Ligji 7501, genocit mbi pronarët legjitim

Botuarn në Gazetën Telegraf më12/09/2014

bishqemPronarët e Elbasanit kërkesë Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e ligjit antipronar

Pronarët e qytetit të Elbasanit i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese abrogimin e Ligjit 7501, i cili shkel të drejtat e pronarëve legjitimë. Kërkesa bëhet nga familjet Bishqemi, Lamçja, Deliu dhe Kela, të cilët tregojnë për “Telegraf” se edhe pse janë pronarë të qindra-mijërave hektarë tokë dhe mijërave rrënjë ullinj, (pasuri e krijuar nga puna e disa brezave), prej vitesh bredhin gjykatave për njohjen e pronësisë sipas tapive origjinale. Këto familje e quajnë genocit mbi pronarët Ligjin 7501, prandaj kërkojnë me forcë abrogimin e tij. Kërkesa e tyre bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronësisë si dhe në Kartën e të Drejtave të Njeriut të Helsinkit. Pronarët e Elbasanit e ndjejnë për të dytën herë diskriminimin e shtetit të tyre, një herë kur shteti komunist ua konfiskoi pasuritë dhe i quajti “kulakë”, duke i demaskuar dhe dhunuar si “armiq të klasës” dhe sërish me Ligjin 7501, kur tokat e tyre ua shpërndau, pikërisht, atyre që i spiunuan dhe i survejuan gjithë vitet e shtetit komunist.

Edhe pse kanë vuajtur gjatë sistemit komunist, ata përsëri e shohin atë regjim si më të drejtë, pasi pronat e tyre u shtetëzuan nëpërmjet Reformës Agrare në 1946, por as bliheshin dhe as shiteshin. Ndërsa Ligji 7501 ua dha tokat e tyre hajdutëve me të drejtën e shitjes. “Shumica e banorëve të fshatit që kanë përfituar nga Ligji 7501 kanë zbritur në qytet dhe kanë dhënë tokat tona me qira. Ndërsa banorët e zonave malore kanë përfituar dy herë, pasi duke zbritur në zonat fushore, me ardhjen e demokracisë, kanë përfituar tokë me Ligjin 7501, ndërsa në fshatrat e tyre të origjinës toka u nda sipas tapive të vjetra”, shprehen pronarët elbasanas. Në arsyetimin e tyre ata nuk kanë lënë pa përmendur mijëra të vrarë dhe familje të ngujuara për shkak të Ligjit 7501. Ndaj për ta abrogimi i Ligjit 7501 do të zgjidhte një herë e mirë çështjen e pronave dhe do të çlironte shtetin nga fatura prej miliarda eurosh. Ata mendojnë se një nga zgjidhjet mund të jetë dhe marrëveshja për shit-blerjen e tokave midis pronarëve të vërtetë dhe atyre të Ligjit 7501, pasi ata kanë mbi 20 vjet që përdorin tokat e pronarëve të vërtetë dhe kanë nxjerrë përfitimet e duhura prej tyre. Ose në të kundërt të paguajnë taksën e përdorimit te i Zoti.

Familja Bishqemi

Kjo familje është pronare e mijëra rrënjë ullinj dhe dhjetëra hektarë tokë në fshatin Bishqem. Për të mbrojtur këto prona Shefqet dhe Tasim Bishqemi luftuan me armë në dorë. Pasi pushkatuan Tasimin dhe dënuan me dhjetëra vjet burg Shefqetin, bashkë me gjithë pasuritë e tjera komunistët i konfiskuan ullinjtë dhe tokat në Bishqem. Me rënien e komunizmit, anëtarët e familjes Bishqemi, menduan se do të rifitonin pasuritë e humbura, por Ligji 7501 ua preu shpresat. “A e dini se një familje që ka marrë rreth 100 rrënjë ullinj nga prona jonë në vitin 2012 bëri rreth 950 kg vaj, vlera e të cilit arrin në 5 000 dollarë dhe i pagoi shtetit një taksë vetëm 30 dollarë? Ky është ligji 7501”, shprehen ata në kërkesën e tyre.

Familja Lamçja

Familja Lamçja ka me dokumente të rregullta rreth 400 hektarë tokë në fshatin Malasej, të cilën komunistët ia konfiskuan. Djali i shtëpisë Emin Lamçja luftoi në vitet e pasçlirimit me pushkë në dorë me komunistët dhe i pafuqishëm për t’i mposhtur, u arratis dhe vdiq në mërgim. Djemtë e tij e kaluan gjithë jetën në internim, ndërsa i vëllai bëri dhjetëra vite burg. E gjithë familja kishte vulën e “Kulakut”. Për ironi të fatit Ligji 7501 ua dha tokën atyre që në kohën e Komunizmit i survejuan, spiunuan duke i futur në burg dhe në çdo mbledhje që bëhej në fshat i demaskonin si armiq të klasës.

Familja Deliu

Kjo familje ka qindra rrënjë ullinj dhe dhjetëra hektarë tokë të konfiskuara dhe nga Reforma Agrare në 1946 dhe nga Ligji 7501 në 1991-n. “Enveri na i mori tokat, por ato ishin pronë e shtetit, toka as shitej dhe as blihej, ndërsa 7501-i i dha tokat hajdutëve me të drejtën e shitjes. Vetëm për të nxjerrë dokumentet harxhuam një mal me para. Nuk dimë nëse ka vend tjetër në botë që t’i marrë pronarit legjitim pronën dhe t’ia japë dikujt pa para?”, pyesin anëtarët e kësaj familje.

Familja Kela

Kjo familje ka në zotërim me tapitë e vjetra të Mbretit Zog disa hektarë tokë dhe qindra rrënjë ullinj. “Pushtetarët nuk duan t’ia dinë për këto tapi që ne zotërojmë, pasi të ndihmuar nga Ligji 7501 kërkojnë t’i marrin këto pasuri në emrin e tyre. Prej shumë vitesh luftojmë nëpër gjyqe për të marrë pronësinë sipas tapive të vjetra”, deklarojnë ata.

 

Kompensim qesharak; 1 m2 = 5 kg rrush

Shteti merr përsipër të kompensojë pronarët në vlerë lekësh. Sipas pronarëve elbasanas çmimi për një metër katror është i barabartë me 5-6 kg rrush. Por, edhe pse çmimi është qesharak, vlera e lekëve që shteti duhet t’u paguajë pronarëve arrin në vlerën e miliarda eurove dhe, sipas ekspertëve, pronarët duhet të presin 1500 vjet për të marrë paratë e kompensimit. Por, pronarët, në të vërtetë, nuk duan asnjë lloj kompensimi, ata, thjesht, duan tokën e tyre.

Pjesë nga Kushtetuta e Shqipërisë

Neni 4, pika 1

E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit

Neni 11, pika 2

Prona private mbrohet me ligj

Neni 15

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe të padhunueshme

Neni 17, pika 2

Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut

Neni 41, pika 1

E drejta e pronës private është e garantuar

Pika 2

Prona fitohet me dhurim, me trashëgim, me blerje

Nga Ledjana Saliu

Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities dhe u etiketua me , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s