Danushi: çështja e pronësisë nuk mund të zgjidhet nga politika

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve, “Pronësi me Drejtësi”, Rrapo Danushi, në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se çështja e pronësisë është e pashpresë nëse pritet të zgjidhet nga politika. “Prona do zgjidhet, por jo nga politika. Pronat janë vjedhur nga pushtetarët. Saliu në ’97 dhe në 2005 kur linte pushtetin, gjithmonë premtonte për pronën. Unë nuk pres nga këta se do zgjidhin pronësinë. Populli italian ka një shprehje: Njeriu i gjatë nuk është i zgjuar.

Si Berisha dhe Rama janë të gjatë, por jo të zgjuar. Nëse vendosen përpara interesat politike, atëherë kjo çështje nuk do zgjidhet. Komisioni që u ngrit për pronën, ku kryetarë ishin Sabri Godo dhe Arben Imami, nuk kishte vullnetin për të zgjidhur këtë çështje”, u shpreh Danushi. Ai i quan demagoge të dyja partitë më të mëdha politike në vend, duke u shprehur se çështja e pronësisë është bërë akoma më e ndërlikuar. “Dy partitë janë neokomuniste. Të dyja bëjnë demagogji për pronën. Në mes na del edhe një ago, që është kreu i PR. Brenda këtij muaji i kemi dërguar 54 personaliteteve botërore shqetësimet tona për pronën.
Kemi marrë përgjigje të ashpër nga KiE. Ne zhveshëm lakuriq regjimin e partive. Ne në 2009 e kemi mbështetur me votë PR. Por, PR bëri aleancë me PD, e drodhi. Ligji për tokën u bë më keq seç ishte. Projektligjin për pronat e kemi bërë ne. Pas vdekjes, PR do bëjë aleancë me Shoqatën tonë. Fshatarit t’i jepet toka e shtetit për ta punuar jo e pronarit sepse do vijë koha që pronari do kërkojë rentën e tokës për 20 vite. Në Shqipëri vazhdon neokomunizmi”, u shpreh Danushi.
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, Posts in Shqip dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Danushi: çështja e pronësisë nuk mund të zgjidhet nga politika

  1. Z. Danushi, Shqiperia ka qene dhe eshte ne diktature derisa shteti forcerisht merr teresisht . pronen e njerit dhe ja jep tjeterit. Kete nuk e ka bere as Viktor Emanueli as Enver Hoxha ne shqiperi. Por kur regjimet jane diktatoriale cfare duhet te beje populli ? kjo dihet…te beje ate qe beri ne 90 dhe ne 97… E verteta eshte qe pronaret i jane neneshtruar diktatures dhe kane pranuar perdhunimin qe u bejne qeverite. Diktatoret ne Shqiperi mashtrojne deri sa marrin votat e me pas ushtrojne diktaturen. Ata nuk binden e nuk ikin me letra e peticione por me protesta masive deri ne mosbindje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s