Skandal i Bashkisë së Himarës, pronësi të paligjshme tokash për hotele edhe pallate

Botuar nga Gazeta Telegraf më 16/03/2014

Nga Anesti Çakalli

Përfitues të kundërligjshëm drejtues vendor, prefekti i Vlorës, deputetë dhe biznese nga Tirana

Bashkia Himarë, ka shkelur ligjin, ka shpërndarë formularin 6 (me ligjin 7501) në pronësi, pa nxjerrë në publik për 60 ditë të afishuar me hartat dhe kufitarët. Si rrjedhojë, asnjë prej tapive të lëshuara nga Këshilli Bashkiak, nuk është e ligjshme. Një shkak tjetër i pavlefshmërisë së kësaj shpërndarjeje skandaloze tokash, është fakti që ka mbivendosje pronash. Pse?

Sepse në Komisionin për Kthimin dhe Kompensimin e pronave, nga 8500 dosje në total, 370 i përkasin vendimeve gjyqësore që qytetarët nga Himara, kanë përfituar me vendime gjykatash për kthimin e pronave. Si e tillë, kjo ndarje e bashkisë, nuk ka marrë parasysh pronat, të cilat janë të bllokuara nga ai institucion, gjë që automatikisht, ka sjellë mbivendosje pronash.

E dyta, thuajse të gjithë emrat që kanë përfituar toka nga mirësia e një firme në Bashkinë e Himarës, janë kullota dhe jo tokë bujqësore, pasi tokat bujqësore janë ndarë në komisionet e vitit 1991.

Dhe e treta, përflitet se janë shpërndarë toka nga bashkia, për të përfituar vota, sepse në emrat që kanë përfituar, shumica, janë thuajse votues socialistë. Bashkia të shpjegohet se, me çfarë të drejte ka dhënë leje ndërtimi kur ato janë kompetence e KKRT të Shqipërisë pasi Plani i Zhvillimit të Himarës, është miratuar për të dhënë leje ndërtimi në akordancë me regjistrimin e plotë të pronave, që ky është subjekti Ndërkombëtar OSBE, e cila po kryeson një proces regjistrimi të kërkuar nga vete qeveria shqiptare, dhe e financuar nga Bashkimi Europian në masën 1.5 milion euro.

Mospasja e tapive, sjellë dhënie lejesh në mënyrë korruptive, në të cilën ish-rivali i tij Vasil Bollano, por edhe ish -kryetari i bashkisë Viktor Mato, janë në ndjekje penale, e tjetri ka kryer burg. Unë jam i brendshëm në Bashkinë e Himarës, dhe kjo çështje, po diskutohet nga të gjithë himarjotët. Madje, edhe këtu në bashki. Çuditen si është e mundur që vendim marrësit gjejnë mundësi të mbrohet me këto shkelje. Për shembull, qytetarët e Himarës kërkojnë të dinë se me çfarë dokumenti pronësor, Hoteli i plazhit Drymades, ‘Nikki Beqach’, ka mare leje ndërtimi, kur ka kufitarë që nuk e kanë firmosur pasi nuk e njohin për pronarë, pasi ka tapi të blerë me ligjin 7501, kur ligji e ndalon këtë lloj transaksioni.

Përflitet se kështu  janë të gjithë hotelet e ngritura në brezin e parë në Dhërmi, përfshi edhe prefektin që përflitet se, edhe ai ka ndërtuar hotelin ‘Drymades INN’, të cilit (përflitet) i është blerë tapia  7501 në kundërshtim të ligjit dhe sot mbrohet nga funksionarë të qeverisë. Flagrant një rast kontradiktor, konflikt interesi.

Po kështu përflitet dhe “Deka” kompani, e cila thuhet se, ka blerë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë afër Shpellës së Piratëve, po me ligjin 7501, dhe ka marrë leje ndërtimi nga Vasil Bollano, në kundërshtim dy herë me ligjin, gjë për të cilën ai ende është në ndjekje penale. Zoti Goro ka shkelur ligjin pasi vetë ka miratuar planin e zhvillimit te Himarës që nuk lejon ndërtime pa pasur certifikatën e regjistrimit të pronave.

Dhe kjo për 95% të himarjotëve që nuk kanë këtë certifikate, ndërsa për mafian paska. Pra është një lidhje midis bashkisë, hipotekave dhe zyrave të kadastrës, që japin certifikata të seleksionuara për oligarkët dhe jo për banorët vendas, pasi kur duan e përdorin. Nuk ka regjistrim pronash, OSBE nuk po bën gjë…

E njëjta gjë mund të thuhet për Alban Xhillarin që vazhdon dhe ndërton në Jalë. Koço Kokëdhima ndërton pranë detit në Qeparo, dhe shumë klientë të tjerë nga Tirana po betonizojnë Dhërmiun. Përfliten të implikuar në këtë skandal  dhe punonjës së bashkisë e të tjerë që nuk janë nga Himara , të cilët synojnë ta betonizojnë këtë perlë të natyrës. Pra përfitime tokash me një firmë.

Më falni, a mund të përfitohet toka me një firmë në vitin 2014, kur për të përfituar tokën sot duhen 28 ligje, siç thotë raporti i BE-së. Ndërsa ata që kanë përfituar pronat me vendimet e gjykatave të formës së prerë, presin radhën…. Faktet e mësipërme që përfliten, fare mirë mund të verifikohen zyrtarisht, nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe organet e drejtësisë.

Anesti Çakalli


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Reklama
Ky zë u postua te Albanian Authorities, Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Skandal i Bashkisë së Himarës, pronësi të paligjshme tokash për hotele edhe pallate

  1. O xhaxhi pilo ule pak zjarrin patriotik se do na djegesh ullinjt e thodhosit. Ne emer tkujt i ke pronat ti nvuno qe na ben zhurme. si tkesh dicka hajde se fshati ka pleqesi dhe e diskuton ca ke per te diskutuar. Po ty nuk tnjef njeri pervec nard bales e vasil bollanos.

  2. SHKRUAR NGA PILO ANDONI Anesti Cakalli shkruan nje te vertete te pa mohushme por une doti thosha se populli i bregdetit ne shekuj eshte perballuar ne lufte per te mbrojtur vatanet e tyre qe njihen,banore legjitim qe ne kohen e Kaoneve, me shume mundim e sakrifica kane krijuar oto copa kocape ku mbillnin ullinj e peme drufrutore e pak perime te cilat i perdornin per nevoja vetike.Populli i Brgdetit ka luftuar kondra Filipit te Maqedonise,i cili e pushtoj Bergdetin e Himares;Me pas Bregdetin e himares e pushtuan Rromaket ;e me pas Bregun e pushtuan Bullgaret;
    Bregdeti i Himares u pushtua dhe nga perandoria Turke;por te gjithe nuk munden te mbanin dot se per cdo dite e nate Himarjoteve ju ngeli pushka e nxehte e jataganet pikonin gjak
    Bregdeti i Himares, ne Shekullin e XV gjendet i rregistruar ne rregjistrat e Turqise ne Stamboll si
    Krahine Autonome dhe Qendra e Nahise.Himarjote luftuan dhe kondra Alipashe Tepelenes
    Ish Veziri i janines;Shkrime nga disa pseudo Himarjote Zagaret e Skupidhjare te Sokakeve te Tiranes te cilet hengren dhe komanduan e na shtypen per 50 vjet,;sot na cfaqen te veshur me Lekuren e Qingit duke thene: se ashtu i shte regjimi.Nuk kishte mundesi ndryshe.!?
    Keta shkruajne dhe thone se Kalane e Portopalermos e ka ndertuar Ali pasha per nder te te Vasiliqise.ku dhe ka banuar me te.Seshte e vertete.Kalaja e portopalermos ka qene e ndertuar.ne kohen e Joaniqit,Peshkopit te Himares dhe Delvines dhe nuk dihet saktesisht; aso kohe se kush e ka ndertuar, Alipashaj,e pushtoj kalane e Portopalermos beri dhe nje restaurim qe dallohet dhe sot por nuk mundi tu perballej sulmeve te Himarjoteve dhe iku si nje lepur per te shpetuar lekuren.
    Idashuri Nesti Cakalli.Shkruaj por cilesoj me emera qe ta marrin vesh mbare Shqiperia;shkruaj dhe mos ki frike.Gjithesesi duhet te dish se populli i Bergdetit eshte ne lufte me “Soje Sezet,Soje Sezet nuk behen kurre Fisnike e Sojellinj”Keta jane ata qe na shtipen na vrane,na rrembyen pasurine,na moren Lirine per 75 vjet.Populli i Bregdetit te siperm,duke filluar qe nga Radhima ,Tragjas. Dukat,Palase e deri ne Zhupedene ne Hyrje te Kakomese,duhet te mobilizohen,te shterngojne gjunjet per nje rezistence,fizike me komunisto fashitet qe i polli bytha e
    buces.Titiste Enveriste. Me keta dotendeshemi,Sy per Sy,Gjoks per Gjoks.Dhembe per dhembe e Gjak per Gjak.Nga Bregdeti jan shume ish oficera madhore;me grada Major,Kolonel.e Gjenerale
    ju bejme thirrje qe te perfshihen me bashke patriotet e tyre per mbrojtjen e te drejtave te njeriut . nga Komunisto Fashitat e Rinj te cilet jane te organizuar dhe kene nje eksperience 75 vjecare,po dhe kaqe vite qe “DSJ”ne Tirane e komandon “ITELEGJENCI SERVIS”
    Ju bejme thirrje politikaneve te Tiranes Atyre Mafjozeve te parties Demokratike e atyre Mafjozeve
    te parties Socjaliste,te dyja jane solidare njera me tjetren dhe bejne nje loje qe bie era FECE. te
    heqin dore nga grabitja e tokavet te pronareve legjitim Ju themi se dhe ne shtetet Perndimore ka Parti te Majta;por ato veprojne Brenda Kornizes Kushtetuse te Shtetit ku ato militojne,ndersa ne Shqiperi Kushtetuta Shkelet ne dite me diell si pas ineresave partiake dhe grpimeve te interesit.
    Politikanet e Shqiperise veprojne si kur Pasurine e Shqiperise ta kene nje kopesht personal.Se gjoja e kane trashegimi nga Babaj Biollogjik Enver Titisti e me pas ju la TESTAMENTIN
    Ramiz Serbi Alia, Nen udhezimet e Katovices te perestrojkes te Gorbacovit,ku thuhet:”Ne Komunistet do te jemi Kapitalistet e ardhshem ne Shqiperi” kjo pasuri na perket vetem neve.
    Sistemi i qeverrisjes ne Shqiperi eshte kompozuar ne baze te Vjedhjes,Krimit,shkejes te drejtave te njeriut,te korupsjonit dhe mos zbatimin e Ligjit. Te ndertuar mbi nje shesh te bute,ku jane ngulur thelle ne toke pese kollona betony qe mbrojne qeverrine ne zbatim te pese kompozimeve
    Zoti Nesti. jane keto arsyet,te shkruara me lart qe veprohet keshtu.Eshte e vertete qe prefekti i vlores ka pasur dhe ka nje urdher;nje VKM.nga ish kryeministri Sali Berisha qe pronat ne bregdet te Himares te mos te ndahen pa undertuar hotelet per eliten,kryesisht ne Jal ne Vuno
    Pronat ne bregdet,jane peng i nje VKM te leshuar ne vitin 2008 nga Sali Berisha,te ndertohen me perpara hotele dhe fshatera turistike si pas studimit te planit te zvillimit nga Banka Boterore
    shume i perfolur,pastaj c’do mbetet do te jete ne dispozicion te pushtetit lokal,te cilet kane te drejte ti japin me qira apo ti shesin per te rritur te ardhurat per ivestime nga qeverria vendore.
    Kete kopromis ish kryeministri Sali Berisha me familjen e tij i mbeshtetur nga Mafjozet e partise Socjaliste ne opozite. Solidare ne veprim, arriten te koruptojne Krye Bashkiakun Vasil
    Bollano,icili i kerkoj Ispektorjati te ndertimores te Qarkut te Vlore,te prishte banesat e banoreve
    autoktone ne Jal,ne VunoDhe kejo u realizua ne pranvere te vitit 2007 ku merrte pjese dhe
    “Arqitekti”Jamarber Malltezi dhe Ylli Pango,ish ministry i Turizmit,Ne Jal u demostrua nje force
    terrori,Ku kishte per qellim per nje genocide,Banoret autoktone te largoheshin nga trojet e tyre,te emigronin ne Greqi.Jali u prish ne menyre selective,Disa ndertusave qe kane ndertuar ne
    Jal te cilet nuk jane vendes,por nuk dihet se nga jane dhe nuk kane gezuar pronesi ne asnje vend ne bergdet ndertimet e tyre nuk u prishen ky veprim tregon qarte se mafia shteterore,ben ligjin si te doje.Ispektoriati ndertimor i qarkut te Vlores duhet te rikthehet dhe nje here ne Jal ne Vuno per te prishur vilen dy kateshe te Ardian Kullozit i cili ka ndertuar ne token e nje familje nga Vuno dhe ne bashkepunim me te tjere kane fallcifikuar dokumentat e truallit.Ndertimoria e Qarkut Vlore duhet te prishe Hotelin e familjes Dhimitri (kacupi) te cilet i kan grabitur kufitarit nje pjese te kullotes,dhe kane facifikuar dokumentat, gjoja se kejo toke eshte toke buqesore dhe e kane perfituar me ligjin 7501 Kte ndertim e kane ber ne vitin 2005 e vazdojne akoma ne vendin e qyajtur
    Gjobonjak ne Theodhos.Kete arritje e kane realizuar me Vasil Bollanon,kane arritur dhe ta ipotekojne ne ZRPP,Vlore
    Si kta jane dhe prefekti I Vlores z.Dervishi.Deka grup,Xhillari e shume te tjere. eshte e domosdoshme qe Prokuroria e Shtetit te Vlores ti marre ne kosiderate dhe te filloje procedimet
    per vepra penale,per falcifikim dokumentash dhe perfitim me korupsjon.
    Policia Gjyqesore per krimet ekonomike kete ta marre si nje denoncim dhe te filloje procedurat.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s