Politikanët mashtrojnë Strasburgun për pronat

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më 21/03/2014

Qeveria, mungesë transparence rreth bisedimeve të Strasburgut me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave

Problemi i pronës është bërë dhe dje objekt i diskutimeve në Parlament, shoqëruar me replika të ashpra mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Përveçse akuzave të ndërsjella, si gjithmonë fajtori mbetet jetim, asgjë të re nuk solli ky konfrontim. Kryeministri Rama nuk tha asgjë se për çfarë është folur, apo vendosur në Strasburg kur delegacioni me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave shkoi në fillim-mars në Strasburg për të diskutuar për çështjen e pronave.

Asnjë transparencë nga ana e qeverisë për këtë takim, duke i lënë shteg të lirë mediave të aludojnë për përfundimet e tij. Ka qenë pikërisht një shkrim i publikuar në një nga të përditshmet e shtypit shqiptar e cila ka detyruar pronarët të bëjnë një takim me përfaqësuesin e Këshillit të Europës në Tiranë. Ky takim, sipas Agim Toros, Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës më të madhe të pronarëve “Pronësi me Drejtësi” ka sqaruar në një prononcim për “Telegraf” se përfaqësuesi i KiE-së i ka garantuar se nuk ka asnjë shtyrje afati për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës nga ana e Strasburgut. “Edhe me logjikë nuk mund të ketë shtyrje, pasi nuk mund të shtyhet asnjë vendim gjykate i formës së prerë, që ka afatet e ekzekutimit si dhe penalizimet në rast të moszbatimit të vendimit”, shprehet Toro.

Më tej ai sqaron se “Qeveria shqiptare duhej që deri më datë 7 mars 2014, të kishte një plan veprimi për të zgjidhur 81 rastet e gjykuara (në fakt qeveria ka pasur 1 vit e gjysmë kohë për këtë), gjë për të cilën ne si pronarë nuk kemi asnjë dijeni, dhe këto duhet t’ia raportojë Gjykatës së Strasburgut deri më 2 maj.  Ndërsa do të jetë vetë Gjykata e Strasburgut e cila do të njoftojë individët që janë gjykuar, për të pyetur nëse janë dakord me propozimet e qeverisë apo jo. Në të kundërt Strasburgu do të shpallë vendimin e formës së prerë për  81 rastet e gjykuara. Ndërsa nëse problemi i pronës nuk gjen zgjidhje deri në atë datë, në marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe pronarëve, Gjykata e Strasburgut do të vijojë në gjykimin normal të të gjitha rasteve që i janë paraqitur pas datës 17 dhjetor 2012”.

Ndërsa në qershor shqiptarët presin vendimin e BE-së për statusin, një nga pesë prioritete për t’i hapur rrugë integrimit në BE është pikërisht çështja e pronës. Me shumë gjasa duket se zgjidhja e kësaj çështjeje nuk e ka vullnetin e duhur as nga kjo qeveri, duke rrezikuar kështu statusin në qershor. Sipas pronarëve, “fatkeqësisht, asnjë qeveri deri më sot nuk ka pasur vullnet politik për zgjidhjen e çështjes së pronave. Ligji 7501 ishte zbatim, nga Ramiz Alia, i politikës së Katovicës që kishte për qëllim të ngatërrojë një popull dhe të mundësojë pasurimin e “elitave” në pushtet. Fatkeqësisht thelbi i kësaj politike anti-pronë dhe anti-pronar është zbatuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit nga të gjitha forcat politike që kanë ardhur në pushtet”.

Gjithashtu një reagim i natyrshëm vjen prej pronarëve edhe për “pendimet” e fundit të politikanëve për çështjen e pronave. “Pendimet” e radhës (Majko, Dokle, Berisha, Mediu….etj.) duhet të shoqërohen me masa konkrete që të bëhen të besueshme! Përndryshe mbeten lojë politike për të shtyrë pafund zgjidhjen e problemit të pronave” shprehen pronarët. Ndërsa sqarojnë se mjafton që politika të respektojë Nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës dhe problemi i pronës zgjidhet një herë e përgjithmonë.

 


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, Posts in Shqip dhe u etiketua si , , , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Politikanët mashtrojnë Strasburgun për pronat

  1. I lumte redaksise Telegraf qe sensibilizon me keto shkrime. Vetem ata qe nuk kane sy nuk e shikojne se sistemi nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar ajo q[ censura e mendimit e para 1991 eshte eliminuar dhe eshte zevendesuar me kleptokraci. Kete situate alarmante vazhdon ta financojne Banka boterore FMN dhe USAID, ndersa Fyle dhe Ettore Sequi , nashke me ambasadoret e tjere bejne sikur nuk kuptojne dhe ju japin politikaneve keshilla qe te bejne si te duan dhe si t’ju interesoje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s