Skandali me pronat në Elbasan, familjarët denoncojnë grabitjen e trashëgimisë

Skandali me pronat në Elbasan, familjarët denoncojnë grabitjen e trashëgimisë

Botuar në Gazetën Telegraf nga Artur AJAZI më 12/05/2014

17 vjet gjyqeve për pronën e ligjshme prej 31 mijë m2, e barabartë me 6.2 milionë euro

Një tjetër skandal është zbuluar dhe denoncuar nga qytetarët lidhur me grabitjen e pronave, truallit dhe trojeve të ish-pronarëve në Elbasan. Sipas familjarëve të familjes Osmanaj (Çollaku) dhe Gripshi, “skandali me pronat e familjes sonë, të quajtura “Arat e Gjata”, prona e trashëguar nga gjyshërit tanë, ka nisur 17 vjet më parë, kur bashkia e asaj kohe dhe Komisioni Kthimit Pronave, Hipoteka dhe zyrtarët e institucioneve të shtetit, duke bashkëpunuar me persona që nuk kishin lidhje fare me pronat tona, nisën falsifikimin dhe grabitjen e mijëra metrave truall, në ullishte, arat e gjata, në fshatin Jatesh dhe shumë vende të tjera, ku shtrihen pronat tona”.

Të ndodhur para sfidave të tilla dhe sorollatjeve familja Gripshi dhe Osmanaj, nisën odisenë e gjyqeve, trokitjeve në dyert e bashkive, komunave, Hipotekave dhe KKP, duke marrë prej anden nënqeshje dhe mashtrime. Trojet e tyre, nisën të tjetërsohen, sipas dëshirave të zyrtareve dhe sekserëve të tyre, madje, duke i regjistruar edhe në Hipotekë. Ortakë në grabitjen e mbi 31 mijë metrave katrore truall, u bë sipas deklaratave që kanë dhënë familjarët e cenuar, Prokuroria e Elbasanit dhe Gjykata, noterët dhe avokatët. Ata bashkëpunuan ngushtësisht me sekserët dhe zyrtarët që nisën grabitjen e trojeve të ish-pronareve. Sipas dëshmive të trashëgimtarëve të familjeve Çollaku, Osmanaj dhe Gripshi: “Gjyqtarët, noterët dhe prokurorët e rrethit të pas vitit 2000, nuk ndërmorën asnjë hap ligjor, nuk hapën asnjë çështje penale ndaj grabitësve të trojeve tona, duke u bërë palë me ata, që grabitën pronat tona”. Dosjet e mbushura me denoncime, familja Gripshi dhe Osmanaj, e ka nisur tashmë drejt zyrës së Kryeprokurorit Llalla, duke mos ngurruar të deklarojnë se: “Dosjen tonë ashtu si qindra dosje do ta nisim drejt Strasburgut”. Sipas llogarive, dy familjeve Çollaku dhe Gripshi i janë grabitur deri tani mbi 31 mijë metra katrore troje, prona të ligjshme, plus dëmeve financiare, e barabartë kjo me vlerën e rreth 6.2 milion eurove. Ata me të drejtë pyesin se, kush do ta paguajë këtë faturë, ish-kryetarët e bashkive, ish-shefat e KKP, ish-drejtuesit e Hipotekës, apo ish-prokurori dhe gjyqtaret e molepsur në grabitje pronash ne Elbasan. Kjo pyetje i shtrohet gjithë atyre që kanë marrë sipas përfaqësuesve të familjes Çollaku, Osmanaj dhe Gripshi “damkën e grabitjes së pronave tona”. Ata u shprehën se: “ asnjëherë nuk jemi përkrahur nga zyrtarët e shtetit, asnjëherë, nuk jemi vlerësuar kur kemi trokitur dhe denoncuar shkeljet ligjore, as në Hipotekë, as në Gjykatë dhe Prokurori, pasi ata ishin mbrojtësit e grabitësit të pronave. Kryeministri dhe Kryeprokurori Llalla, Presidenti Nishani, duhet të nisin pa asnjë vonesë operacionet e ndëshkimit ndaj atyre që prej 17 vitesh kanë kryer grabitjen e pronave tona dhe jo vetëm të familjes tonë, por edhe të dhjetëra familjeve fisnike të Elbasanit”. Në gjithë këto vite, ish-pronarët e Elbasanit (dhe jo vetëm ata) janë sorollatur, fyer dhe poshtëruar nga bashkiakë, noterë falsifikatorë, regjistrues pronash prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët janë bashkëpunëtorë të rrjetit zinxhir të vjedhjes së pronave. Vetëm nga llogaritja e grabitjes së 31 mijë metrave katrore truall dëmi shkon në 6.2 milion euro, por a llogaritet vallë sa mund të shkojë dëmi financiar i grabitjes së qindra mijëra metrave katrore dhe hektarëve të tjetërsuara dhe grabitura nga zyrtarët e kollarisur dhe që sot pas pisllëqeve kanë blerë vila jo më në bregdetin tone, por në Spanjë, Kanada e SHBA-të janë shprehur përfaqësues të dy familjeve elbasanase.


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

 

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua me , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Një mendim mbi “Skandali me pronat në Elbasan, familjarët denoncojnë grabitjen e trashëgimisë

  1. Kur lexon deklarata te tilla nga ish pronare te ligjshem te tokave te cohen floket perpjete…… dhe ben pyetjen a eshte shqiperia nje vend demokratik, apo nje vend ish komunist? KOrrupsioni sic shihet ka bere qe te sorollaten e te humbin vite jete , para dhe dinjitet duke trokitur ne dyert e njerezve me te korruptur gjoja ne sherbim te ligjit dhe mbrojtjes te te drejtave te qytetareve te ndershem. Edhe ne kete vit te qeverisjes te zotit Rama vazhdon akoma odisea e vjeter . Deri kur se edhe durimi ka kufi, indinjata e ish pronareve ne te gjithe shqiperine do te shpertheje nje dite. Europa vezhgon dhe vlereson se cpo behet gjate viti 2014 te lene me afat nga ajo per rishikimin e dosjeve te rikthimit te pronave pronareve legjitim. Pa permbushur keto kushte , pa luftuar korrupsionin dhe injorancen e dikastereve shtetrore harrojeni europen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s