“Malli i grabitur t’i kthehet të zotit!”

Botuar në Gazetën Telegraf më 16/09/2014

papa franceskuPronarët i luten Hirësisë së Tij, Papa Franceskut

Populli shqiptar  po e pret vizitën Tuaj në vendin tonë, si një nga ngjarjet më të mëdha që do t’i shërbejë në të mirë të tij. Populli ynë, edhe pse tre çerekët e tij janë myslimanë, katolicizmin dhe Vatikanin i ka respektuar pa masë. Priftërinjtë katolikë kanë një rol të madh në zhvillimin e vendit, veçanërisht në lëmin e arsimit dhe të kulturës në Shqipëri. Vatikani çmohet shumë për luftën që ai bëri për shkatërrimin e mortajës më të keqe që pllakosi Botën si dhe komunizmin. Populli ynë çmon shumë përkushtimin Tuaj që tregoni për ata  që vuajnë nga lufta për shkaqe fetare, si dhe për ata që janë në gjendje të mjeruar ekonomike. Në vendin tonë jetojnë rreth  300 000 njerëz në mjerim, janë të persekutuarit e regjimit komunist. Gjatë komunizmit, jeta e tyre ka qenë shumë herë më e keqe se jeta e skllavit. Si kundërshtarë politikë të komunizmit dhe, sepse ishin pronarë: 6 000 persona u pushkatuan, 24 000 u burgosën, rreth 90 000 kaluan jetën në internim, në kampet e punës. Më 1991 komunistët i nxorën nga burgjet dhe i liruan nga internimet, por vetëm kaq. Ata morën pushtetin ekonomik dhe politik. Ata grabitën pasurinë që ishte në magazinat   e shtetit, tokat e pronarëve legjitim. Vetëm duke vjedhur u bënë pasanikë të mëdhenj. Të përndjekurit dhe sot jetojnë në mjerim. Të paktën, t’i kishin kthyer pronat e tyre. Një grup pronarësh po i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë që të abrogojë Ligjin famëkeq 7501, që i merr pronat e tyre dhe ia jep një tjetri. Shpresojmë shumë në atë çka thotë Bibla: “O Zot, ktheja pronën atij që ia kanë marrë padrejtësisht!”. Me shpresën te i madhi Zot, ju do të bëni diçka për këto njerëz, që prej 70 vjetësh jetojnë në mjerim.


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Ky zë u postua te Posts in Shqip nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s