Ja si i pajisi Kryerregjistruesi, mashtruesit me tapi

Botuar në Gazetën Telegraf më 01/04/2014

Elbasan tjetërsohet prona, pajisen më tapi mashtruesit

Problemi i pronave edhe në qytetin e Elbasanit ka qenë, dhe mbetet, një fenomen që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme korruptive. Falsifikimet, ryshfetet, zvarritjet, apo edhe grabitja e trojeve, dhe pronave të tjera me vendime gjykate dhe tapi të paligjshme, janë disa prej veçorive të problemit të korrupsionit, që ka mbërthyer prej vitesh institucionet e shtetit në Elbasan, duke nisur nga ish-AKKP e duke përfunduar tek gjykata dhe ZRPP. Kjo e fundit, pra Hipoteka, mbetet institucioni që akuzohet nga familjet autoktonase elbasanase, lidhur me paligjshmërinë dhe aferat korruptive.

Janë deri tani dhjetëra familje e individë që kanë nisur denoncimet e tyre të përsëritura drejt Prokurorisë dhe Drejtorisë Policisë Qarkut lidhur me fakte skandaloze për paligjshmërinë ndaj pronave të tyre. Me certifikata pronësie të falsifikuara, të dyshimta dhe korruptive, janë pajisur nga dy ish-kryeregjistruesit e Elbasanit dhjetëra persona që nuk kanë lidhje fare me pronësinë.

Njëra prej këtyre familjeve, ajo me mbiemrin Harri, e cila ka mbi 20 vjet që rropatet gjykatave dhe zyrave të ZRPP-së dhe AKKP-së, është denoncuese e përsëritur  ndaj ish-kryeregjistruesve në vitet 2005 – 2013, të cilët në periudha të ndryshme kohore, kanë  vonuar, falsifikuar dhe tjetërsuar pronat e tyre. ZRPP në Elbasan, ashtu si edhe zyra të tjera të regjistrimit të pronave në rrethe, mbetet institucioni që rezulton me shkelje ligjore të zbuluara  dhe konstatuara nga ekipet e kontrollit të KLSH-së dhe Prokuroria. Por fatkeqësisht, e ndërsa  KLSH ka rekomanduar ndjekje penale për përgjegjësit e shkeljeve ligjore dhe abuzimet, organi  akuzës ka mbetur në heshtje duke mos hapur, ose duke mbyllur hetimet, pa arritur t’i dërgojë ato  si dosje penale në gjykatë. Ish-kryeregjistruesit e Elbasanit, (sipas burimeve nga organi akuzës dhe denoncimet e familjeve, të cilat pretendojnë abuzime me pronat e tyre), kanë bashkëpunuar edhe me gjyqtarë të këtij rrethi dhe noterë në veprimtarinë e tyre antiligjore. Bëhet fjalë për troje në qytetin e Elbasanit, objekte të cilat me tapi të 78 viteve më parë u përkasin familjeve  autoktone, që janë sorollatur dhe denigruar duke kërkuar të drejtën e tyre ligjore, pronën e trashëguar. Përfaqësuesit e familjeve Harri shprehen se: “kemi mbi 20 vjet që bëjmë gjyqe, harxhojmë para me seanca pa fund dhe avokatë, dhe nuk po arrijmë të marrim atë çfarë është e ligjshme, sepse ZRPP e Elbasanit, ka bërë lëmsh të pazgjidhur dhe tjetërsuar pronat tona, ka punuar duke shkelur ligjin, dhe ne kemi ngritur ndaj ish-drejtuesve të saj padi penale, organet e drejtësisë duhet të zbulojnë skandalet me pronat e elbasanasve dhe jo të bëhen palë me ish-zyrtarët e akuzuar”.

Pothuajse çdo ditë të javës regjistrohen në Prokurori e Gjykatë çështje e padi  mbushur me akuza ndaj  ZRPP-së, AKKP-së, por nuk kanë munguar edhe denoncimet ndaj  ndonjë gjyqtari apo noteri. Madje një prej gjyqtarëve të Elbasanit, prej kohësh ndodhet nën hetim dhe proceset gjyqësore ndaj tij akoma nuk janë mbyllur. KLD ka marrë me qindra denoncime nga familjet e ish-pronarëve të Elbasanit, lidhur me korrupsionin me pronat, duke akuzuar ZRPP-në, Gjykatat dhe AKKP-në, zyrtarë dhe ish-zyrtarë për grabitjen e trojeve të tyre, por  deri sot Presidenti i Republikës, si kryetar i saj, nuk ka penalizuar dhe përjashtuar askënd nga organet e drejtësisë së këtij rrethi.

Elbasanasit, që disponojnë dokumentacion të rregullt zyrtar me vulat e ish-Mbretit Zog, ku nuk mungojnë edhe ato me vula të Turqisë, mbeten edhe sot pas 23 vitesh të papërkrahur nga shteti dhe organet e tij, në rrugëtimin e gjatë të marrjes së asaj çfarë atyre u takon, pronës së ligjshme. Grabitja e pronave me vendime gjykate, me tapi të paligjshme, është një krim i shëmtuar që duhet të kryqëzojë para ligjit çdo zyrtar, apo ish-zyrtar që sot po tenton t’i shmanget ndëshkimit të drejtësisë. Ish-pronarët e Elbasanit, i bëjnë thirrje Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë, të mos heshtin dhe të mos lejojnë që abuzimet e drejtuesve, dhe atyre që kanë drejtuar institucionet e përfolura, t’i shpëtojnë ndëshkimit të ligjit, pasi vetëm kështu drejtësia do të jetë e besueshme jo vetëm para opinionit publik shqiptar, por edhe në sytë dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua si , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s