Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Këshilli i Evropës, tre drejtorë në Strasburg për moszbatimin e vendimeve në favor të pronarëve

Më poshtë po botojmë një artikull nga gazeta Sot/Adriatik Doçi mbi kërcënimin shumë serioz të përjashtimit të Shqipërisë nga Këshilli i Evropës si pasojë e mos-respektimit të të drejtave te pronësisë . Ne kemi raportuar mbi këtë paralajmërim rreth një vit më parë.

Ndryshe nga shkrimi i mëposhtëm, ne mendojmë se fatkeqsisht asnjë qeveri deri më sot nuk ka pasur vullnet politik për zgjidhjen e çështjes së pronave.

Ligji 7501 ishte zbatim, nga Ramiz Alia, i politikës së Katovicës që kishte për qëllim të ngatërrojë një popull dhe të mundësojë pasurimin e “elitave” në pushtet.

Fatkeqsisht thelbi i kësaj politike anti-pronë dhe anti-pronar është zbatuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit nga të gjitha forcat politike që kanë ardhur në pushtet.

“Pendimet” e radhës (Majko, Dokle, Berisha, Mediu….etj.) duhet të shoqërohen me masa konkrete që të bëhen të besueshme! Përndryshe mbeten lojë politike për të shtyrë pafund zgjidhjen e problemit të pronave.

Masat konkrete janë: respektim në legjislacion dhe praktikë i neneve 181 dhe 41 të Kushtetutës, abrogim ose korrigjim i ligjeve antikushtetuese si 7501, dhe thjeshtim i legjislacionit. Prej mëse një viti ne i kemi propozuar politikës dhe shtetit shqiptar një projektligj të vetëm i cili zëvendëson morinë e ligjeve ekzistuese kontradiktorë dhe pjesërisht antikushtetues. Eshtë koha që ky projektligj të studjohet seriozisht dhe të adoptohet nga Parlamenti.

Shoqatat “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti”
———————————————————————————————————————-
Nga Adriatik Doçi
Shqipëria rrezikon përjashtimin nga KiE, tre drejtorë në Strasburg për moszbatimin e vendimeve në favor të pronarëve

Fatura dhe pasojat e korrupsionit të qeverisë së kaluar me pronat, trojet dhe zonat turistike, rrezikon të përjashtojë Shqipërinë nga Këshilli i Evropës si dhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Pamundësia

financiare e qeverisë aktuale për të zbatuar vendimet e Gjykatës së Strasburgut për pronat, e ka futur vendin tonë në një hulli të rrezikshme, ku pritet të përballet me sanksione të forta. Vendimet e pazbatuara, të trashëguara nga qeveria Berisha, tashmë janë kthyer në bumerang. Përballë kësaj situate, një delegacion me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave, kanë zbarkuar me urgjencë në Strasburg për të negociuar lidhur me afatet e prera për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, shumica e të cilave janë në favor të ish-pronarëve dhe kundër administratës dhe gjykatave të shtetit shqiptar.

Kështu, drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirian Muho dhe Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, kanë zhvilluar një vizitë urgjente në Strasburg, si grup negociator për të negociuar për fatet e zbatimit të vendimeve që fundosin buxhetin e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, gjykata ka kërkuar llogari për moszbatimin e vendimeve të saj, e cila ka konstatuar në shumë raste arbitraritetin e gjykatave shqiptare, ndërsa detyron qeverinë të dëmshpërblejë pronarët e ligjshëm. Brenda katër muajve të ardhshëm, qeveria shqiptare duhet të paguajë 37 milionë euro, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, e cila u ka dhënë të drejtën pronarëve që nuk u është kthyer dhe as kompensuar prona. Vetëm disa ditë më parë, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka kujtuar qeverisë se ka vetëm pesë ditë kohë për të informuar rreth zgjidhjes së çështjes së 60 pronarëve shqiptarë që kanë proces gjyqësor kundër qeverisë shqiptare në Strasburg. Pranë kësaj gjykate janë depozituar kërkesat e 413 pronarëve shqiptarë. Ndërkaq, kryeministri Rama dhe ministri i Drejtësisë, Naço, kanë nisur me urgjencë drejt Strasburgut grupin negociator për të liruar lakun në fytin e qeverisë shqiptare.
Paralajmërimi 
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka dërguar ditët e fundit një letër qeverisë dhe për dijeni Shoqatave të Pronarëve, ku i kërkon të gjendet zgjidhje për kërkesat e tyre. “Duke u bazuar në dispozitat e Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe duke i vështruar ato në mënyrë krijuese, sipas kohës së kaluar që nga miratimi dhe ratifikimi i tyre prej shteteve palë, gjithmonë me vendimet e saj e ka cilësuar ligjshmërinë thelbësore të të drejtave themelore të cilat janë të pacenueshme, si të paravlerëshme ndaj ligjshmërisë formale. Prandaj, edhe në rastet e mëparshme, pra të 20 pronarëve nga Shqipëria, që ankoheshin ndaj shtetit të tyre, për moskthim të pronave të veta, apo moskompensim të atyre të shpronësuara gjatë viteve, Gjykata ka penalizuar shtetin shqiptar në disa milionë euro”, thuhet në letër.
Adriatik Doçi
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, Posts in Shqip, Uncategorized dhe u etiketua si , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s