Abuzimet dhe krimet me pronat e qytetarëve të Vlorës

Botuar nga Gazeta Telegraf më 03/04/2014, nga Alban Bardhi

Apel Kryeministrit Rama, Kreut të Hipotekave, ministrit të Drejtësisë dhe Prefektes së Vlorës: “Ofrohet shërbim, por realizohet rrëmbim”

Qytetarë të shumtë, vlonjatë dhe lexues të rregullt të gazetës “Telegraf”, vrapuan dje në pikat e shitjes së gazetës në fjalë, telefonuan edhe në redaksinë e saj, teksa në  numrin e saj prezantonte në faqen e parë: “Ja si i pajisi Kryeregjistruesi, mashtruesit me tapi”. Vrapimi i tyre lidhej se shkrimi mund të bënte, dhe bën fjalë, edhe për pajisjen me tapi nga Kryeregjistruesit e Vlorës ndaj kryemashtruesve. E ku nuk është shkaktuar kjo plagë e madhe?! Lexues dhe qytetarë të rebeluar u qetësuan paksa, sepse duke parë edhe abuzimet me pronat në Elbasan, që publikonte gazeta, “ngushëlluan” veten: Nuk qenkemi vetëm në këto gjëma: Hajmedet dynjaje e shkretë… me refrenin e dëgjuar kudo e nga të gjithë: Ç’më farmakose të zinë.

Se si është bërë hataja edhe me pronat në Vlorë, përgjatë këtyre viteve, kush nuk e di, kush nuk e ka pësuar? Dhe përgjatë këtij kalvari tërkuzë, ka një shifër drithëruese, të shënuar në tabelat e kriminalistikës si në asnjë vend të botës, qoftë dhe nga ata që ndryshuan sistemin, dhe nuk rrënuan vendin, siç realizoi politika ‘allashqiptarçe’ e tranzicionit të pafund: Mbi 8000 mijë jetë njerëzish, të mara nga krimet për pronat. Pa përmendur konfliktet dhe gjyqet e pafundmë. Dhe turravrapi nuk përmbahet, sado që shqiptarët me votën e tyre të premtuar, të dhënë për Rilindjen Shqiptare, ende nuk po e shohin dritëzën e saj.

Me qindra, e mijëra, familje të lidhura me pronën nga paraardhësit, të trashëguar, të blerë, gjenden të dhunuar dhe të terrorizuar, janë ndodhur dhe vazhdojnë të gjenden të kryqëzuar përpara paudhësive dhe padrejtësive të administratës, dhe realisht nga ish- regjistruesit, të cilët dhe vet qytetarët vlonjatë i quajnë me të drejtën e përligjur si Kryemashtrues, Kryeç’regjistrues dhe Kryengatërrues të pronave. Qytetarët numërojnë abuzimet dhe emrat e abuzuesve, me pronat e qytetarëve dhe zullumet e tyre, me pasuritë e tyre të vëna nga puna në administratë, vilat në buzëdetin dhe në majë malin, të cilët i merrnin nga një hyrje për çdo leje, shesh- besh ndërtimi, shkatërrimi, abuzimi dhe dhënie të Hipotekave false, njëra mbi tjetrën, duke vënë edhe njerëzit e një gjaku në gjak me njeri-tjetrin. Falsifikimi i pronave, grabitja e dokumenteve, dhe tjetërsimi i tyre, është plaga më e madhe, e hapur, që po rrjedh dhe do të rrjedh gjatë, thonë qytetarët vlonjatë. Ankesat e tyre të drejtuara në zyrën e Deputetit të Vlorës dhe Kryeministrit Rama, të kryeregjistruesit Ilirian Muho, ministrit të Drejtësisë Nasip Naço janë të shumta me emër e mbiemër të nëpunësve, abuzuesve. Ata ngrenë gisht, dhe thonë në animimet e tyre, për dhënien urgjent rrufe të Hipotekës edhe të ish-Pallatit “JON” në buzëdet, i ndaluar ndërtimi me ligj nga ish- Kryeregjistruesi, i katapultuar në këtë post për pallto kthyerje dhe xhaketë zhyerje, i njohur me gisht dhe i dalluar në sytë e qytetarisë vlonjate, kapërcyes “Ylberi”!

Ende në zyrat e atij institucioni qëndrojnë me njëmijë e një marifete, shumë punonjës përmbi 10-15 vite aty dhe të anatemuar nga qytetarët e Vlorës. “Ata që kanë abuzuar me tapitë e pronave të komunitetit vlonjat, i kanë marrë postet dhe ofiqet me “tapi”,  arsyetojnë vlonjatët! Paguajnë ryshfete, dhe me njëmijë e një marifete kërkojnë të rrinë brenda zyrave të regjistrimit, për të mbrojtur zullumet dhe të mos zbulohen. Qëndrimi i tyre në atë çerdhe korrupsioni, është i mundur??

Gjen ndonjë rast të ketë akuzuar korrupsionin aty brenda dhe të jetë larguar andej nga gatuhet korrupsioni dhe krimi, kontrabanda me pronat- ngrinte zërin një qytetar edhe dje brenda zyrave të ZRPP-së?? E kërkojnë me qiri edhe vlonjatë, për “Rasat” dhe s’po e gjen dot. Të jetë larguar me koshiencën e tij nga zullumet dhe abuzimet e krimet, që kanë ndodhur aty përgjatë këtyre 23 viteve. A mundet që një njeri i sinqertë dhe i pa korruptuar të jetojë, dhe të punojë, në këto ambiente të korruptuara dhe të vërtetuara katërçipërisht?! A është e mundshme që në këto zyra, zullumqare dhe të ndotura kaq rëndë, të mbetet një njeri i pastër?, shprehet në protestën e vet qytetaria Vlonjate.

Edhe sot qytetarëve nuk u kryhet asnjë shërbim, përkundrazi u grabiten edhe leket e kotheres së bukës, pa mëshirë. Produkti i tyre, krekosja përpara ndonjë kamera për të hedhur hi syve, dhe për të “ngritur moralin e zyrtarit të përdhosur keqas. Refreni reformë nuk realizohet as përpara mikrofonave, dhe as me demagogji demode, por me punë e përkushtim, sakrificë dhe kosto. Me ndjenjë njerëzore dhe qytetare, me dhembshuri ndaj bashkëqytetarëve dhe bashkëkombësve. Nga kjo zyrë ofrohet, (mashtrohet) shërbim për kryerje shërbimi. U pritet fatura, dhe pas verifikimeve në sistem, u quhet e drejtë, dhe më pas bëhet dhe pagesa. Për çudi më pas u dërgohet pusulle pas pusulle për veprime abuzive dhe adoleshente, njëra pas tjetrës, si aset nga mëngët e nëpunësve të korruptuar, dalin njeri pas tjetrit, deri dhe në zhdukjen e pronave të qytetarëve të pasura ‘den babaden’ të trashëguara, madje dhe duke abuzuar, dhe tjetërsuar, edhe vendimet e gjykatave. Produkti që pozon dhe ndonjë titullar pa titull në këtë zyra, është produkti- informal- informaliteti i shitur si produkt shërbimi, për t’i hedhur hi syve qytetarëve, është vetëm fasadë false, një mashtrim nivel ulët.

Qytetarët e Vlorës, dhe të Rilindjes, u shprehen me votën e tyre qysh më 23 qershor edhe për abuzimet dhe korrupsionin e këtyre zyrave, dhe zyrtarëve që i ndjekin hijet pas, natën dhe rrugës, zyrtarëve pa asnjë aset zyrtari, por të certifikuar si zullumqarë ndaj pronave të qytetarëve të Vlorës. Nga një shikim e shpejtë tek zyrtarët që ndodhen ende aty, pa i prekur, kanë ardhur me statusin e militantit, dhe nga miqtë e tyre, kryesisht të katapultuar nga zonat dhe me mendësi rurale. Grabitja dhe tjetërsimi i pronave, mbivendosja dhe zhvendosja, grabitja e dokumenteve të dhëna të tjerëve që kanë paguar, janë denoncuar edhe në mediat publike dhe në komunikim me Kryeministrin, gjatë fushatës së 23 Qershorit në “Këndi i Fjalës”, komunikim, i cili duhet të vazhdojë, qysh nga dita e fundit e përfundimit të fushatës së parë dhe dita e parë kur ka nisur edhe fushata e dytë! Shqiptarët dhe vlonjatët, i janë drejtuar dhe u apelojnë, krerëve më të lartë të shtetit për të venë gishtin mbi këtë plagë të shkaktuar përgjatë 23 vjetëve dhe ende në ato zyra. A mund të qëndrojnë dhe të shërojnë këto plagë ata që i kanë shkaktuar, arsyetojnë qytetarët vlonjatë të Rilindjes.


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua me , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s