Grabitja e pronave, akuza ndaj zyrtarëve, deputetëve dhe gjyqtarëve

Botuar në gazetën Telegraf nga Artur AJAZI më 07/05/2014

Lumë denoncimesh nga qytetarët në Prokurori, për grabitje pronash në Elbasan

Valë denoncimesh për tjetërsime dhe grabitje pronash, kanë mbërritur në 2 muajt e fundit në Prokurorinë e Elbasanit. Bëhet fjalë për përzierje në afera korruptive të zyrtarëve dhe deputetëve, të cilët duke abuzuar me ligjin, kanë grabitur troje dhe pronat e pronarëve legjitimë në këtë qytet në dy dekadat e fundit. Denoncimet kanë të bëjnë me abuzimet në ullishtat e Elbasanit, trojet e elbasanasve autoktonë tek arat e gjata , trojet në periferinë e qytetit dhe fshatrat rreth tij.

DENONCIMET

Në denoncimet e tyre, qytetarët elbasanas, denoncojnë grabitjet e pronave të tyre, nga ish-drejtues të institucioneve dhe deputetë duke abuzuar me trojet e ish-pronarëve të ligjshëm. Denoncimet e tyre prekin edhe gjyqtarë, madje dy prej tyre janë prej muajsh në ndjekje penale për shkelje ligjore. Por duket se organi i akuzës në Elbasan, ka qenë dhe mbetet tejet apatik dhe i pafuqishëm, për të mos thënë i kompromentuar me skandalin e grabitjeve të pronave, problem që ka shqetësuar edhe nivelet e larta te shtetit, apo edhe diplomatët e huaj në Tiranë. Vendimet e gjykatave dhe apatia e organit të akuzës, kanë bërë që shkelësit e ligjit, grabitësit e pronave të bëjnë biznes pa pyetur për askënd. Në Elbasan, në gjithë këto vite, vendimet e paligjshme për pronat janë bërë shkak për akuza të ndërsjella dhe ngjarje të rënda . Qytetarët e Elbasanit, ankohen dhe shprehen të shqetësuar për shkelet ligjore në Hipoteka, zyrat Kadastrale dhe nga KKKP në njësitë vendore ku ata banojnë. Ata shprehen të shqetësuar për vendimet e KKKP, por edhe të Gjykatës Elbasan, e cila gjithmonë ose ka zvarritur ose ka dhënë vendime pro atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë blerë vendimin, madje edhe në shkallën e dytë në Apel.

HETIMET

Zvarritjet e hetimeve ndaj grabitësve të trojeve dhe pronave të ish-pronareve legjitimë, ka krijuar një ngërç në dërgimin e dosjeve në gjykatë, por edhe kur ato shkojnë atje, duket se vuajtjet e hallexhinjve nuk kanë të sosur. Denoncimet e qytetareve elbasanas, kanë vajtur deri tek Kryeministri Rama, i cili nga ana e tij ka urdhëruar strukturat vartëse, verifikimin e çdo akuze të ngritur ndaj ish-zyrtareve dhe çdo deputeti që kanë abuzuar me ligjin dhe dërgimin e tyre në organet e drejtësisë. Denoncimet nuk kanë munguar edhe ndaj ish-deputeteve pa marrë parasysh ngjyrimet e tyre politike, duke i akuzuar ata si “abuzues me ligjin, dhe bashkëpunëtorë me grabitësit e pronave”. Ajo që ka ndodhur në Elbasan pas vitit 1992 me trojet dhe pronat e ish-pronareve legjitimë, mbetet një katrahurë e vërtetë, e cila meriton vëmendjen e menjëhershme të organeve të drejtësisë, të cilat duhet të angazhohen maksimalisht dhe të dërgojnë para ligjit cilindo që ka guxuar të grabisë pronat e ligjshme, madje edhe ti hipotekojë ato.

 


Marrë nga Gazeta Telegraf: http://gazetatelegraf.com

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Grabitja e pronave, akuza ndaj zyrtarëve, deputetëve dhe gjyqtarëve

  1. Ky sistem qe quhet tranzicion per ne demoraci dhe disa here quhet demikraci eshte vazhdimesi e sitemit komunist te perzier me hajduterine e pushtetareve te majte dhe te djathte qe me mbeshtetjen morale dhe financiare te B,Boterore FMN Stefan Fyle etj po shkaterron themelet e ketij vendi. Kjo eshte gjendja ne Elbasan por dhe ne shume vende te tjera ne Shqiperi. Shteti nuk funksion , ligjin dhe vendimin qofte dhe ne gjykata e ben mafia e trojeve

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s