interesat e ngushta partiake dhe mosbesimi i thellë mes blloqeve politike vijojnë të mbizotërojnë. Ky ka qenë thelbi i mesazheve që Prezenca i ka dhënë udhëheqjes politike të të dyja palëve, i cili është përforcuar nga veprimtaritë e vijuara diplomatike dhe programore për të punuar së bashku me të gjithë aktorët dhe për të mbështetur bashkëpunimin mes tyre.

……

Reforma e pronës

mbetet një çështje themelore për Shqipërinë, pasi pasiguria juridike e të drejtave të pronarëve pengon zhvillimin ekonomik dhe ushqen problemet sociale. Qeveria e ka shpallur zgjidhjen e çështjes së pronës ndër përparësitë e saj kryesore, por duhet ende të zhvillojë një strategji. Një qasje e konsoliduar, konsensusi kombëtar dhe qëndrueshmëria e kornizës institucionale dhe ligjore janë të domosdoshme për suksesin e kësaj reforme. Në një zhvillim pozitiv, megjithëse të kufizuar, për transparencë në procesin legjislativ, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) nisi të shqyrtojë të gjitha aplikimet për legalizim, përcaktoi çmime reference të tregut për tokat e zëna dhe rriti transparencën e vendimeve të saj.

…..

Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s