Pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Shënim defendingproperty.com:
Gazeta Sot përdor në titull dhe në tekst termin “ish” pronarët, me të cilin ne nuk pajtohemi. Cdo pronë ka dhe mund të ketë vetëm një pronar të ligjshëm.
Ish pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

Pas odisesë së padrejtësive dhe korrupsionit përgjatë 23 viteve, ish pronarët janë irrituar dhe revoltuar së tepërmi edhe ndaj marrëveshjes të arritur mes qeverisë dhe Strasburgut për të bllokuar për katër vjet kompensimin e pronave për ish pronarët. Qeveria shqiptare është detyruar të bindë Gjykatën e Strasburgut për të shtyrë afatin e kompensimit të pronave të ish pronarëve, për shkak të faturës së lartë që la qeveria e mëparshme, por vetë ish pronarët e kundërshtojnë këtë marrëveshje pasi parashikojnë se situata në të ardhmen do të përkeqësohet më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës më të madhe të pronarëve “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro (foto), në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet, do të shkelë të drejtat e njeriut. 

Toro i bën thirrje qeverisë që të bëjë transparente marrëveshjen. “Qeveria shqiptare duhet të japë shpjegime për marrëveshjen në fjalë. Qeveria nuk mund t’i imponohet vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, pasi këtu kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut. Marrëveshja duhet të bëhet transparente dhe kur të botohet në Fletoren Zyrtare, atëherë edhe ne do të mbajmë qëndrimin tonë. Konflikti ka qenë për mosekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh Toro. Agim Toro thotë se korrupsioni ka bërë që kjo çështje të zvarritet prej vitesh. “Nëse nuk hiqet dorë nga klientelizmi dhe korrupsioni, kjo çështje nuk do zgjidhet ndonjëherë”, u shpreh Toro. Ai shprehet se padrejtësia me pronën ka ardhur kryesisht nga politika, e cila ka përfituar për vete nga ky proces.

Anëtari i kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaroi se nëse çështja e kompensimit të pronave të ish pronarëve do të zvarritet ende, do të përkeqësohet më tepër në të ardhmen. Ai e mirëkupton qeverinë shqiptare për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të Strasburgut, por megjithatë kjo çështje nuk mund të tejkalojë 4 vitet pasi nuk do të kishte më asnjë kuptim. “Ky vendim nuk është zyrtarizuar, dhe për sa kohë nuk është zyrtar, unë nuk mund të bëj asnjë koment. Nëse do të zyrtarizohet, të gjitha palët do bëjnë komentet e veta. Unë mendoj se qeveria nuk mund t’i zgjidhë padrejtësitë me pronat brenda vetëm 6 muajve. Janë 81 vendime të Strasburgut që qeveria shqiptare duhet t’i zbatojë. Strasburgu ka marrë vendimin për t’ia transferuar faturën e pronave qeverisë shqiptare, gjë që tashmë i takon qeverisë ta zgjidhë çështjen. Por, qeveria kërkon kohë për këtë, dhe unë e kuptoj se këtë çështje nuk mundet ta zgjidhë në vetëm këto muaj”, u shpreh Vorpsi. Ai ka akuzuar politikën për moszgjidhjen e kësaj çështjeje 23 vjeçare. “Kanë qenë vendimmarrjet politike ato që kanë zvarritur zgjidhjen e çështjes së pronësisë. Sot, qeveria e ka të vështirë që të përballet me realitetin e shifrave. Vendimmarrjet e Strasburgut kanë qenë sa i takon kompensimit të pronave. Komisionet e viteve ’93, ’94, ’95 kanë qenë për t’ua kthyer pronën pronarëve, por sot kohët kanë ndryshuar, ku prona do të kompensohet. Unë nuk besoj se çështja do të zgjidhet pas 4 vjetësh, pasi gjendja do të përkeqësohej në të ardhmen”, tha Vorpsi.

 Programi i qeverisë për pronat  

1. Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme.

2. Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit: zarfin tek kthimi i pronave, zarfin tek legalizimet dhe zarfin tek regjistrimi i pronës.

3. Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar, duke mundësuar uljen e faturës financiare për shtetin.

4. Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike me qëllim favorizimin e procesit të kthim-kompensimit të pronave.

5. I japim fund zvarritjeve dhe sorollatjeve administrative, si burimi bazë i korrupsionit.

6. Evidentim i të gjithë pronave publike që fshihen nëpër sirtarët e institucioneve shtetërore.

7. Saktësim i fondit të kompensimit, i cili do të operojë sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip dhe u etiketua si , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Pronarët kundër marrëveshjes së Strasburgut me qeverinë, kërkojnë dëmshpërblim për tokat e grabitura nga pushteti i Berishës

  1. Qeveria merr persiper qe te ule vleren e tokes apo trojeve sa here qe i mbushet mendja , me qellim qe te uli vleren e kompensimit te pronareve, pa iu referuar cmimit te tregut . Duke vepruar keshtu Qeveria mund ta beje vleren e kompensimit jo vetem ” 1 Euro ” , por edhe ” 0 Euro”. Por ne i themi qeverise se nuk duam kompensim, por kthimin fizik te prones tone ashtu sic eshte me ose pa vlere fare, mbasi per neve me e rendesishme se sa vlera e prones eshte identiteti jone dhe rrenjet tona. Qeveria po sillet si pronare e gjithe Shqiperise duke vepruar ne kundershtim me Kushtetuten dhe normat nderkombetare te te drejtave te njeriut per Pronen. Qeveria Rama po perpiqet me te gjitha menyrat jo vetem qe te mos u a ktheje token Pronareve qe e trashegojne, por edhe te minimizoje disa here edhe vleren e kompensimit. Vetem per kete aresye i kerkon kohe edhe Gjykates se Strasburgut, qe jo vetem kthimin , por edhe kompensimin ta cvleresoje e uli koston ne nivele minimale, per te shkarkuar sa me shume barren e buxhetit te shtetit.
    Por nderkohe qe Qeveria ka ngritur grupe pune e po punojne per te gjetur menyrat per te varrosur pa meshire problemin e kthimit e kompensimit te pronave, madje pa perfillur fare mendimin e pronareve trashegimtare. Vete pronaret te lodhur, te rraskapitur e te mashtruar, kane mbetur te shastisur, te zhgenjyer e te genjyer, te fyer e te neperkembur perballe makinacioneve te qeverive njera me e keqe se tjetera, por qe vete pronaret i sjellin ne pushtet me voten e tyre. Pronare, asgje te mire mos prisni nga qeverite e cdo krahu qofshin as nga Evropa mos prisni, por duhet te organizoheni e te veproni fuqishem, sepse, sa here qe nderrohen Qeverite e sistemet ekonomiko-shoqerore, ne nuk mund te ndryshojme shtepite, pronat e varret e te pareve tane.

  2. Gazetares se ketij shkrimi ne gazeten Sot, nuk i falet te vazhdoje te pergori termin ish-pronaret per pronaret e ligjshem qe vazhddojne te dhunohen nga shteti komunist. Ajo gabon rende dhe vazhdon te jete pjese e politikes antidemikratike te iniciuar nga Ramiz Alia ne 1991 me ligin 7501 , politike qe u perkeqesua nga Sali Berisha. Kryetari Shoqates RRapo Danushi dhe Agim Toro kane mendime te drejta. Mendimet e Myrshit Vorpsit, jane te papranushme. Ai ishte i interesuar per kompensim por atij dhe askujt nuk i lejohet te justifikoje kompensimin ne vend te kthimit sepse sipas tij kohet paskan ndryshuar…. Vorpsi nuk ka asnje argument qe justifikon kryeministrin Edi Rama sepse 6 muaj qenkan te pa mjaftushme…. Kjo nuk mund te jete gabim ose rastesi . Sali berisha pranoi se ligji 7501 ishte gabim , Pas kesaj kryetari i PD -Lulzim basha nuk ka thene as nje gjysem fjale, ; ministri i bujqesise Panariti, deklaroi se se shpejti qeveria do filloje do japi tapite per vendimet e bazuara ne ligjin 7501. Ky ligj i ka futur shqiptaret ne gjak dhe do vazhdoje ti mbaje ne konflikte, per sa kohe prona nuk i kthehet te zotit. Myrshit Vorpsi nuk ka te drejte te spekulloje ne emer te pronareve, ai nese ka interesa personale le te kerkoje kompensim per pronat e veta por te mos flasi ne emer te shoqates . Ministri panariti po ben lojen e atyre qe per te perfituar dicka ne xhepin e tyre , punojne shkaterimin e vendit te tyre .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s