Qato: 8,343 dosje pronarësh për shqyrtim

Botuar në Gazetën Shqiptare Online, 21/7/2014

Nga Lorenc Rabeta

Zbardhja e plotë e arkivave të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) ka nxjerrë në pah se numri i dosjeve për shqyrtim është shumë më i madh nga ç’raportohej deri tani. Sipas drejtoreshës së AKKP-së, numri i saktë i pretendimeve për kthim-kompensim në pritje për shqyrtim është 8,343. “Prej kohësh, rëndom nëpër media thuhet që dosjet në pritjet për kthim ose kompensim janë diku te 5-6 mijë. Pas zbardhjes së të gjitha vendimeve dhe të gjitha aplikimeve nga ana e pronarëve, them me saktësi se shifra e plotë është 8,343 dosje”, – sqaron në një prononcim ekskluziv për “Gazetën Shqiptare”, Sonila Qato.

Regjistri

Zbardhja e plotë e numrit të dosjeve ka ardhur si pasojë e krijimit të Regjistrit Themeltar të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas drejtoreshës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, regjistri përmban të dhënat e dixhitalizuara të të gjitha dosjeve të arkivës së AKKP-së, por edhe regjistrimin e të gjitha vendimeve të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit – Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit, si dhe vendimeve të AKKP-së nga viti 1993 deri më sot. Qato shpjegon gjithashtu, se gjatë procesit të regjistrimit të vendimeve janë zbuluar plot 5457 dosje, të cilat qenë arkivuar por nuk qenë marrë asnjëherë në shqyrtim nga AKKP-ja. “Këto dosje mbaheshin të mbyllura nëpër sirtarë apo të lëna prej 8 vitesh pa shqyrtim në pseudo arkivën e institucionit. Do të korrigjojmë qëndrimin e deritanishëm të Agjencisë, duke i trajtuar të gjithë pronarët në mënyrë të barabartë. Në muajin shtator, Agjencia do të nxjerrë për shqyrtim nga arkiva 5457 dosjet të cilat nuk shqyrtoheshin nga administrata”, – thotë Qato.

Të dhënat publike

Qato sqaron më tej, se regjistri përmban gjithashtu edhe të dhënat mbi sipërfaqet e kthyera dhe sipërfaqet e kompensuara në rastet e dosjeve me vendime; llojin e pasurisë së pretenduar, njohur, kthyer dhe kompensuar. Sipas saj, regjistri do të bëhet publik në faqen zyrtare të AKKP-së sapo të finalizohet informacioni që do të publikohet bazuar në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, sqaroi më tej kreu i AKKP-së. Më tej, Qato shtoi se objektivi i institucionit është shkëputja nga vlerësimi klientelist i këtyre dosjeve drejt një vlerësimi të integruar me interesat publike të shtetit dhe të harmonizuar me kërkesat e pronarëve. Sa për zgjidhjen e problemit të numrit të madh të dosjeve, Qato shpjegoi se AKKP-ja ka ndër mend të dërgojë si propozim në qeveri një platformë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi. “Opsioni më i mirë për shqyrtimin e këtyre dosjeve është ndarja e tyre sipas qarqeve përkatëse, duke u bazuar në një vendimmarrje të unifikuar dhe të përqendruar në njësinë më të vogël administrative, duke e mbyllur këtë proces njëherë e mirë për këtë njësi. Sigurisht që, çdo platformë që do të propozohet do të dalë mbas këshillimeve me ekspertët e fushës dhe grupet e interesit”, – thotë Qato.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s