Ja si i falsifikon AKKP-ja pronat e shtetit shqiptar

Botuar në Gazetën Telegraf më 21/01/2014

Është koha që shteti, të nisë hetimet, të kthejë pronat në origjinë, banditët e “veshur” me pushtet të futen në qelitë e dënimit.

Ardhja e demokracisë dhe periudha 23-vjeçare që kemi lënë pas, jo vetëm që nuk po e zgjidh lëmshin e krijuar, por përkundrazi e ka ngatërruar edhe më shumë atë. Nën justifikimin e ‘Katovicës’ drejtuesit e AKKP-së ndër vite janë shkaktarët kryesorë të grabitjes dhe tjetërsimit të pronës së shqiptarëve dhe sidomos të shtetit shqiptar. E theksuam këtë të fundit, pra pasurinë e shtetit, jo vetëm se ajo është pasuria e të gjithë qytetarëve të saj, por edhe për faktin se ajo është vënë në shënjestrën e grabitjeve dhe është trajtuar si mall pa zot. Kjo, pasi vetë zoti kanë qenë Drejtuesit e AKKP-së, të cilët janë emëruar nga partia me qëllimin final për t’i shërbyer liderëve të partisë.

Janë me mijëra hektarë tokë dhe miliarda euro që grabiten me një të grisur të faqes së regjistrit apo më keq, të falsifikimit të saj dhe zëvendësimit të pronarit legjitim (shtet apo privat) me një tjetër pronar. Në këtë rast, pronari tjetër do jetë ai që ka urdhëruar “Shefi ”, që është miku i shefit apo familjarëve të tij. Sigurisht, gjërat nuk bëhen kaq lehtë dhe se një pjesë e mirë e atyre që marrin pronat e shqiptarëve duke falsifikuar letrat mendojnë apo kanë menduar se i kanë fshehur gjurmët. Por, njollat e hartave dhe pronave nuk i fsheh dot asnjë gjurmë e asnjë drejtuesi të kthimit të pronave, i cili mendon se gjërat që mbyllen mbase nuk hapen më.  Për kompensim, këta drejtues ose falen nga burgu, kur janë në prag të saj ose gradohen në funksione, të cilat  ata “mendojnë” se do iu shërbejnë për të mbrojtur veten nga zullumet dhe falsifikimet.

Kohët e fundit, Kryeministri Edi Rama hodhi idenë se do verifikohen pronat dhe tapitë e shpërndara, duke i kërkuar shteteve fqinj -por sidomos Italisë- të gjithë dokumentacionin për tokat dhe pronat e blera gjatë kohës që Italia bashkëpunonte me Mbretin Ahmet Zogu, para tij dhe gjatë pushtimit. Duhet thënë se, Italia është një nga shtetet më korrekte, ku pronat që ka përdorur për qëllime ushtarake dhe sociale i ka dëmshpërblyer qindarkë për qindarkë. Madje, këto prona quheshin të ekzekutuara apo të blera nga shteti italian vetëm atëherë, kur botoheshin në Fletoren Zyrtare.

Të interesuar për këtë deklaratë të Kryeministrit Rama, si dhe mbi bazën e ankesave të shumë qytetarëve, ne i kërkuam arkivave të Ministrisë Mbrojtjes Italiane hartat dhe dokumentet për pronat që shtrihen  nga “21 Dhjetori”, tek fusha e aviacionit, ish-Shkolla e Partisë, uzina “Tirana”, Spitali Ushtarak deri tek mbikalimi. Janë me të vërtetë trondiste faktet, të cilat janë servirur dhe që përbëjnë kulmin e babëzisë së bandave të tokave. Prona, të cilat vetë shteti italian i kohës i ka dëmshpërblyer, janë firmosur nga pronarët, janë derdhur frangat në numrat e llogarive bankare dhe në fund ka dalë edhe në Fletoren Zyrtare, që kjo pronë ka kaluar për llogari të shtetit italian. Atëherë, lind pyetja për këta zotërinj të Agjencisë së Kthimit të Pronave, ku e kanë gjetur kurajën të falsifikojnë dosjet dhe tua kthejnë atyre që i kanë marrë paratë dhe që në rastin konkret kanë marrë edhe ca para nga blerësit e vërtetë, biznesmenë dhe familjarë të pushtetarëve të lartë të shtetit që sapo u larguan më 23 Qershor. Dokumente, ku Ministria e Punëve Botore i drejtohej Këshillit të Ministrave dhe kjo e fundit Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Madhërisë së Tij Viktor Emanuelit III. (Për hir të Zotit e Vullnetit të Kombit, Mbret i Italisë dhe i Shqipnisë, Perandor i Etiopisë). Këto të fundit janë fraza të shkëputura nga koka e shkresave që shoqëronin dekretet e shpronësimit dhe pagesat në llogaritë bankare, si dhe gazetën zyrtare, N.Port. datat dhe fletët e hipotekës. Investigimi i shtrirë në pjesën e “21 Dhjetorit”, Zogut të Zi, Shkollës së Partisë, uzinës “Tirana” dhe “Dinamo”, fushës së aviacionit, Spitalit Ushtarak, është një skandal, nga i cili nuk do të shpëtojë nga burgu asnjë që pretendon se është i fortë dhe i mbrojtur. Madje, edhe vetë pronat e kishës katolike janë shpronësuar dhe kisha ka marrë paratë në këtë zonë. Është koha që shteti, shërbimet e specializuara, krimi ekonomiko–financiar i Policisë së Shtetit, të nisin hetimet, të kthejnë pronat në origjinë dhe banditët e “veshur” me pushtet të  futen në qelitë e birucat e vuajtjes së dënimit.


Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, Other countries' experience, Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

5 mendime mbi “Ja si i falsifikon AKKP-ja pronat e shtetit shqiptar

  1. Ka vite qw AKKP nuk shqyrton dosje prej 2006 jane mbi 8000 dosje qe i ka zene pluhuri. Kerkesat e reja nuk pranohen se Qeveria e ka mbyllur afatin. Qeveria duhet të ndihmojë ish pronarët me dokumenta që të vërtetojnë pronat. AKKP, për të vërtetuar e njohur pronat nuk pranon dokumentat e mëposhtëme:
    – Dokumentat e kohës së turqisë të përkëthyera nga osmanishtja ose turqishtja.,
    – Vendimet gjyqësose të faktit Juridik,
    – Dokumentat e periudhës 1939-1945,
    – Deklaratat zyrtare të autoriteteve vendorë të para çlirimit.,
    – Dokumenta të reformës agrare,
    – Dokumentat kadastrale te vitit 1953.
    Lind pyetja- po kush është dokumenti që është i vlefshëm për të vërtetuar e marrë pronën ?
    Ndërkohë, me dokumentat e mesiperme, tashmë të ndaluara, qysh nga viti 1991 e deri tani – pra në gjithë këto vite jane pranuar, janë vërtetuar, janë njohur, regjistruar e çertifikuar prona e nuk janë anulluar asnjë prej tyre . Por, nëse vertet dokumentat e mësipërme janë abuzive athere deri më sot çfarë ka ndodhur me tokat e përfituara padrejtësishtë ?

    • Nw shqiperi e drejta e prones eshte percaktuar ne nenin 41 dhe 181 te kushtetutes se Republikes., e cila nuk zbatohet nga Qeveria. Perderisa shteti mban nw fuqi ligjin 7501 , me ane te cilit shteti u a merr token pronareve qe e trashegojne dhe u a jep falas personave te trete jo pronare, duke e ndare me norme mesatare per fryme, don te thote se vete shteti i cproneson me ligj e forcerisht pronaret e vertete te tokes.Nderkohe shteti shqipetar nuk zbaton vendimet e GJNDE per kthimin e kompensimin e prones. Keto padrejtesi i njohin edhe perfaqesuesit e institucioneve Europiane, ne Shqiperi. Prandaj, kethimi i prones tek pronari i vertete duhet te jete kushti nr.1 per pranimin e Shqiperise ne BE. Nga kjo padrejtesi lind korrupsioni gjithfaresh.Ai shtet qe shproneson qytetaret e tij dhe nuk respekton kushtetuten e vendit te tij nuk mund te meritoje te jete pjese e BE.

      • pronat dhe familja nuk jepen nga qeverria apo shoqeria.te dija keto fitohe me pune e shume mundim dhe ruhen e mbrohen me gjak e jete.Shoqata Dukati te mos vije rrotull dhe ti lutet qeverrise ti ktheje pronen.por te mobilizoje popullin e rinine e fshaterave te Radhimes,Tragjasit.Dukatit e me poshte deri ne Kakome te armatosen.te dalin balle per balle me qeverritaret,politikanet,deputetet e cdo kallepi qe I mbeshtet.Izoloni Pinjollet e trupave Dipllomatike te Akredituara ne Tirane.Politikaneve,qeverritareve dhe deputeteve ne se ju drejtohet gryka e pushkes ata jo vetem pronat do I kthejne por do ja mbthin si lepuj per te shpetuar lekuren.do ja mbathin si Amet Zogu nje here enje kohe.Mos prisni qe Evropa te reagoje.Ta dini mire qe perfaqesuesit qe dergojne ne Tirane Koruptohen me nje here,Parate I ndajne Bashke,por ata dine tua lene dobicin ne prer,kane shume eksperience. Cfrytezoni rastin, Evropa eshte ne prag lufte.Ne se beni,eshte koha ne favor.

      • Zoti Avokat Ngjela , “Kur një të drejtë ta jep kushtetuta , por nuk ta jep Qeveria e mbështetur kjo qeveri edhe nga gjykata kushtetuese”, sepse nuk zbatojne kushtetuten, Ju lutemi si Avokat, a mund të na spjegoni publikisht se: cila mund të jetë rruga apo mënyra që këtë të drejtë qytetari ta fitojë”.
        Paraprakisht faleminderit

  2. Qe te behet kjo duhet nje prokuror nga SHBA se keta qe kemi ketu jane mercenaret qe mbrojnevjedhjet e pronave. Shikoni cfare politke eshte bere per ti vjedhur pronat Dukatit. Nese rinia e Dukatit, do behet perseri nismetare dhe me gjithe fshatrat me poshte do veproje per te kerkuar pronat e te pareve, situata do ndryshoje per mire

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s