Artikull botuar në gazetën Rilindja Demokratike, më 7 maj 2014, nga Entela Vrapi
Në një kohë, kur Shqipërisë i duhen investimet e huaja më shumë se kurrë e tek sa, bankat, bizneset dhe ambasadat apelojnë qeverinë për afrimin e kapitalit të vendeve të tjera, raportet tregojnë një situatë krejtësisht të përmbysur.
Ai më i fundit, i cili jep panoramën në fjalë dhe që botohet për të katërtin vit, mat aktraktivitetin e ekonomisë shqiptare në terma të thithjes së kapitalit.
Indeksi i Venture Capital dhe Private Equity, mat pikërisht paratë e huaja që investohet drejtpërdrejt në kompani dhe biznese që operojnë në vend si dhe ato para, të cilat investohen pa kaluar në bursa.
10 vendet e para mbahen nga shtete të fuqishme si Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania dhe Zvicra. Shqipëria ende nuk ka një bursë e për pasojë duhet të kishte një nivel të lartë në këtë indeks.
Por, raporti tregon të kundërtën. Indeksi konsideron 118 shtete të globit dhe Shqipëria ndodhet vetëm 10 vende larg fundit, në pozicionin e 108, ngjitur me shtete thellësisht të pazhvilluara si Burkina Faso apo Kirgistani.
Këto shtete të pozicionuara të fundit sipas raportit janë vende ku politika cilësohet e korruptuar, pak fuqi kontrollojnë tregun dhe ku krimi është më se i pranishëm.
Ndryshe nga zakonisht ku problemet e Shqipërisë janë burokracia dhe siguria ligjore, ashtu si jemi mësuar të dëgjojmë, këtë herë kapitali i huaj rendit aktivitetin e ulët ekonomik, taksimin e lartë dhe kulturën e munguar sipërmarrëse si penalizuese të vendit, duke i pozicionuar këto tregues rreth niveleve më të këqinj të raportit.
Vlerësimet paraprake për Shqipërinë
Çuditërisht, edhe pse për to dihet e dëgjohet pak, duket se treguesit pozitiv për Shqipërinë janë mbrojtja e investitorëve dhe kultura e qeverisjes së korporatave, të cilat vlerësohen që të kenë patur një imapkt pozitiv deri në gjysmën e vitit të kaluar.
Raporti i hartuar nën drejtimin e kompanisë së auditimit Ernst & Young e konsideron dhe krahason Shqipërinë edhe përballë vendeve të rajonit.
Por përsëri edhe në këtë rast në përballjen me fqinjët, Shqipëria qëndron në vend të fundit.
Tërheqja e investimeve të huaja, kryesisht në mënyrë direkte pa ndërmjetësimin e bursave, konsiderohet si një ndër treguesit kryesorë, kur flitet për lehtësi të të bërit biznes në një vend. Ky raport na rikthen në realitet, duke treguar gabimin tek perceptimi se Shqipëria është një parajsë e kapitalit.
Rritja e kostove për kompanitë e huaja, ndikim në investimet e huaja
Rritja e kostove të kompanive në Shqipëri, ka filluar që nga janari i këtij viti dhe dukshëm është parë se, deri më tani është shoqëruar vetëm se me pasoja të parikuperueshme jo vetëm për ekonominë tonë në tërësi, por edhe menaxhimin e këtyre të fundit në veçanti.
Edhe pse pati një reagim të përgjithshëm për mosvendosjen e taksave me 50% më të larta, sërish ato u vendosën vetëm sipas oreksit të qeverisë.
Pra, nuk u vu re asnjë përmirësim i administrimit të taksave, apo uljes së evazionit fiskal.
Rritja me 50% e taksës mbi korporatat, ka filluar që të japë një sërë indikacionesh dhe kjo përligj fare mirë edhe rezulatin e shifrave mbi investimet e huaja direkte në Shqipëri.
Bizneset, aktualisht po shihet qartë se kanë filluar që të dalin jashtë përllogaritjeve të tyre me planet e bëra për ecurinë e tyre në vijimësi.
Me rritjen 50% të taksës, raportet mes bizneseve janë futur në një kaos, ndërkohë, kjo rritje e taksave po dëmton rëndë konkurrueshmërinë edhe në nivel rajonal.
“Shqipëria është rast unikal për vënien në jetë të këtyre masave që janë vetëm në dëm të tyre. Do të ulet konkurrueshmëria”, shprehen ekspertët e fushës.
Me uljen e taksave, vendi jonë u shndërrua ndër vendet më atraktive në rajon.
Ulja e investimeve direkte si rezultat i taksave të larta
Investimet e huaja direkte falë një sistemi të ulët të taksave, janë më shumë se 10 fishuar në harkun kohor të tetë viteve. Ishte pikërisht kjo masë e qeverisjes së djathtë, që hoqi kapacitetin e ekonomisë për t’u vetëfinacuar.
Taksa që ka nisur të zbatohet që në fillim të këtij viti, po ul ndjeshëm ritmin e investimeve totale direkte në ekonomi. Vëllimi i investimeve direkte në ekonomi, pësoi ulje gjatë krizës rajonale globale, por përsëri vendi jonë vazhdoi të ngelet ndër vendet me mesatare të lartë të investimeve të huaja direkte në ekonomi. Ulja e investimeve të huaja direkte do të thotë dhe më pak mundësi për punësimin e forcave të reja të punës, në një kohë që qeverisja aktuale është zotuar se do të punësojë 300 mijë njerëz deri në fund të katërvjeçarit të saj të parë të qeverisjes.
Por nga ana tjetër, rritja me 70 miliardë për 2014 do të thotë pakësim të mundësive për të punësuar 15 mijë të rinj në tregun e punës. Rritja e taksave po kërcënon të gjithë sektorët për ekonominë e vendit. Duke u ndalur në nismën e politikave të ndërmarra nga të djathtët, edhe analistët e ekonomisë kanë vënë në dukje faktin se, paga më e ulët dhe taksat më të ulëta e bënë Shqipërinë strehë të investimeve të manifakturës.
Ky sektor sipas tij u zgjerua edhe gjatë periudhës së krizës.
Rritja me 50% e taksës mbi korporatat që nga janari i këtij viti përbën një presion të madh për të rritur çmimet në treg. Kompanitë sipas ekspertëve të fushës kanë filluar që tani t’i reflektojnë këto në rritje çmimesh.
Kjo rritje e çmimeve falë politikave që do të ndermerren përbëjnë një presion të madh për të rritur informalitetin në treg.
Falë kësaj takse progresive, do të kemi dy palë balance, dy palë bordero, çka do të thotë hapur se, kjo masë e ndërmarrë nuk do t’u rrisë të ardhurat në buxhet.
Rënie drastike e reminitancave
Investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve kanë rënë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga emigrantët për tremujorin në fjalë kishin vlerën e179 milionë eurove, ndaj 190 milionë eurove që u raportuan për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, investimet e huaja direkte u tkurrën me 14.5% në krahasim me vitin 2012. Sipas ekspertëve të bankës, ecuria e këtyre dy treguesve me rëndësi për ekonominë shqiptare është ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kriza e ekonomike që po kalon eurozona, por edhe nga ndryshimi i menjëhershëm i pakteës fiskale që shënjoi një rritje të menjëhershme të taksave për të gjithë sektorët e ekonomisë. Kjo krizë në vendin tonë po reflektohet nëpërmjet rënies së flukseve hyrëse të valutës në ekonominë vendase. Të gjithë e dimë, se të ardhurat e emigrantëve, investimet dhe eksportet janë zërat kryesorë që sjellin paranë, që ekonomisë vendase i duhet për blerjen e mallrave të nevojshëm për konsum.
Reminitancat përkrah me investimet e huaja në rënie
Vetëm fundvitin e 2013, statistikat bëjnë me dije se reminitancat rezultojnë në rënie të lehtë me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithëse, deri tani rënia e reminitancave është në vlera të përmbajtura, perspektiva është për një rënie të prurjeve nga ky burim për ekonominë shqiptare.
Emigrantët në vendet fqinje janë prekur nga kriza ekonomike dhe një pjesë e tyre kanë vendosur të kthehen në Shqipëri. Edhe investimet e huaja direkte u tkurrën në tremujorin e fundit në vlerën e 182 milionë eurove, me një rënie prej 14.5% ndaj tremujorit të dytë të vitit të kaluar.
Megjithatë, duhet thënë se të paktën për këtë vit perspektiva e investimeve të huaja nuk pritet të jetë aspak pozitive, për shkak të privatizimeve strategjike, të cilat janë kontestuar në pjesën më të madhe nga qeveria aktuale që nga shtatori i vitit të kaluar.
Situata aktuale në të cilën ndodhet vendi
Vlerësimi i situatës aktuale ekonomike në Shqipëri nuk ka ndryshim të dukshëm krahasuar me rezultatet e një viti më parë. Në një anketim të bërë vetëm pak ditë më parë edhe nga binzesi gjerman u transmetua e njëjta problematikë. Anketimi vinte në dukje se 26% e kompanive pjesëmarrëse mendojnë se situata ekonomike është deri diku e kënaqshme, ndërkohë që 62% e të anketuarve e vlerësojnë atë si negative.
Më tepër se gjysma e kompanive të anketuara nuk do të realizojnë investime të mëdha, si dhe nuk planifikojnë një rritje të dukshme të numrit të punonjësve.
Por një sinjal negativ, këtë vit, vjen nga të dhënat mbi atraktivitetin e vendit tonë si destinacion për investime gjermane. Për këtë vit, Shqipëria, Kosova, Bjellorusia dhe Ukraina, renditen ndër 4 vendet më pak tërheqëse.
Mbi 1400 kompanitë pjesëmarrëse në këtë anketim vlerësojnë, përveç vendit të tyre, edhe vende të tjera të mundshme si destinacione për investim, nga gjithsej 20 vende, duke u pyetur në këtë mënyrë edhe për atraktivitetin e vendeve: Ukrainë, Rusi, Mali i Zi dhe Bjellorusi.
Entela VRAPI
Zonja Vrapi Ato qe thoni juve jane plotesisht te drejta, P{or mos harroni se ku do investojne te huajt ne ajer ? se token ai nuk mund ta blej sepse eshte me dy pronare, njeri qe e ka trasheguar nga gjyshi dhe pronari i ri qe u emerua “Pronar “nga qeveria.