Gjykata e Strasburgut, faturë të kripur Shqipërisë për kompensim financiar të pronarëve

Shkrim botuar në Deutsche Welle, më 27 Shkurt 2014

Nga Ani Ruci

Gëzim Boçari , Zv. Dekan dhe shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që itakon, të trashëguar nga prindërit e tij. “ Prona ndodhet në bregdetin e Jonufrës, e bleu gjyshi im në vitin 1929.Në vitin 1947 e konfiskoi regjimi komunist, e ktheu në Ndërrmarjen Bujqësore”Rinia”, ku u ndërtuan tarraca me agrume dhe kështu ishte deri në vitin 1991. Gjithë dokumentacioni i kësaj prone është në Arkivën e Shtetit dhe në Institutin Kombëtar të Hartografisë. Por pas përmbysjes së regjimit komunist kjo pronë nuk më është kthyer ende, as sot e kësaj dite. Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë “ thotë për DW , Gëzim Boçari.

Ai tregon se nga kjo pronë, në vitin 1996, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i dha vetëm dy hektare, sepse prona në dokumentat arkivore figuron në emër të nënës dhe babait të tij dhe sipas ligjit atij i takon 1 hektar për sejcilin nga prindërit. Këtu fillon odiseja e Gëzimit për të regjistruar dy hektarët e marrë në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, adresimi në gjykatat e Shqipërisë, dhënia e vendimeve në favor të tij që mbetën në letër, ngritja padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në vitin 2003 ai fiton çështjen dhe Strasburgu detyron shtetin t’i paguajë atij një dëmshpërblim prej 49 mijë Euro. Por prona prej dy hektarësh edhe pas vendimit të Strasburgut, edhe pas marrjes prej tij të dëmshpërblimit mbeti që mbeti e paregjistruar në emër të tij. Dhe gjithë prona e pamarrë.

“Diktatura komuniste e mori pronën e prindërve të mi dhe e vuri në shërbm të shoqërisë, e ktheu në ndërmarrje bujqësore. Tani po e shfrytëzojnë “të fortët”, ata që shkelin dhe nuk duan t’ia dinë për ligjin” thotë për DW, Gëzim Boçari. Ai i është drejtuar përsëri Strasburgut dhe dosja” Boçari” bën pjesë në 60 dosjet për të cilat Gjykata e Strasburgut do të kthejë përgjigje deri në qershor të këtij viti.

413 dosje të pronarëve shqiptarë të pranuara nga Gjykata e Strasburgut

Agim Toro, sekretar i shoqatës,”Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se sipas të dhënave zyrtare janë 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t’ u shqyrtar nga Gjykata e Strasburgut. Në ditët e para të Marsit një delegacion nga Këshilli i Europës do të vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara.

“ Për tetë çështje të fituara nga pronarët e Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, qeveria duhet t’i kompensojë ata me 37 milionë Euro. Për çështjet e tjera Gjykata i ka kërkuar qeverisë që të gjëjë një zgjidhje paqësore, me mirëkuptim, të pranuar nga pronarët që Strasburgu të mos dalë me një vendim përfundimtar për kompensim financiar. Çështjet e fituara deri tani në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët e Shqipërisë të cilëve u është shkelur e drejta themelore e pronës, mund të kenë një kosto financiare prej 150 milionë Euro. Deri në qershor të këtij viti kjo Gjykatë do të shqyrtojë “en block” 60 dosje.” thotë për DW, Agim Toro.

Bilanc lufte – në Shqipëri 8 mijë të vrarë për çështje të pronësisë

Në kronikën e zezë të shtypit të Shqipërisë botohen herë pas here lajme për vrasje për shkak të pronës. Sipas të dhënave të shoqatës ”Pronësi me Drejtësi” numri i personavetë vrarë në këto 22 vjet ka arritur në 8 mijë vetë. “Ky është një bilanc lufte në kohe paqeje” komenton Agim Toro.

Sipas tij në çështjen e kthimit të pronës është shkelur rëndë Kushtetuta e Shqipërise, ku ka një nen që thotë, citon Agim Toro se ”që prona trashëgohet, blihet ose është e dhuruar”. Pasuritë e paluajtshme të pronarëve në këto 2 vit nuk u kthyen dhe janë në duart e atyre që nuk plotësojnë këtë nen të Kushtetutës.

BE dhe komuniteti ndërkombëtar indiferentë ndaj shkeljes së të drejtës themelore të pronës

Bregdeti i Shqipërisë – Gjiri Jal

Për Gëzim Boçarin, që mban sytë nga Strasburgu që të bëhet pronar i pasurisë së trashëguar, moskthimi i pronës është një problem i rëndë kombëtar

“Për shkak të ligjit famëkeq 7501, që nuk njeh titujt e pronësisë së trashëguar shqiptarët po vriten me njëri tjetrin, qindra pronarëve në vijën bregdetare Vlorë- Sarandë u është mohuar e drejta e pronës. Shqipëria po kthehet në Kandahar. BE dhe komuniteti ndërkombëtar shqetësohen për të drejtën e patjetërsueshme të votës, për zgjedhje të standarteve ndërkombëtare. Po për të drejtën themelore të pronës, te shkelur rëndë në këto 22 vjet pse nuk shqetësohen? Pse Presidenti i Shqipërisë, që është garant i Kushtetutës, lejon që Kushtetuta të shkelet? Ish kryeministri Sali Beriusha ka pranuar që ka gabuar rëndë lidhur me kthimin e pronës tek pronarët e ligjshëm, janë mundësitë për t’u ndrequr këto padrejtësi.”thotë për DW,Gëzim Boçari.

Shpresat e tij që situata do të ndryshojë për mirë nuk mbeten vetëm tek Strasburgu

“Në gjithë këto vite shteti u tregua jo demokrat, por kleptokrat. Tani kam shpresë tek qeveria e kryeministrit Rama, që ka premtuar se pronat ne bregdetin e Jonit do t’ua ktheje pronareve te ligjshëm. Kam shpresë se BE do të ushtrojë presion që për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ajo duhet të zgjidhë çështjen e pronës, sipas së drejtës universale të pronës dhe parimeve demokratike që zbatohen në vendet anëtare të BE.” thekson Gëzim Boçari.

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

5 mendime mbi “Gjykata e Strasburgut, faturë të kripur Shqipërisë për kompensim financiar të pronarëve

  1. I shkruar shume mire dhe mjaft informativ ky artikull. Kisha vetem nje verejtje lidhur me dicituren e fotos se plazhit/gjirit te marre nga lart. Per korrektesi gjuhesore, ky gji e ka emrin Jal (Jali trajta e shquar) dhe jo Jala. Une jam vete nga Vunoi, plus fanatike per gjuhen korrekte shqipe.

  2. Ne vijim te informacionit drejtuar juve persa i perket problemit tim te pronesise po bashkangjis  dokumentet e meposhtme per te treguar qartesisht se sa mbrohet e drejta e pronesise nga gjykatat shqiptare.Shihni aktin e shitblerjes ne vitin 1953 te prones se konfiskuar ndermjet shtetit dhe poseduesit (i cili e mban forcerisht),Vendimin e K.K.K.Pronave dhe Çertifikaten time te Pronesise  (pronar) viti 2007 ,si dhe Vendimin e formes se prere i cili i rrezon njehere kerkesen paditesit (poseduesit sot) ,dhe Gjykata e Apelit Korçe edhe pas kthimit te çeshtjes per rigjykim nga Gjykata e larte ( poseduesi i paligjshem kerkon bashkepronesine dhe konstatimin e pavlefshem te kontrates sime te shitblerjes per here te dyte) ne daten 28 shkurt 2014 ,i dha te drejte poseduesit dhe jo mua pronarit. Me ane te ekspertizave tani pas 19 vjetesh nga eksperte te papergjegjshem ,ne bashkepunim me gjyqtaret e kesaj çeshtjeje, me ndertime pa leje te kryera sot dhe te pretenduara sikur jane kryer para kthimit te prones, ne kundershtim me çdo akt ligjor poseduesi mer te drejten e bashkepronesise jo me mua pronar sot ,por me ish-pronarin .Sa turp. Ç’mund te thuash per keto vendime ? A nuk jane baraz me shperthimet e tritolit ne drejtesine shqiptare?

    Ketu shprehet qarte ,se sa shteti ka vullnetin te jape pronen e mare me pa te drejte pronarit te ligjshem.

    • Faleminderit për reagimin. Na vjen keq po dhe nuk çuditemi që mbeteni i zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Rruga e vetme mbetet Strasburgu. Për të shkuar në Strasburg duhet fillimisht të ankoheni kundër vendimit të fundit në Gjykatës së Apelit Korçë në instancat kompetente: Gjykatë e Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Pastaj, nëse ato nuk ju japin të drejtë, mund të apeloni në Strasburg. Rruga është e gjatë po është fatkeqsisht e vetmja që mund ta detyrojë shtetin shqiptar të veprojë në favorin tuaj.

      Nëse dëshironi të na dërgoni dokumenta, adresojini tek shoqatabregdeti@gmail.com (nuk mund ti bashkangjisni në komentet në sit).

      Përshëndetje,
      webmaster

  3. Drejtesia shqiptare nepermjet vendimeve te padrejta ,kunder nje prej te drejtave themelore te njeriut siç eshte prona ,eshte kthyer ne shperthim tritoli kunder pronareve.Jam nje prej vuajtesve te kalvarit te drejtesise,ku pikerisht dje ne daten 28 shkurt Gjykata e Apelit Korçe ka dhene nje vendim ne kundershtim me ate çka parashikon Ligji dhe Kushtetuta duke bere pronar personin e trete ,i cili e ka perfituar pronen nga sistemi komunist pas shpronesimit te padrejte ishpronarit. Une qe e bleva kete prone nga pronari i ligjshem nuk e gezova per asnje moment megjithese e kam te rregjistruar ne Z.R.P.Paluajtshme edhe pas nje vendimi gjyqesor ne te tre shkallet.Poseduesi e mban forcerisht.Perfundimisht drejtesia shqiptare ka mbaruar dhe detyrimisht edhe ky vend nuk mund te behet.Kush mendon ndryshe mos e çoje fati ne dyert e gjyqesorit.Na kane braktisur edhe nderkombetaret dhe paskan pasur te drejte se kafsha nuk mund te behet njeri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s