Për kthimin fizik të pronave konform detyrimeve të Kushtetutës së Republikës

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATAVE TE PRONARËVE

Tiranë, 30 maj 2014

Duke marrë shkas nga anarkia në të cilën ndodhet aktualisht problemi i pronave në Shqipëri, Shoqata Bregdeti, Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier), u mblodhën së bashkupër të diskutuar lidhur me situatën anarkike e kleptokratike me pronat, si rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës së Republikës, për kthimin e pronës pronarëve trashëgimtarë.

Në kuvënd u shpreh shqetësimi se Qeveria, nuk po zbaton nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës, të cilët sanksionojnë të drejtën e njohjes dhe kthimit fizik të pronës së trashëguar, por në mënyrë arbitrare vazhdon të zbatojë standarde të shumëfishta, duke e futur popullin në konflikt të përjetshëm me njëri tjetërin.

Argumenti i Qeverisë RAMA se: “ atyre që kanë gati çerek shekulli që po e punojnë tokën (dmth pronarëve të rinj ), do tua japim pronë në bazë të 7501-shit” përveç se është antikushtetues është edhe i padrejtë. Po ne pronarët që këtë tokë e kemi trashëguar e punuar në shekuj, si dhe kemi çerek shekulli që po e kërkojmë – a nuk paskemi shumëfish të drejtë ?

Kompensimi i pronarëve trashëgimtarë, realisht është një absurditet, sepse siç u shpreh edhe Drejtori i Bankës Botërore Z.Lahi, “Kompensimin e pronave në Shqipëri, s’ka buxhet që e përballon…”, ose siç u shpreh Zv/Minitri Peçi në Komisionin e Ligjeve se: “ …nëse vazhdohen të jepen vendime të tilla nga Strasburgu, atëherë rrezikohet falimentimi i shtetit Shqiptar”. Ndërkohë që është e sigurt, se nëse toka kthehet tek pronari që e trashëgon, detyrimi financiar i kompensimit bëhet ZERO.

Po ashtu, edhe Verifikimi i titujve të pronësisë është i pavlefshëm dhe mashtrimi qëllimshëm, sepse do të thotë “që pronarët të shpresojnë tek ligji 7501 dhe mos ndoshta është bërë ndonjë gabim nga komisioni vendor i ndarjes së tokës, që të mund të marrin disa metra, nga toka e tyre, si lëmoshë ” !.

Është një fakt tashmë i njohur nga të gjithë, se aktualisht toka në Shqipëri nuk ka tituj pronësie komform Kushtetutës. Për këtë arësye për konflikte pronësie, deri tani janë vrarë mbi 8000 persona. Këtë e ka deklaruar në Kuvënd vetë Kryeministri Z. Rama. Njëherësh ish kryeministri Sali Berisha, ideatori e zbatuesi i anarkisë post komuniste me pronën, ka deklaruar publikisht se “Klasa Politike Shqiptare ka GABUAR me ligjin 7501”.

Shoqatat “Bregdeti”, “Pronësi me Drejtësi” dhe “Dukati” denoncojnë publikisht dhe i konsiderojnë të papranueshme të gjitha aktet ligjore që kanë dalë për pronat në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe veprimet e fundit të Qeverisë për të pajisur me çertifikata pronësie pseudopronarët e fabrikuar nga zbatimi i ligjit antikushtetues 7501.

Ne, iu bëjmë thirrje edhe një herë Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit e gjithë Institucioneve të tjera qëndrore, që të ushtrojnë përgjegjësitë dhe detyrimet që iu ka ngarkuar kushtetuta, sipas neneve 41 dhe 181, lidhur me të drejtën e pronësisë. Për këtë Shoqatat tona e kanë dhënë me kohë zgjidhjen nëpërmjet Projektligjit që i kanë ofruar Qeverisë dhe gjithë Institucioneve të tjera, i cili zgjidh përfundimisht problemin e pronave, mbyll korrupsionin dhe eliminon faturën financiare për kompensim. Projektligji dhe dokumenta të shumta që ju janë dërguar politikanëve, ambassadorëe dhe institucioneve ndërkombëtare në shqip dhe anglisht, janë publikuar në internet në adresën http://www.defendingproperty.com

Shoqatat Bregdeti, Pronësi me Drejtësi dhe Degët e Shoqatës Dukati në Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier, i drejtohen përsëriAmbasadës Amerikane në Tiranë, Delegacionit të Bashkimit Europian, Prezencës së OSBE-së, Komisionit Europian, Këshillit të Europës, si dhe gjithë Ambasadorëve të vëndeve të Bashkimit Europian në Tiranë, që marrëdhëniet me Qeverinë Shqiptare t’i kushtëzojnë me zbatimin e Kushtetutës së Republikës për kthimin fizik të pronës.

Tratativat më të fundit të Qeverisë për të bindur Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për shtyrjen e afatit të gjobitjes së radhës të Qeverisë Shqiptare, me pretendimin se na duhet edhe një vit që të nxjerrim faturën e kompensimit të pronarëve është një veprim absurddhe sa për të shtyer zgjidhjen e problemit, sepse fatura tashmë dihet është me dhjetra miljardë Euro, përvec gjobave të papërballueshme.

Për mijëra familje autoktone të zonës bregdetare Vlorë-Sarandë, Zgjidhja e vetme e çështjes së pronës është “Kthimi fizik i Pronës”, pra zbatimi i nenit 181 të Kushtetutës, i cili përcakton: “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, brënda 2-3 vjetësh, duhet të ndryshojë ligjet për pronat, që kanë dalë para kësaj Kushtetute, duke i përshtatur sipas nenit 41 të Kushtetutës”, sipas të cilit prona fitohet me dhurim, me blerje ose me trashëgim…”

Prandaj sot, Kuvendi dheQeveria Shqipëtare, kanë rastin historik të shkëputen nga tradhëtia Kombëtare, në të kundërt, ne deklarojmë se jemi tërësisht të vendosur të përshkallëzojmë veprimet në mbrojtje të së drejtës kushtetuese, për kthimin fizik të pronave që na kanë lënë trashëgim të parët tanë.

Nëse, nuk do të korigjohet situata e deri tanishme e pronësisë,do të thotë që si alternativa të mbeten zgjidhja konfliktuale dhe ajo gjyqësore nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut.

Shoqata Bregdeti,

Shoqata Pronësi me Drejtësi,

Shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës,Vlorë, Fier)

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s