Ligji 7501, rruga e tradhtisë kombëtare

Nga Loro Stajka, SHBA

Botuar në rubrikën “letër në redaksi” të Gazetës Telegraf, 11 dhjetor 2013

Duke i njohur gazetat përmes internetit kam preferuar gazetën tuaj. Ju që jetoni në Shqipëri e dini dhe e ndjeni me mirë se unë se Ligji 7501 për atë pjesë që pronarëve i mohon pronën e të parëve, është rruga e tradhtisë kombëtare. Vjedhja e pronës së tjetrit ka qenë dhe do të mbetet imorale, si me kanun e zakon, edhe me ligjet e çdo kohe. Presidenti aktual dhe ata që kanë qenë më parë në krye të shtetit, duhet të kishin protestuar të parët për këtë shkelje flagrante të Kushtetutës, deri në dhënie të dorëheqjes, por ata kanë heshtur.  Unë jam në pension dhe kam kohë të bollshme ta lexoj në internet shtypin e ditës. Më revolton qëndrimi tinëzar i ambasadorit të BE-së, OSBE-së dhe ambasadorit Arvizu për pronat, mentaliteti i Kryeministrit Edi Rama që ka deklaruar se do japin pronat sipas ligjit 7501 dhe indiferentizmi i shoqërisë civile, përfshi median. Këtë rrugë antishqiptare, që nisi pas vitit 1991 Ramizi, e mbrojti dhe e përkeqësoi Berisha dhe Nano dhe po e përfundon Edi Rama, megjithëse sot ka 84 vota që i mjaftojnë për të korrigjuar gabimet e pararendësve. Askush nuk mund të justifikohet me mbrojtjen e situatës së krijuar që tokat e shqiptarit ia fal grekut, se shqiptarët i ka futur në hasmëri me njëri-tjetrin dhe ka zhvilluar  korrupsion në drejtësi dhe administratë. Praktikisht, kjo është dëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe është dhimbje për ne që jetojmë në SHBA dhe vende të tjera. Zbatimi i Nenit 181 të Kushtetutës për pronat do tregojë se cili është Edi Rama dhe cilat janë mediat kombëtare. Mendoj se mediat që i shërbejnë Shqipërisë duhet të ngrenë zërin dhe të sensibilizojnë, pse kryetari i Qeverisë angazhohet të japë tapitë me Ligjin 7501 dhe nuk zbaton Nenin 181 të Kushtetutës që korrigjon gabimet. Unë nuk kam asnjë interes prone, pasi e kam zgjidhur problemin me pronat që kisha në Shqipëri, por dëshiroj të shkruaj për pronën, pasi ndjej detyrim moral për të ngritur zërin kundra të pa drejtës që po i bëhet popullit.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip dhe u etiketua si , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Ligji 7501, rruga e tradhtisë kombëtare

  1. zoti Stajka, ju po shkruani parreshtur e rrjedhimisht po kontribuoni mjaft per Ceshtjen e pronave, por shurdheria e klases politike shqipetare don te na thote ne qindra mijera pronareve se jo ju trashegimtaret jeni zoter te pronave ,por shteti eshte zot ne shqiperi. . Keto dite qe institucionet Europiane diskutuan per ti dhene styatusin Shqiperise, si per ironi Kuvendi i Shqiperise (Edi Rama) kishte zgjedhur per diskutim paisjen sa me shpejt me Certifikate pronesie te ” pronareve” qe fabrikoi ligji 7501. Kryeministri nuk ka interes politik e as njerezor per zgjidhjen e nje padrejtesie historike qe po u behet qytetareve shqipetare, por duke e konsideruar si nje pergjegjesi te qeverive te mepareshme kerkon ta heqe qafe me synim qe te mos marre persiper asnje risk e pwr te mos rrezikuar votat per zgjedhjet pas kater vjetesh, sepse qysh nga 23 Qershori ai punon vetem per te fituar nje qeverisje te dyte. Gjithe kjo padrejtesi historike ndodh sepse pronaret e vertete qe trashegojne pronat nuk po organizohen e ti bejne presion me te gjitha menyrat Qeverise deri ne permbysjen e saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s