Shpërndarja e certifikatave të pronësisë. Po dhunohet Kushtetuta!

Botuar nga Gazeta Telegraf, 14/01/2014

Reagimi i shoqatës “Dukati” ndaj deklaratës së z.Jani Babi, zv.ministër i Bujqësisë

Reagojnë degët e shoqatës “Dukati” Tiranë, Durrës, Vlorë, ndaj deklaratës së z.Jani Babi, zv.ministër i Bujqësisë, për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë së tokave. Zëvendësministri i Bujqësisë, z. Jani Babi ka deklaruar se, personat që kanë përfituar tokë në bazë të Ligjit 7501, Qeveria do t’i pajisë me certifikata pronësie, duke i shndërruar në pronarë legjitimë, ndërsa  “ish -pronarët” do kompensohen. Kjo deklaratë vjen pas deklaratës që bëri Kryeministri, kohë më parë, në Komunën Frakull, në Fier, ku ndër të tjera siguroi gjithë ata që kanë përfituar tokë nga Ligji 7501, se së shpejti do t’i pajiste me certifikatat e pronësisë së tokës. Këto deklarata janë një lajm mjaft i hidhur e mjaft dëshpërues për të gjithë pronarët, që në shekuj i trashëgojnë tokat e tyre dhe sot  “shteti demokratik” ua grabit.

Mbledhja urgjente

Për këtë arsye, një përfaqësi e degëve të shoqatës “Dukati”, të Tiranës, Durrësit, Fierit e Vlorës, që përfaqësojnë rreth 800 familje, u mblodhën me urgjencë e shqetësim të pazakontë, ku diskutuan për padrejtësinë historike që po u bëhet me bërjen “pronarë” të përfituesve të tokës nga Ligji absurd 7501. Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën indinjatën se si Kryeministri i vendit në fushatë elektorale premtoi, se pronarët trashëgimtarë do t’i ndihmonte me dokumente të pronave që gjendeshin në një shtet mik e që çështjen e pronave do ta zgjidhte me asistencën e një shteti të BE-së, ndërkohë sot deklaron se:  “Për ne Ligji 7501, në të gjithë territorin e tokës që prodhon bukë për këtë popull, është udhërrëfyes!”

Fakte

1.Në takim u veçua fakti që me Ligjin 7501 u  shkel brutalisht një nga të drejtat themelore të njeriut, ajo mbi pronën private, e cila në Kartën e Kopenhagenit (e ratifikuar edhe nga Parlamenti Shqiptar), kategorizohet si e shenjtë, e patjetërsueshme, e trashëguar nga brezi në brez dhe që ruhet nga shteti me ligj.

2.Po ashtu, u theksua se po dhunohet edhe Kushtetuta e Republikës, e miratuar me Referendum popullor në vitin 1998, ku janë sanksionuar edhe tre nenet, (41, 42 e 181 ) që imponojnë të drejtën e kthimit të pronës (tokës) pronarëve që e trashëgojnë.

Qeveri me dy standarde

Zëvendësministri z. Jani Babi deklaron se Qeveria do pajisë me certifikatë rreth 450 mijë familje ( d.m.th të gjitha sa janë, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë) çka do të thotë se, do t’i pajisë me certifikatë të dy palët, edhe ata që e kanë zbatuar, por edhe ata që nuk e kanë zbatuar Ligjin 7501, që këta të fundit zënë mbi 60 % të territorit të vendit. Kurse pas kësaj, thotë Kryeministri, do zbatojmë Kushtetutën; d.m.th pasi t’i bëjë pronarë edhe do i garantojë ligjërisht. Po me këtë Kushtetutë që kemi sot, që për ne pronarët e vërtetë nuk po zbatohet. Pra, për pronësinë e tokës, në Shqipëri do veprojnë dy standarde; do pajiset me certifikatë pronësie edhe ai që ka marrë tokën e tij, edhe ai që ka marrë tokën e tjetrit, pra, rrumpallë e “kush e hëngri, e hëngri” dhe e tërë kjo në kundërshtim me çfarë imponon Kushtetuta.

Po na çoni në vëllavrasje

Zëvendësministri ndër të tjera shprehet se: “Deri tani personave që kishin përfituar tokë  nga Ligji 7501 u lihej vetëm e drejta e përdorimit të tokës, tani do munden edhe ta shesin”. Po çfarë do shesin o zoti Zëvendësministër? Tokën që nuk e kanë të tyren, sipas Kushtetutës? Do shesin tokën që ka blerë gjyshi e babai ynë?   Si mundet? Ç’po bëni e ku po na çoni kështu, me të vërtetë mendoni se tokën tonë do ta grabisë tjetri e do ta shesë? D.m.th do të shesë edhe tokën e gjyshit, e babait tim, se atë të gjyshit të tij ia shiti, që herët, i ati! Jo, zoti Kryeministër, kjo nuk mund të ndodhë, por mos na detyroni të vritemi me njëri-tjetrin, se 8000 të vrarë deri sot për pronat, besoj, se janë mjaft për Shqipërinë. Prandaj, zoti Kryeministër mendohuni, se neve dukatasit integritetin e vatanit tonë e kemi shume të shtrenjtë, ndaj Ju lutemi mos na e bini belanë tek dera e shtëpisë.

Nuk jemi muhaxhirë

Si mundet, që neve 800 familje që kemi tokat tona e trojet tona në fshatin tonë të trajtohemi si muhaxhirë e të na merren  tokat në formën më fyese e mospërfillëse, ndërkohë që klasa jonë politike nga toka e popullit shqiptar u dha edhe minoritarëve, duke i bërë pronarë pa qenë ndonjëherë të tillë.

Zoti Kryeministër, ne dukatasit jemi historikisht pronarë të një territori bregdetar prej 260 km2, të një vije bregdetare prej 60 km gjatësi, prej derdhjes se Izvorit e deri në Palasë. Ajo çfarë përfshihet nga deti në det, nga deti Jon e në kufi me fshatrat e lumit të Vlorës është e gjitha pronë private e jona e ne e dimë secilin se ku i ka pronat e këto prona ne i duam ashtu siç na i lanë gjyshërit, ndërsa shteti ka detyrimin të na i njohë e jo të na i marrë, madje të na ndihmojë që t’i marrim. Historikisht, dukatasit e kanë respektuar pronën e njëri-tjetrit, prandaj dhe kanë jetuar në harmoni. Këtë duam të realizojmë edhe tani, të shmangim kaosin e shkaktuar nga mosrespektimi i së drejtës së pronës që na ka futur në hasmëri me njëri-tjetrin, madje edhe brenda familjes dhe fisit. Ne dëshirojmë t’i  lemë fëmijët pa konflikte për shkak të pronës. Kjo që  kërkojmë  ne, është  detyrim kushtetues për Qeverinë  (Neni 181 i Kushtetutës), por njëherësh është  edhe detyrim njerëzor, logjik e zakonor, por është edhe detyrim ndërkombëtar. Në fakt, do të ishte mirë që edhe në fshatin tonë problemi i pronave të gjente të njëjtën zgjidhje si në fshatrat e rretheve verilindore që zë mbi 60 për qind të territorit të Republikës, të cilët me mirëkuptim respektuan të drejtën zakonore për pronën, por edhe atë të kohës moderne, duke e trajtuar si të shenjtë origjinën e pronës – pra, pronën e trashëguar dhe secilit iu kthye prona e tij. Faktikisht, ne jemi të ndërgjegjshëm se personalisht kryeministri nuk ka qenë  pjesë  e kësaj marrëzie, prandaj edhe besuam tek fitorja juaj, që ishte edhe basti jonë. Ju lutemi, që çështjen e kthimit të tokës pronarëve trashëgimtarë, të  mos e shikoni si përgjegjësinë e  të  tjerëve, pra të paraardhësve Tuaj. 

Në unitet me shoqatën “Bregdeti” & “Pronësi me drejtësi”

Për problemin e kthimit të pronës, shoqata jonë është në harmoni të plotë me shoqatën “Bregdeti”, jo vetëm për qenien në një unitet gjeografik, por edhe pse ajo mbron interesat e pronarëve të ligjshëm nga “Uji i Ftohtë (Vlorë) deri në Sarandë, si dhe me Shoqatën Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”. Për Zgjidhjen e problemit  të pronës, që në dukje konsiderohet si  i vështirë, ai mund të zgjidhet shumë lehtë, nëse mbani  në konsideratë  e shqyrtoni draft-ligjin që ka paraqitur shoqata “Bregdeti” dhe “Pronësi me drejtësi”. Kjo do të  jetë iniciativa më e mirë ligjvënëse  e maxhorancës aktuale. Nëse do të miratohet me procedurë të shpejtuar dhe do ta zbatoni atë ligj në zonën gjeografike e turistike Vlorë-Sarandë, ku përfshihet edhe Dukati, Ju do të realizoni zgjidhjen e qëndrueshme të problemit më fondamental të demokracisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut për popullsinë e kësaj zone turistike, si dhe do të çlironi shtetin nga një barrë  financiare e panevojshme. I lutemi edhe një herë Kryeministrit, që ta rishikojë vendimin, për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë, para se të ndërmarrë aktin katastrofik antikushtetues, me të  cilin do të ligjëroni forcërisht, pra, do të emëroni pronarë ata që faktikisht nuk janë të tillë, sepse këto toka nuk i kanë blerë e as trashëguar, siç e përcakton Kushtetuta e Republikës.

Titujt e pronësisë – Nis procesi i verifikimit

Botimi në Fletoren Zyrtare, i vendimit për procesin e dhënies së titujve të pronësisë për tokat bujqësore, ka legjitimuar nisjen  tashmë  të verifikimit të titujve të pronësisë për tokat e ndara sipas Ligjit 7501. Ky proces duhej të kishte përfunduar në fund të vitit 2013, por për shkak të zvarritjeve në zbatimin e tij, ekzekutivi u detyrua të propozojë në Kuvend shtyrjen e afatit. Gjatë debateve në komisionet kuvendore, palët ranë dakord që afati i procesit të shtyhej deri më 31 Dhjetor të vitit 2015, por ndryshe nga sa miratoi Kuvendi, afati i ri ligjor i botuar edhe në Fletoren Zyrtare do të jetë 30 qershori i vitit 2016.Shpërndarja e certifikatave të pronësisë, do të hapë tregun e tokës duke aktivizuar shitblerjen e saj, si të vetmin instrument për të rritur sipërfaqen e tokës dhe për ta bërë atë tërheqëse për investime. Edhe pse kanë përfituar tokë bujqësore në vitin 1991, me mijëra fermerë shqiptarë nuk zotërojnë certifikatën e pronësisë, por vetëm atë të përdorimit. Mungesa e titujve të pronësisë për tokat bujqësore cilësohet si një ndër faktorët kryesor pengues për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.


Article printed from Gazeta Telegraf: http://gazetatelegraf.com

URL to article: http://gazetatelegraf.com/shperndarja-e-certifikatave-te-pronesise-po-dhunohet-kushtetuta/

Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

7 mendime mbi “Shpërndarja e certifikatave të pronësisë. Po dhunohet Kushtetuta!

  1. Paragrafi i fundit me titull “Titujt e pronësisë – Nis procesi i verifikimit” , nuk eshte pjese e shkrimit origjinal, por nje shtojce qe nuk e dime se nga kush eshte bere. Verifikimi i titujve te pronesise sipas ligjit te qeverise Berisha eshte nje mashtrim i radhes qe kerkon tu beje qeveria pronareve ne menyre qe te mos zbatoje Kushtetuten e Republikes per kthimin e tokeser pranareve qe e trashegojne, Prandaj eshte edhe i kontestuar nga pronaret.

  2. Blloku i bregdetit DUKAT EKSAMIL DUHET TE I BEJ NJE PRIT TE MADHE LIGJEVE ANTI NJEREZORE TE BREGUT TE DETIT KU QEVERIA KERKON TE ZHVATE TOKAT E BREGASE DHE TI KALOJE NE PERDORIM TE SHTETIT UQERIT E POLITIKES SHQIPETARE JAN TE PA BESE I BREGASI DUHET TE BASHKOHET NE NJE FORC TE PERBASHKET DUKAT EKSAMIL NE RAST TE KUNDERTDO JEMI
    TE HUMBUR DUHET TE HIQET NJEHER E PERGJITHMONE SE POLITIKA SHQIPETARE DO JU JAPE TE DREJTE NE MENIRE PAQESORE DUHET PREGATIT SI VELLEZER PER TE MBROJTE PRONAT TONA NE QOFTESE DO NA DHIMSEN PRONATE DUKATIT DHE DUKAQOTIT DO I DHIMSEN TOKAT E QEPAROTESIT NJE BASHKIM NJE IDE NJE PARTI PARTIA ESHT PRONA DHE QEVERIA PRONARI I LEGJITIJESHEM SHEKULLOR

  3. Jam nje qytetar Amerikan qe gezoj te gjitha te drejtat dhe detyrimet me ligj kushtetus Me fillimin e levizjes demokratike,ne shqiperi ishte kryetari I parties punes(komuniste)Ramiz Alia;mori BAJGEN e lopes,e vuri mbi tavoline,me nje goditje me anxhar e ndau ne mes,copen
    nga e djathta e quajti Partia Demokratike.priti Skender Gjinushin ish Ministri I Arsimit deri ne oren 10pm si pas percaketimit te trofeve;per ti dhene Vendimin e gykates te Rrethit Tirane te forms prere,per rregistrimin e parties demokratike.Skender Gjinushi u tremb dhe nuk shkoj,tashme Ramiz Alia kishte organizuar levizjen studentore dhe ishin ne pritje ne qytetin student te vinte Skender Gjinushi.Ramiz Alia kur pa se Gjinushi apsenoj ;thirri Sali berishen si pas listes te kudrove rezerve ne,seline e sekretarit te komitetit qendror ora 24pm.pasi e udhezoj I dha vendimin e themelimit te parties demokratike se bashku me programin.Ne kete program mbi te gjitha,thuhej se pronareve legjitim do tu ktheheshin pronat,sendet e sekuestruara, bagetite e sekuestruara,Pyje,Kullota dhe livadhe te sekuestruara me Nentor,29.1944 per nevoja te shtetit shqipetar.Ne oren 2,am Ramiz Alia I tha: Sali Berishes,nisu tek studentet atje dote gjesh dhe te tjere.Sali Berisha kur dolli nga zyra e Ramiz Alise;sa dolli te dera e jashteme ne tortuar pa pritur ju cfaq si nje fantazme;PALMA E ARTE,itha: Ti.? Po, tha Saliu,Me caketoj Shefi te shkoj te studentet.Saliu pasi arriti ne qytetin studenti,te kaldaja ishte nje shtab I porsa krijuar takoj Gramoz Pashkon,Azem Hajdarin qe me von ju egri pacate me gjithe sholle aty kishte te tjere.e pyeten Saline;ne prisnim Skender Gjinushin.? Shefi me dergoj mua.Ndersa gjysmen tjeter te bajges lopes nga e majta e kishte pagezuar ne gjykate me emerin Partia Socjaliste e Shqiperise.Te cilen ja kishte dhene Fatos Nanos per ta manaxhuar si pas programit te hartuar nga udhezimet e Catovices.Partia Demokratike dhe Partia Socjaliste,mafjoze e solidare njera me tjetren ne keto njezet e tre vite pronen pronarit legjitim nuk ja kthyen.por e grabite ne permjet KKKP.te ngritutura ne vartesi te prefekteve.te cilet pengonin kthimin e pronave,sidomos Qeverria Berisha dhe Qeverria Rama mos kthimin e prones e relizojne nen kontrollin e AKKP,me Seli,ne Rrugen Muhamet Gjollesha.Tirane.Eshte per tu theksuar se mbi 300’000 mije pronare familjarisht votuan partine Socjaliste se Edirama ne piken 14,te programit deklaronte me pergjegjesi se pronareve do ju kthente pronen.!!! genjeshtra e radhes “Gorrica premtimi,deklarimi.e puthu me Milon”.
    Genjeshtra e radhes.Edi Rames mos I besoni eshte nje aktor I pergatitur nga babajt Biollogjik (komunistofashist)shume I rrezikshem. Edi Rames,Kryeministre,i kerkuam si me poshte:
    1.te bente trasparencen e fondeve te akredituara Qeverrise nga Banka Boterore sa miliarda Dollar eshte shuma dhe si jane perdorur, “NUK E BERI”
    2.te beje zbardhjen e prishjes te shtepive ne Jal te Vunojt,ne menyre selektive. ku ministria e Turizmit deklaronte se territory I bregdetit eshte toke Shteterore.ju kerkua Ish Ministrit Ylli Pango me 14 Shkurt te vitit 2008 ne Konferencen qe beri ne Hotel Tirana per vjedhjen e trojeve te bregdetesave te vertetonte me dokumenta,skeptim, traskeptim nga rregjistrat e ZRPP apo nga Arkivi Qendror Shteteror,qe Qeverria Shqipetare trashegon keto pasuri te pa tundeshme,
    para Nentoror,29.1944. dhe kete “NUK E BERI”
    3. I kerkuam Edi Rames qe Brenda tremujorit te pare te qeverrisjes te te organizonte nje séance plenare ku te therriste te ftuar Kryesine e Shoqates, Pronesi me Drejtesi,me ne krye Rrapo Haredin Danushin,Krysine e Shoqates Bregdeti.me ne krye “Doktor”Niko Nesturi.
    Kryesine e Shoqates Dukati.Krysine e Bashkise Himare.”Major”Jorgao Goro,Kryesine e
    Komunes Lukove,Te ftuar nga Akademia e shkencave,Rektore te Universiteteve dhe pedagoge te fakulteteve Universitare qe jane me ze e mbajne tituj e grada shkencore.Per ta diskutuar ne sallen Parlamentare ku te merrnin pjese te gjithe deputete dhe keta te ftuar.Per te ber nje diskutim Plebishtar e gjithe perfshires,Per te diskutuar Ligjin 7501 si ligji me fam keq qe deri me sot ka sjelle mbi 6000 njeres te vrare e vazhdojen te vriten.Nje lufte civile ne shqiperi e pa
    deklaruar.Edi Rama Dhe kete “Nuk e beri”
    4. I kemi kerkuar qe te bente Cbllokimin e pezullimit te VENDIMIT.ne Gjykaten e Larte qe permbarimi, te vepronte ne emer te ligjit ne llogarine e Bashkise Tirane per abuzimin me fallcifikime me Shefen e seksjonit te ivenstimeve,ne bashkine e Tiranes dhe Drejtorin e ZRPP degaTiranes ne bashkepunim me firmen qe kreu punimet per Zgjerimin e rruges Elbasanit
    Duke filluar nga krahu I djathte I rruges Elbasanit e deri Vila nr.24 perballe ambasades Amerikane. Eshte per te theksuar e per ta ber te ditur.qe Gjykata e Larte pas pese vjet pezullimi te VENDIMIT te urdherit te Ekzekutimit qe permbarusit te mos vepronin, Kur pane se Edi Rama U be Kryeminister dhe Deklaroj Lufte korupsjonit ne Gjyqesor. veproj me njehere
    dhe ne Shtator 06.2013 ushpreh me VENDIM cbllokimin e urdherit te ekzekutimit.por kane kaluar 6 (gjashte)month dhe Vendimin Pronareve nuk juakadhene.Gjykata e Larte ithote Edi Rames Mos na nga; se te kemi ne dore. Truallin qe Bashkia e Tiranes ju mori vjedhurazi duke ju mohuar pronesine pronareve Ligjore ja faturoj + (plus) ne vleren e punimeve xhinjerike dhe e
    Llogariti me 1800 Euro/m2 (nje mije tete qind)euro/m2 Firma qe ju dha tenderi,kete shume ja ktheu Edi Rames se bashku me rushfetin,sipas marreveshjes koke me koke.Do Vazhdojme akoma ne rrugen Elbasanit.Planimetria e sistemimit,zgjerimit eshte ber para vitit 1934 nga qeverria e mbreterise Ahmet Zogu Aso Kohe U sistemua Krahu I djathete I kesaj rruge ku pronaret I preku duke ju marre nje sasi ne meter katror qe nga ura e Lanes e deri ne fillimin e malores e deri ne mbarimin e Gardhit sot te pallatit te Brigadave. Sipas projektit te pa
    ndryshueshme ishte lene truall bosh i lire ne krahun e majte ne gjithe Gjatesine.Por na ndodhi mbrekullia.shohim se ne krahun e majte te kesaj rruge filluan punime,te ngriheshin Pallate banin,dhe rrethimin me mur te Ambasades Amerikane duke e ngushtuar projektin e rruges krahu I majte duke jua shitur te treteve. keshtu, shkelja abuzive qe ube jamoren pushterisht pronareve legjitim te krahut te djathte te rruges Elbasanit,qe dhe sot po I solloratin.,Eshte
    detyra e KLSH.Z.Bujar Leskaj te beje auditimin per sa themi ketu Tuavare ne qafe dhe tua vere perpara publikut ne pjate.Bujar Leskaj duhet te zbardhe pera drejtesise Abuzimet e ish presidentit Maisiu.per abuzime ne troje bregdet ne bashkepunim me ZRPP.Dures.me fallcifikime
    Mjafton te Hapi dosjen e Auditimit te KLSH asaj kohe,aty I ka te gjitha te shkruara dhe te vertetuara.Persa thame ketu me lart jane te lehta per tu verifikuar. Mjafton te Kontrollohen dokumentat teknike (Hartat e plan vendosjes per cdo ze punimi apo veprimi ne skeptim traskeptim ne ZRPP te prefektures. aktuale.
    Sqarojme se Edi Rama Direkt vete dhe ne bashke punim me Avokatin e Shtetit Spiro Ksera ne
    gjykate i thirrur nga pronaret padites; me urdher politik pronareve ju njofi nje cmim $556/m2 dhe 1/2 e siperfaqes.Kejo qe themi ketu verifikohet ne dosjet e gjykimit. te arkivuara ne gjykate.
    5. Edi Rama premtoj se do ju likujdonte parate qe qeverria dhe bashkia I kishin borxhe pronareve dhe firmave private ne shuma te mbedha por dhe kete “SE BERI”
    Nje dukuri dhe cudi e mesme shohim Daljen e zonjes Ministre te Zhvillimit Urbanistikes dhe
    Turizmit,per Studime e ivenstime ne Bregdet,bile shohim se ka krijuar nje Agjenci te ndar ne kater filjale nga te cilat tre ne prefekturat bregdetare per administrimin e tokavet shteterore
    ne Bregdet. Shohim te pellase, ish krieministrin Sali Berisha “MOS” I prishni ndertimet ne breg det,ato jane ndertuar si pas masterplanit te Agencise Jamarber Malltezi dhe Argita Berisha ne bashkepunim me Camile Nauhman dhe Vasil Bollanon,te cilet “Faliren” 35’000’000 Euro
    I themi Z.Ministre.Para se te veproje duhet te zoteroje dokumentat Ligjore te pronesise.qe te shkruhet se Qeverria e Shqiperise Trashegon ne bregdet prona.Keto dokumeta pronesie Z.Gjermeni Duhet te Vertetojne se Qeverria Shqipetare para Nentor 1944 ka patur keto prona.
    Me gjithe Respektin qe kemi per zonjen Gjermeni I themi mos u pliks me kusaret e djathte dhe te majte.”Mafioze e solidare” qe ndrohu larg.Kerkoj Kryministrit Edi Rama te japi dokumentat e pronesise qe perbehen nga VERTETIMI I RREGJISTRIMIT NE LIBRIN HIPOTEKOR DHE
    CERTIFIKATEN E PASURISE keto dokumenta duhet te mbajne daten.para vitit NENTOR. 29.1944 .Ne vitin 2002ish kapo hajduti Krieministri I shqipetareve liberal e pragmatist se keshtu donte te quhesh beri trasferimin e te ashtuquajtura prona shteterore te teritorit Bashkia Himare
    Kullotat.Pyjet dhe Livadheve,te administroheshin nga krysite e Fshaterave dhe te jepeshin me qera qe te vilnin te ardhura,per buxhetin e Bashkise. dhe linte kopetenca te shiste nga keto prona bashkia te shiste .
    LIGJI
    Nr.7917,date 13.4.1995
    PER KULLOTAT DHE LIVADHET
    Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr,7491,date 29.4.1991 “per dizpozitat kryesore kushtetuse”
    me propozimin e Kshillit te Ministrave.
    KUVENDI POPULLOR
    I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
    VENDOSI
    KREU I:
    DISPOZITA TE PERGJITHSHME
    Neni 1
    Ky ligj ka si object administrimin,kthimin I pronareve,pe rdorimin me kritere te drejta,trajtimin,
    ne rritjen e aftesise mbrojtese dhe ruajtjen ekulibrit ekologjik te kullotave dhe livadheve
    vazhdon neni 2
    -KREU II-
    PRONESIA
    PRONESIA,ADMINISTRIMI DHE TRAJTIMI I KULLOTAVE DHE I LIVADHEVE
    Neni 3
    pika 3.
    Neni 4
    Kullotat dhe livadhet qe vertetohen me dokumentacion te rregullt dhe kufi te qarte se kane qene prone private (personale e ne bashkepronesi),u kthehen ish pronareve te tyre ose trashegim-
    tareve.Keta gezojne te gjitha te drejtat e prone private.
    zonja Ministre Gjermeni ligji I eshte I pastre dhe I qarte.te drejtojme disa pyetje. 1.C’fare ju detyron dhe ju pengon te mos e zbatoni,ligjin.?
    2. Persa AKKP nuk leshon vendime te kthimit te pronave si kullota livadhe dhe pyje qe nuk jane pjese e ligjit 7501.?
    3. jane te shumta dosjet e pronesise-kullota- me dokumenta hipotekore qe perbejne titull pronesie dhe vendime Gjyqesore te forms prere qe perbejne urdher ekzekutimi dhe jane pezulluar ne Sektorin e Drejtorise Kthimit te Pronave. ne AKKP.perse nuk I zbatoni ligjet qe vete partite tuaja me deputetet perkates I kane miratuar ne Parlament.Perse nuk I zbatoni.?
    4. Politikanet e djathte dhe te majte ne pozite dhe opozite,mafjoze dhe solidare ne bashke qeverisje;e pranoni se shqiperine sot e kane ndare ne dy pjese Veri dhe Juge.Dhe me veprimet sot spektakolare teper te sterholluara e te stotifikuara, qe kerkoni tu merrni pronen popullit te bregdetit; Shqiperine po e ndani ne tri pjese A. Veri. B. Shqiperia e mesme C. Shqiperia Jugperndimore.
    Qe fillon ne Qafe te Kalase;Uji Ftohet,Vlore dhe ne Zhupedene ne hyrje te Kakomese.ju z.
    Ministre Gjermeni jinni dakord te jinni pjese e ketij krimi kombetar.?
    5. Z.Gjermeni.Anukdote ishte me mire qe qe tu ktheni pronat pronareve dhe pastaj ti nxisni dhe ti stimuloni per ndertime turistike bashkekohore..? Te gjitha partit politike dhe deputet te votuar nga populli per ti perfaqesuar ne parlament nuk shohim qe te kerkohet nga qeverria nje iterpelace per kete ceshtie teper madhore
    Ne parlamentin e pare plularist ne vitin 1992 ka qene nje deputet I Partise Demokratike
    e quanin Dhimiter Agnanosi I cili nuk ishte dakord me ligjin makaber 7501.pasi e diskutoj me
    Krytarin e Partise Demokratike nje kohesisht dhe President I republikes e Komandanti I vendit
    Z.Sali Berisha ,ne referaten qe I beri Deputeti Agnanosi Sali tritoli nuk e pranoj. pra ne séance
    plenare ne parlamet u ngrit dhe shpegoj mbi padrejtesit qe te dyja partite po I benin ceshtjes
    kombetare dhe shkeljen e ligjeve te Kushtetutes,Neni;41 dhe Neni; 181 mbi pronen private,
    Intelektuali Dhimiter Agnanosi U ngrit dhe deklaroj se nuk jam dakord te jem pjese e kusarise te prones private,prandaj dorzoj Mandatin e deputetit ikerkoj te falur popullit (elektoratit) qe me
    zgjadhi per ta perfaqesuar ne kete altar dhe duke u larguar the:Se une Dhimiter Agnanosi,
    Vetem QIELLIN pranoj te mbaj mbi koke dhe ulargua peru mas juapare me syte uqerve te uritur
    te cilet per dite me diell Vidhnin,digjnin dhe vrisin kedo ju delte perpara I mbaj mire ngjarjet se si vdhnin eigrabisnin magazinat e rezervave te shtetit ne Lushnje.Fier dhe pastaj I digjnin.
    Keta ishin komunistat qe gjoja ju vinte keq per popullin te cilet deklaronin se neve do japim dhe
    jeten per populin shqipetar.Ketu filluan ti nxirnin pendet si zoqte e korbit.Te gjitha keto veprime I
    benin me ndergjegje;se ne komunistave na takon kejo pasuri dhe ne dote jemi Kapitalistat e
    ardheshme ne shqiperi.
    Z.Ministre Gjermeni Anuk te duket tij se udheheqesit e dy partive te mbedha mafjoze e Solidare
    njera me tjetren Shqiperine e kane nje Ciflik persanal dhe zihen midis tyre per te rrembier c’ka
    metur.si pershembell tokat pronareve Legjitim te Bregdetit.?
    Eshte shume paradoksale qe deputetet te djathte apo te majte nuk I shqeteson ky veprim I Kryetareve te tyre anti Kushtetus e Anti ligjor;por ju rrine Lepe e peqe.?
    Nga se kini frike,kur ju kini mandatin e popullit qe ju votoj.?
    Ka ardhur koha qe shoqata Pronesi me drejtesi;Shoqata Bregdeti,shoqata Dukati.Kryesia e Bashkise Himare.dhe kryesia e komunes Lukove dhe Bashke me keta te perfshihen dhe Akademike e intelektuale qe duan nje demokraci dhe shtet Ligjor te dalin ne sheshe si populli I Ukraines qe sot perleshet me Komunistet e Moskes,me policine e shtetit dhe me agjentet
    e KGBse. koha nuk pret.
    Ju faleminderit per mire kupetim
    Pilo Andoni
    WA-USA
    Februery.1.2014

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s