Pronat, Këshilli i Europës shtyn me një vit afatin

Sipas Gazetës Panorama të 8 qershor 2014, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka pranuar dje kërkesën e Qeverisë Shqiptare për të shtyrë me një vit afatin e shqyrtimit të dosjeve të ish-pronarëve që cilët janë ankimuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.Vendimi i Këshillit të Europës konsiderohet politik dhe, si i tillë, që të ketë fuqi ligjore, duhet të adoptohet nga Gjykata për të drejtat e Njeriut në Strasburg. Lexo më shumë…

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, Posts in Shqip nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Pronat, Këshilli i Europës shtyn me një vit afatin

  1. Pronaret,
    Ne te gjitha keto shtete te BE-se, por edhe ne mbare boten, nuk ka ndodhur qe shteti ti marre pronen e trasheguar pronareve dhe tja u jape disa qytetareve te tjere me nje ligj absurd 7501, duke injoruar te drejten themelore te percaktuar nderkombetarisht. Kjo do te thote qe nga Shtetet perendimore antare te BE behet demagogji lidhur me te drejtat e njeriut. Si mund te pranojne kete lloje shteti qe qytetareve te tij u merr forcerisht pronen, qe nuk zbaton kushtetuten e vendit te tij dhe qe ben lloje lloje mashtrimesh KiE-se, per te shtytur afatet Gjykates se Strasburgut qe te fitoje kohe per mashtrime te tjera e per ta cuar deri ne shuarje te drejten e prones. Perendimoret duhet te kuptojne se Qeveria Shqipetare me kete mentalitet qe ka, jo per shtet ligjor qe nuk mund te behet fjale, por ne Shqiperi nuk zbatohet as kanuni . Jane 8000 vete te vrare nga konfliktet per pronen. Jane 3000 familje te ngujuara nga gjakmarrja, jane gati per vetegjyqesi dhjetra mijera familje qe u kane marre pronen, token , Ne Shqiperi Shteti eshte pronar i gjithckaje, etj etj te zeza qe te vjen turp ti tregosh. Pra kjo eshte Shqiperia qe mburret Kryeministri se i ka permbushur kushtet per ne BE

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s