Propozimi i ministres Gjermeni për legalizimin, e thellon më tej anarkinë e kthim/kompensimit

Nga Loro Stajka

Botuar në gazetën Telegraf, më 13/01/2014

https://i0.wp.com/gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/01/toka-bregdet-abuzime.jpgZ. Kryeministër, zbatoni premtimin, për kthimin e pronës tek i zoti!

Politikanët tanë nuk e kanë pasur seriozisht premtimin, se do të zbatojnë Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. Intervista e znj. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shqipëri, lidhur me paketën ligjore për legalizimin e ndërtimeve pa leje, ku thuhej që në janar 2013, propozimi do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë për t’u bërë ligj, më shqetësoi jashtë mase. Në 23 vjet post-komunizëm, pse Edi Rama e theu fjalën dhe nuk po e kthen pronën e grabitur tek i zoti? Pse gabimet e pafalshme të Sali Berishës me pronat, që edhe vetë ai i ka pohuar publikisht, Edi Rama me të ardhur në pushtet po i thellon edhe më shumë? Si e zgjidh ky propozim i ministres Gjermeni, anarkinë e kthim/kompensimit? A mund të bëhet legalizimi i abuzimeve para kthimit, në përputhje me përcaktimet e qarta të Kushtetutës? Ky akt që brenda muajit Janar pretendohet të bëhet ligj, a është zbatim, apo është në shkelje me të dy këmbët e nenit 181 të Kushtetutës. Çfarë reperkusioni ka shkelja e betimit se do zbatoni Kushtetutën? A do legalizoni ju ndërtimet që kanë bërë personat e tretë në tokat e një tjetri, apo vetëm ndërtimet që pronari i tokës ka bërë në tokën e babait të tij? Si qëndron ky zgjerim i legalizimit të ndërtimeve të paligjshme, në raport me vendimin pilot të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në 31 korrik 2012 dhe Nenin 181 të Kushtetutës? Po fatura financiare e Strasburgut do rëndohet apo do lehtësohet? Ç’do të bëhet sikur të gjithë personat e prekur nga ky legalizim i ndërtimeve të paligjshme, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për moszbatim të Nenit 181 dhe pastaj pa humbur kohë t’i drejtohen edhe Strasburgut. E lidha deklarimin e Ministres me shkrimet e fundit të gazetës “Telegraf” për problemet e mosfunksionimit të shtetit ligjor deri në mashtrim, që Ministria e Drejtësisë i paska bërë Strasburgut dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në datën 9 janar, përsëri gazeta “Telegraf” ka botuar shkrimin për vilat dhe pallatet luksoze të deputetëve që kanë pushtuar tokat e ish Ndërmarrjeve Bujqësore, kur sipas ligjeve të vendit, këto toka shteti duhet t’ia kthejë pronarit. Përse ministrja Gjermeni deklaron se, prioritet qenkan legalizimet?! Me përjashtim të urgjencës që meritojnë të pastrehët, për të cilët znj. Gjermeni dhe Qeveria ka të drejtë të veprojë sa më parë, mos vallë po ngatërrohet radha e punës që me këtë paketë ligjore të justifikohen hajnat dhe hajnitë e deritanishme?

Kam bindjen se bashkëfshatarët, bashkëqytetarët dhe bashkëpatriotët e mi, që jetojnë në Shqipëri, nuk guxojnë ta shprehin lirisht mendimin e tyre, për shkaqe që të gjithë i imagjinojmë, edhe pse e kanë të drejtën për të gëzuar pronën e trashëguar. Këtë të drejtë e ka garantuar Kushtetuta, politika e BE-së dhe politika e SHBA-ve që dihet se mbrojnë demokracinë dhe të drejtat themelore të njeriut. Prandaj vendosa që ta shpreh publikisht këtë shqetësim, sepse pronarët nuk po reagojnë. Në vendet ku ka diktaturë, mediat e censuruara dhe populli e duartroket diktatorin deri sa vjen niveli kritik që inicion shpërthimin. Dhe në Shqipëri ky nivel kritik duket se ka ardhur, prandaj ju keni përgjegjësinë historike për të marrë masa urgjente për zbatimin e Kushtetutës.

 Z. Rama, zgjidhni problemin e pronës!

Po e shkruaj këtë kërkesë publike me bindjen e plotë se është tepruar me heshtjen për zgjidhjen e problemit të pronës së trashëguar, problem që u intereson të gjithë shtetasve shqiptarë, gjithë klasës politike, përfshi edhe ata 7% proletarë që nuk kanë pasur pronë, ju personalisht dhe të ardhmes së atdheut tonë të përbashkët, Shqipërisë. Prona e trashëguar, me përjashtim të rasteve për nevoja publike, asnjëherë nuk mund të hiqet në mënyrë të imponuar duke u justifikuar me kompensimin fizik apo disa para. Në zbatim të të drejtave themelore të njeriut, e drejta e rivendikimit të pronës, kur atë pronë ta ka marrë me dhunë dhe kundër dëshirës tënde dikush tjetër (shteti apo individi) nuk shuhet. Po ashtu,  kompensimet që janë propaganduar si zgjidhje janë në shkelje absolute me Kushtetutën. Nëse ju, zoti Kryeministër, dhe ju të nderuar deputetë, do të bëni legalizime të ndërtimeve pa leje pa zgjidhur më parë përfundimisht kthimin fizik të pronave të grabitura nga diktatura komuniste, ju pa më të voglin dyshim, qoftë edhe pa ndërgjegjen tuaj, bëheni misionarë të shkatërrimit të Shqipërisë edhe nuk mund të justifikoheni edhe pse këtë e bëni në emër të ligjit.

Ju, zoti Kryeministër dhe ju të nderuar deputetë të të dy krahëve, ju lutem ta bllokoni këtë lajthitje. Ju jeni të detyruar të zbatoni Kushtetutën dhe “Të Drejtat Themelore të Njeriut”. Nëse doni të jetoni me nder e faqe të bardhë, ju nuk mund të dispononi mbi ato prona, ku kanë pretendime subjektet e shpronësuar, sepse prona fitohet me trashëgimi, me blerje, dhurim. Diktatura Komuniste i grabiti dhe i dënoi politikisht pronarët e ligjshëm dhe ju nuk ka se si të jeni pjellë e pronarëve që grabiti sistemi komunist. Madje, duke pasur mbi supe vjetërsi moshe më shumë se shumica juaj që jeni sot deputetë, më lejoni të shtoj se do të bëni një veprim shumë më kriminal se shtetëzimet dhe konfiskimet pa vendim gjykatash dhe me vendime politike të kurdisura që bëri Enveri “qoftë larg”. Po e bëni më keq se Enveri “qoftë larg”, sepse pas vitit 1945 shqiptarët me përjashtim të atyre 7 % që ishin proletarë, dhe atyre “pa dinë e pa iman”, të tjerët ishin në armiqësi me pushtetin, por jo me njëri-tjetrin. Nëse ju legalizoni grabitjet pa miratim të pronarit të tokës, ju i fusni në gjak familjet. Ju e dini se gjakmarrja në Shqipëri, jo vetëm nuk është zhdukur, por është rilindur. Në 3 muajt e parë të qeverisjes, ju zoti Edi Rama, duhet të kishit përfunduar miratimin e ligjit për kthimin e pronës, konform Kushtetutës. Edhe pse ju nuk e keni bërë i keni të gjitha mundësitë, prandaj  mundohuni ta bëni ketë brenda janarit nëse sinqerisht e keni vullnetin për të zbatuar Kushtetutën. Dokumentet e pronave të çdo familjeje janë të ruajtura në arkivat e shtetit. Nuk ka demokraci, pa pronën tek i zoti. Prona është atdheu i gjithsecilit dhe themel i të drejtës dhe i shtetit ligjor. Nëse ju nuk i ktheni pronën të zotit, me përjashtim ato pak pronave që në zbatim të Kushtetutës nevojiten për vepra publike, atëherë ju me koshiencë ecni dhe thelloheni në rrugën e tradhtisë kombëtare.

Tapitë nga Ligji 7501

Personat që kanë një certifikatë për pronën e tyre që daton para krijimit të kooperative bujqësore, por që kjo pronë është shpërndarë me Ligjin 7501, do të trajtohen si ish-pronarë, pra do të kompensohen. Ka dy mënyra kompensimi: Mënyra fizike, me tokë në një vend tjetër, ose kompensimi në para.

Verifikimi i titujve të pronësisë

Këshilli i Ministrave vendosi shtyrjen e afatit për verifikimin e titujve të pronësisë deri në 31 dhjetor të vitit 2015. Në këtë mënyrë Komisioni Qeveritar i Tokës ka 2 vjet më shumë afat për të verifikuar çdo shkelje me tapitë e tokave bujqësore të ndara pas vitit 1991.

Komisioni Qeveritar i Tokës

Shkeljet do të vijojnë të verifikohen nga komisionet vendore të ngritura pranë prefektëve të cilët më pas raportojnë në Komisionin Qeveritar të Tokës. Anëtarët e Sekretarit teknik të Komisionit Qeveritar të Tokës tashmë do të jenë nëpunës civilë. Kjo strukturë do të jetë në përbërje të Ministrisë së Bujqësisë.

Loro Stajka
Virginia, SHBA

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Një mendim mbi “Propozimi i ministres Gjermeni për legalizimin, e thellon më tej anarkinë e kthim/kompensimit

  1. Seri Allushi
    Zoti Stajka, Dokumentat qe vertetojne pronesine shteti i ka , por nuk don ti jape. Tashme , nuk njohin dokumentat : e kohes se turqise, te kohes se luftes, te kadastres se 1953, te reformes agrare nuk i nxjerin, te formimit te kooperatives nuk i njohin, gjyqin e faktit juridik nuk e njohin athere kush eshte dokumenti i duhur e ku ta marin pronaret ?
    Kompensimi fizik e financiar eshte nje mashtrim, sepse duhen 200 vjet, verifikimi i titujve te pronesise eshte nje mashtrim , sepse pronaret do presin te marrin per lemoshe disa m2 toke qe mund te jene dhene gabimisht perfituesit nga 7501 pra eshte nje tallje edhe me e hidhur. Nderkohe shqipetaret vazhdojne te vriten per pronat, ndersa Kryeministri , Presidenti, Kryetari i kuvendit, Avokati i Popullit, etj bejne veshin e shurdher e nuk degjojne fare e jo me te pergjigjen etj etj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s