Letër e Shoqatës “Pronësi me drejtësi” drejtuar Zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe në kopje Ambasadorit të BE zotit Ettore Sequi, Ambasadorit të OSBE zotit Florian Raunig, Ambasadorit të Britanise Madhe zotit Nicholas Cannon OBE, Ambasadorit të SHBA zotit Aleksandër Arvizu & Law Enforcement Sectors the Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training Program (OPDAT), Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës zotit Martin de la Beij.
Tiranë, me 13.12. 2013
Zotëri të nderuar,
Shkak që ju drejtohemi është urdhëri i datës 2.12. 2013 për „lirimin nga detyra“, pa asnjë shkak apo motivacion të Zv. drejtorit të AKKP, z. Agim Toro. Nuk duam të besojmë se largimi i këtij specialisti 6 muaj pas emërimit të bërë me vendim të Qeverisë, u bë sepse ai ka kudërshtuar veprimet e arbitrare të paligjëshme apo sepse emërimi tij kishte firmën e kryeministrit pararendës Sali Berisha.
Sqarojmë se në vitin 2004, me miratim të Kuvedit të Shqipërisë, z. Agim Toro, sekretari Përgjithshëm i Shoqatës, u caktua përfaqësues i Shoqatës së Pronarëve në Komitetin e Kthimit të Pronave, por pas shkrirjes së Komitetit, ai u la 7 vjet pa punë dhe kjo për ti dhënë atij një mësim, që të ishte i bindur ndaj kërkesave që bëheshin nga “shefat”
Shoqata jonë pasi është konsultuar dhe me shoqatën ”Bregdeti” kërkon ndihmën tuaj për rikthim në detyrë të Zv. Drejtorit të AKKP, z. Agim Toro. Kjo vlen që kur pronarët të trokasin në AKKP do t’ju kthehet pa paguar ryshfet aq sa parashikon ligji i keq aktual.
Problem madhor që dëshirojmë t’a rikthejmë në vemendjen tuaj është dizinformimi i ndërkombëtarëve lidhur me problemin e pronës së trashëguar të vjedhur prej oligarkisë politike. Për të realizuar respektimin e të drejtes së pronësisë dhe korrigjimit të gabimeve të bëra me titujt e pronësisë konform nenit 181 të Kushtetutës, Vendimit pilot të GJEDNJ të 31 Korrik 2012, ne kërkojmë angazhimin tuaj, që të vlerësoni projektligjin tonë për pronat, të merrni masa për ekzekutimin e të gjitha vendimeve të GJEDNJ për pronat, por edhe vedimeve të gjykatave të vendit. Sugjerojmë që përkohësisht procesi i dhënies së vendimeve për legalizim dhe kompesim të shpallen të ngrira deri në zgjidhjen e shpejtë ligjore me ligj gjithpërfshirës .
A kishte të drejtë Hollanda që kundërshtoi dhënien e statusit kandidat?
Zoti Kryeministër Siç ju kemi parashtruar në letrën që ju kemi postuar me 22.10.2013 e botuar dt. 29.10.2013 ne gazetat „Sot“, „Telegraf“ dhe „Zeri i Popullit“ dhe letrës dt 19.11.2013, nuk mund të shkohet në BE pa zgjidhur pronën dhe duke shkelur Kushtetutën. Kështu e kuptojmë përgjigjen e komisionerit Štefan Füle të datës 27.11.2013. Pavarësisht nga relacioni i tij dhe i z. Buljaniç dhe rezoluta e KiE, por nga 12 pikat, ajo e pronës nuk është plotësuar.
Pronarët janë të diziluzionuar dhe mendojnë se korrupsioni me pronat është nxitur nga qëndrimet e pa përcaktuara të ndërkombëtarëve, se korrupsioni është import euroatllantik që gjeti terrenin dhe pas vitit 1991, zhvilloi kulturën e pandëshkushmërisë të vjedhjes dhe e transformoi pluralizmin e 1991 në klane kleprokratike. Në situatën e krijuar, ndërhyrja energjike për të korigjuar gabimet me pronën është vitale.
Që të njihni mè mirè situatën sugjerojmë të analizoni dhe të verifikoni në ZVRPP Vlorë dokumetacionin e titujve të pronësisë të regjistruar në zonën nga Uji i Ftohtë në Orikum, në tokat e ish NB-ve në zonën turistike dhe duke zbritur më poshtë deri në Sarandë. Kjo është zona më e nxehtë ku më shumë se kudo në Shqipëri, AKKP ka bërë pronarë ata që nuk kanë qenë pronarë, duke dhënë vendime arbitrare, pa pasur dokumenta arkivore për të vërtetuar pronësinë. Ka raste kur në të dhenat arkivore, njësitë e matjes janë konvertuar gabim, duke sjellë deformim dhe vendime të gabuara. Ne jemi ne gjendje t’u japim zgjidhje të këtyre gabimeve, por askush nuk po na dëgjon. Ka raste që në vendimet e gjykatave gjen gabime trashanike dhe zvarritje pafund të bëra me dashje sepse pronari nuk ka paguar, ndërsa ata që japin ryshfet dalin më të kënaqur nga se kanë menduar.
Nga kontrolli do të rezultojnë shumë më tepër zullume nga sa mund të imagjoni. Si shembull ju paraqisim mos zbatimin e nenit 2 të ligjit 8053. Sipas këtij ligji personat e tretë që në ZRPP janë regjistruar pronarë në tokat e ish NB ose kanë aplikuar për legalizim janë pronarë bastardë ose pseudopronarë, pasi kanè pèrfituar prona të të tjerëve por ata vazhdojnë të psurohen me prona haram. Ligji 9948 per titujt e pronesise qe eshte vendosur ti behen amendime nuk e zgjidh problemin por shton material per gjykatat.
Baza juridike dhe organizative që kultivon korrupsionin pushtetar dhe krimin e organizuar janë legjislacioni kontradiktor, 8 institucione që japi tituj pronësie, qëndrimi pa veprim i drejtuesve të politikës 1991-2013 ndaj ankesave tona të përsëritura, korrupsioni në dhënien e vendimeve gjyqësore, në vendimet e prokurorisë etj. Shteti nuk zbaton të drejtat e njeriut dhe neni 181 i kushtetutës vazhdon të shkelet nga vetë shteti. Ndërkombëtarët dizinformohen, janë me qindra apo mijëra vendimet e gjykatave të vendit për pronat që nuk ekzekutohen. Më skandaloz është fakti se Ministria e Drejtësisë ka relatuar në Strasburg se vendimet e GJEDNJ janë ekzekutuar edhe kur ato nuk janë ekzekutuar dhe për këtë mund t’ju paraqisim raste të pakundërshtushme. Problemi i pronës i ngritur edhe nga disa peticione të akademikëve dhe shumë OJQ, deri sot ka rënë në vesh të shurdhër.
Të 16 ligjet secili me shumë amendime dhe shumë VKM të miratuara në periudhën 1991-2013, për pronën jo vetëm që kundërshtojnë njëra tjetrën, por ky legjislacion ka shumë nene që bien ndesh me neni 181 të Kushtetutës.
Kush është përgjegjës nëse për këto paramtra kandidatura e Shqipërisë shtyhet për herë të katërt?
Zgjidhja e anarkisë së titujve është plotësisht e mundur sepse çdo zonë ka regjistrat e saj të pronësisië dhe të shtetëzimeve të viteve 1945 dhe 1947 dhe ne ju kemi ofruar instrumentin e zgjidhjes për respektimin e të drejtës së pronësisë.
Ndër apelet dhe peticionet e shumta i referohemi kërkesës që në 25 Mars 2013 të shoqëruar dhe me projektligjin tonë ja kemi dërguar zotit Štefan Füle dhe 54 institucioneve të tjera.Nëse kjo kërkesë do ishte vlerësuar, me siguri që Hollanda dhe vendet e tjera nuk do ta kundërshtonin dhënien e statusit. Nga ky Apel citojmë: “Në emër të Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” dhe Shoqatës “Bregdeti”, dy shoqatave kryesore historike që përfaqësojnë pronarët e shpronësuar në Shqipëri, po ju drejtohemi me shqetësimin më të madh në lidhje me të drejtat e pronësisë në Shqipëri, duke ju ofruar një strategji dhe një zgjidhje përfundimtare të problemit të të drejtave pronësore në Shqipëri që ne besojmë fuqimisht se është e nevojshme t’i imponohet qeverisë dhe klasës politike shqiptare të cilat në këto 22 vite të demokracisë, që ka qenë e tillë vetëm në emër, janë treguar të paafta ta zgjidhin”. Për Apelin tonë të 25 Mars 2013, na kanë kthyer përgjigje shumë nga personalitetet e KE përfshi z. Štefan Füle si dhe nga departamenti i Shtetit me përgjigjen e datës 22 Maj 2013 nënshkruar nga Jonathan Moore në emër edhe të ndihmës sekretarëve të shtetit z. Philip Gordon dhe z. Philip Reeker. Megjithatë pas këtij apeli si dhe pas apeleve të tjera situata pronësisë vazhdon në drejtimin kleptokratik që i dhanë këtij problemi pas vitit 1991 z. Sali Berisha dhe z. Fatos Nano.
Ju lutemi, t’i referoheni Apelit tonë të datës 25 mars 2013 sepse sa kohë që kjo nuk ndodh, Shqipëria do jetë larg përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, larg standardit të të qenit një anëtar i NATOs, larg të qenit demokratike, e paqtë, pa korrupsion dhe respektuese e të drejtave të njeriut. Apeli dhe Projektligji ynë, në shqip dhe anglisht dhe shumë dokumenta të tjera janë publikuar edhe në faqen tonë internet. E vërteta mund të mos na bëjë të pasur, por do të na bëjë të lirë kështu që ne do të donim t’ju bënim një pyetje të thjeshtë: Edhe sa jetë të tjera njerëzish do të duhet të humbasin nga abuzimi kriminal me pronat, edhe sa dekada të tjera abuzimi kriminal të të drejtave pronësore duhet të kalojnë, edhe sa herë më shumë të pasur në mënyrë korruptive për shkak të abuzimit me të drejtat pronësore klasa politike dhe sistemi gjyqësor shqiptar do të duhet të jenë para se komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për një çështje kaq ekzistenciale për një komb?
Deri sot politika nuk ka pasur vullnetin të bëjë asnjë seancë dëgjimore dhe ballafaqimi për këtë projektligj për të cilin ne pretendojmë se ka këto anë të forta :
1) Konfiguron ligjet e shumta në një ligj të vetëm duke ruajtur atë pjesë që përputhet me detyrimet kushtetuese të përcaktuara në nenin 181 dhe me Kodin Civil si dhe zhduk standardet e dyfishta.
2) Projektligji i përmbledh të 8 institucionet, që japin tituj pronësie në një drejtori të vetme, që do të punojë me një ligj që përputhet me detyrimet kushtetuese, mbyll burimin kryeror të korrupsionit pushtetar, të konflikteve dhe të gjakmarjes.
3) Zbaton pjesën pozitive të legjslacionit të derisotëm, përfshi edhe ligjin 7501, për atë pjesë që përputhet me kushtetutën dhe shpall Nul atë pjesë të akteve, që bien ndesh me Kushtetutën.
4) Realizon zgjidhjen e problemit pa faturë financiare në mënyrë të qendrushme dhe përfundimtare dhe në përputhje me detyrimet dhe kërkesat e vendimit pilot të GJEDNJ 31 Korrik 2012, kur afati i zbatimit të tij po afron. Në këtë mënyrë korigjohen gabimet dhe shmanget falimentimi i demokracisë dhe rreziku i ndëshkimit të Shtetit nga GJEDNJ.
Politikanët që kanë marrë pushtetin prej 1991 e deri sot në këto 23 vjet kanë penguar kthimin fizik të pronës tek i zoti, janë përpjekur që t’a ndryshonin konceptin mbi origjinën e pronës private dhe mënyrën e fitimit të pronës. Ata i kontrollojnë mediat dhe nëpërmjet individëve të caktuar manipulojnë opinionin që të pranojnë kompensimin në vend të kthimit. Shoqata me projektligjin kërkon që kthim i pronës tek i zoti të jetë detyrim i shtetit. Shoqata është për kompensimin por në rastet kur prona shfrytëzohet për nevoja publike, kur ajo është e zënë para vitit 1991 për ndërtime banimi si dhe ndërtimet shtesa anësore të bëra në godinat e banimit të ndërtuara para vitit 1991 në rastet kur ato plotësojnë kushtet teknike që parashikon ndërtimi. Për këdo që ka kulturën e duhur këtë e thotë dhe vendimi pilot i GJEDNJ dt 31 Korrik 2012.
Sot populli vuan nga një sistem kleptokratik i kriminalizuar i maskuar me elementet e çrregullt të veprimtarisë private të ekonomisë së tregut. Praktikisht ky është realizim i filozofisë së Ramiz Alisë, është ruajtja e sistemit komunist me disa modifikime sipërfaqesore në kushtet e pluralizmit dhe riciklimin e klaneve te caktuara në politikë dhe pushtet. Shoqata jonë në këto 23 vjet po përballet me mentalitetin dhe influencat agjenturore që la pas Ramiz Alia. Koha e afërt veç frenimit ekonomik dhe pengesës së invesitmeve të huaja, ka evidentuar mijëra shtetas të vrarë dhe familje të ngujuara. Prona është shkaku i parè që shqiptarët po vazhdojnë të vriten me njëri tjetrin. Mè vonè historia do te evidentojë se sa i madh èshtè dëmi, që i kanë shkaktuar vendit qëndrimet antipronar të kryeministrave që kanë zëvendësuar njëri tjetrin nga 1991-2013. Në kètè periudhe edhe disa nga ndërkombëtarët për ndonjë përfitim të vogël janë manipuluar të heshtin ose edhe t’a lavdërojnë situatën.
Prona e trashëguar, nuk duhet të vazhdojë të grabitet më mekanizmin e nr të kartonave në Parlament. Fitorja e 23 qershorit 2013 eshte si fitorja e 22 marsit 1992 dhe kjo ka kuptim të madh për ta krahasuar me vitin 1992, vetëm nëse zgjidhni problemin e pronës, pasi politika e derisotme po shkatërron themelet e Shqipërisë. Duke respektuar te drejtën e pronës së trashëguar dhe duke e realizuar këtë si detyrim të shtetit, ju realizoni një veprim historik pasi do ta zëvendësoni kleptokracinë 23 vjeçare 1991-2013 me demokracinë dhe shtetin ligjor siç e kërkon populli, BE dhe SHBA.
Interesat e Shqipërisë kèrkojnè qè ju ta flakni filozofinë e Ramiz Alisë të lançuar në mbledhjen e Komitetit Qendron 1989 dhe të mos veproni si Sali Berisha-Fatos Nano, kur ishin në pushtet. Prona më tepër se çështje ekonomike, çështje e të drejtës së subjekteve të konfiskuar nga diktatura, është çështje kombëtare. Sot peshkaqeni i korrupsionit èshtè politika dhe shteti 1991-2013 qè akoma nuk ka kthyer pronen e grabitur tek i zoti, por e konsideron atè si prone tè pushtetit. Ju lutemi të mos ta shtyni më tej kohën e rivendosjes së forcës së drejtësisë dhe vetëm kështu keni mundësinë të bëheni faktori i realizimit të Shqipërisë dhe demokracisë. .
Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë dhe ju falenderojmë për kohën që na kushtuat.
Me respekt
Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve
”Pronësi me Drejtësi”
Rrapo Hajredin Danushi
S.Allushi
Vleresoj dhe respektoj shume punen e shoqates pronesi me drejtesi, sepse eshte e vetemja organizate mbare kombetare qe po mban gjalle e po ben perpjekje se bashku me shoqaten bregdeti per kthimin e prones tek i zoti trashegimtar. Eshte e vetemja organizate qe me konseguence po perballet me te gjitha Qeverite bastarde qe kane drejtuar kete vend. Sic duket edhe kjo Qeveri me qendrim absolutisht si ato te parat dhe qe ne programin e saj ka parashikuar te pais me Certifikate pronesie pseudopronaret qe fabrikoi Ligji 7501, duke mos llogaritur, vleresuar e respektuar fare te drejten e pronareve trashegimtare, madje duke bere edhe rolin e te pafajshemit, duke harruar se cfare tha ne fushate elektorale se na kishte gjetur dokumentat e pronesise ne nje shtet fqinje dhe se problemin e pronave do ta zgjidhte me asistencen administrative te nje shteti Europian., Qindra mijera pronare shqipetare qe nuk kane asnje shprese e besim tek qeverite pseudodemokratike e autoritariste qe konsiderojne se jane pronare te vetem e zoter te menaxhimit, shitjes e blerjes se tokes, qe nuk duan te dine per asnje te drejte njerezore e kushtetuese, kryeministri i vendit flet nje ore per programin e investimeve ne bregdetin e jugut dhe nuk permend asnje here te veteme fjalen pronare apo se cdo beje me pronaret, se ne bregdetin e jugut ska asnje cope toke shteterore, ajo eshte e gjithe prone e trasheguar me perjashtim te bregut te detit ku vjen dallga etj etj, Ne keto kushte tejet te deshperuara , kur edhe institucionet europiane po flasin gjithenje e me pak per te drejten e prones ne shqiperi kerkohet qe shoqata pronesi me drejtesi jo vetem qe nuk duhet te behet pale me qeverine ne realizimin e programit te saj te mbrapsht, por duhet te rishikoje strategjine e saj dhe te rrite presionin duke e vene qeverine ne veshtiresi maximale.