Pronat më të mira janë marrë me korrupsion

– Gazeta Telegraf – http://gazetatelegraf.com

Publikuar nga Ledjana SALIU më 09/12/2013

Flet Agim Toro, ish zv/drejtor i AKP-së: Mungon vullneti politik për zgjidhjen e pronësisë

Sa hektarë truall janë kompensuar deri më sot nga AKKP-ja, kaosi në legjislacionin për pronat, mungesa e vullnetit të politikës për zgjidhjen e titullit të pronësisë, zgjidhja e problemit të pronësisë nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”, dëmi në kurriz të pronarëve nga Ligji famëkeq 7501 dhe nga legalizimet falas janë çështjet kryesore që trajtohen në pjesën e dytë të intervistës, dhënë gazetës “Telegraf”, me z. Agim Toro, ish zv/drejtor i përgjithshëm i AKKP-së.

Deri më tani, sa pronarë janë kompensuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave?

Numri i pronarëve të kompensuar nuk ka të bëjë me një shifër, por me një sipërfaqe. AKP ka detyrimin, apo më saktë shteti shqiptar ka detyrimin të kompensojë rreth 55 mijë apo 56 mijë të sipërfaqes së tokës bujqësore, rreth 8 mijë ha troje, nuk e kam shumë të qartë të sipërfaqes pyje-kullotë, por është një shifër shumë e madhe detyrimi për kompensimin, që mund të mos jetë kompensim financiar, por mund të jetë kompensim fizik, proces i cili nuk ka filluar akoma për mosakordim dhe mosnxjerrjen e akteve për mënyrën e shpërndarjes së kompensimit fizik. Në këtë aspekt, unë nuk mund të marr përsipër dhe të them sesi do ta realizojë, por po të vazhdojë  me këtë formë dhe me këto norma, pra vetëm me 300 milion në vit, kur sasia e kompensimit deri tani nuk i kalonte 100 ha, atëherë ku jemi përpara 8 mijë ha të trojeve, sepse deri tani është dhënë kompensimi vetëm për trojet. Shifrat janë kolosale. Dhe unë kam qenë dhe jam i mendimit se ka nevoja urgjente që të ndryshohet Ligji i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në mënyrë që të kalojë në kthimin fizik dhe jo në kompensimin e pronave. Nuk është kompensimi që e zgjidh problemin, është kthimi fizik që e zgjidh problemin. Të mos harrojmë që në Gjykatën e Strasburgut janë qindra çështje, të cilat sipas vendimit pilot do të gjykohen në grup, në mënyrë që të punohet për të fituar të drejtat e tyre, sepse u bënë 20 vjet që politika, mbase të dyja krahët e politikës nuk kanë qenë të afta që të gjejnë atë zgjidhje që kanë menduar se është e drejtë. Kështu që në këtë këndvështrim jemi shumë e shumë mbrapa.

Ndërsa shoqata “Pronësi me Drejtësi”, pjesë e së cilës jeni dhe ju, ka një draft, projektligj për zgjidhjen e problemit të pronësisë…

Sigurisht, shoqata “Pronësi me Drejtësi” është një shoqatë, në radhë të parë, qytetare, me njerëz që kanë vlera dhe me aftësitë e tyre intelektuale kanë bërë studime projekte dhe projektligje të cilat ia ka paraqitur Parlamentit Shqiptar. Në vitin 2004, kur u miratua Ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u krijua një tryezë teknike nga OSBE-ja, ku u parashtruan të dyja projektligjet; ajo e shoqatës dhe ajo e qeverisë. Forca e kartonit në Kuvendin e Shqipërisë bëri që të miratohet projektligji i qeverisë ku dhe sot, gati 10 vjet nga miratimi i këtij ligji, u vërtetuan parashikimet e shoqatës sonë që  nuk do të arrinte të zgjidhte problemin. Sipas atij ligji, viti 2014 ishte afati i fundit që çështja e pronësisë do të merrte fund. Fakti që nuk mori fund, tregoi dy elementë; e para, që ligji ishte i paaftë ta zgjidhte problemin dhe e dyta, vullnetet politike të Parlamentit Shqiptar bënë dhe ndërhyrje të tilla në ligj, duke shtyrë afatet, duke bërë ndryshimet në ligj të cilat çuan në një mosekzekutim, ose mosrealizim të detyrës që i ka dhënë ligji shtetit shqiptar.

Do të thotë që ju jeni të bindur që projektligji, që ju e keni dhënë si shoqatë, e zgjidh përfundimisht çështjen e pronës?

Sigurisht dhe në bazën e projektligjit tonë kanë qenë disa këmbë të fuqishme, ku do të mbështetej. Në radhë të parë në kthimin fizik të pronës. Edhe Ligji famëkeq i 7501-t ka një nen, ku thuhet që ai që nuk e punon tokën për një vit i merret, në të gjithë botën ai që nuk paguan taksa, i sekuestrohet pasuria. Deri më sot, asnjë nga subjektet, që ka përfituar nga Ligji 7501, nuk e ka paguar taksën, akoma vetëm 50 % e tokës punohet, që do të thotë se ka shumë për të bërë në zbatimin e Ligjit famëkeq 7501, se ne jemi dhe kemi qenë kundër këtij ligji. E dyta, po flitet dhe është e vërtetë që ka shumë korrupsion me pronat. Kanë përfituar persona që nuk kanë pasur të drejtë të përfitonin prona, me dokumenta të falsifikuara, në rrugë korruptive etj etj. Nuk ka akoma asnjë instrument të shtetit shqiptar për të ndëshkuar këtë korrupsion me pronat, me korrupsion janë marrë pronat më të mira, por ka një rezervë shumë të madhe përsa i përket realizimit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Sistemi gjyqësor i Republikës së Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim pro politikës dhe mos themi edhe korruptive, sepse tani po vërtetohet plotësisht dhe kjo pjesa e korruptives së gjyqësorit, duke mos u mbështetur as në Kushtetutë, as në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Fakti, që pronarët shqiptarë i humbasin gjyqet në Shqipëri dhe vetëm kur venë në Gjykatën e Strasburgut fitojnë, tregon që sistemi i drejtësisë shqiptare është jashtë linjave kushtetuese dhe jashtë linjave të Konventës Europiane të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut, në të cilën Shqipëria ka firmosur, është pjesë dhe ligjet ndërkombëtare kanë epërsi nga ligjet e vendit tonë. Fakti që ne jemi jashtë Europës sot, për mosrealizim të standardeve, standardi kryesor i parealizuar është mungesa e respektimit të titujve të pronësisë. Fakti që investimet e huaja janë kaq të varfra, tregon se nuk mund të vihet dhe të investohet në një tokë pa zot e të tjera, të tjera analiza të pafundme që mund të bëjmë. Çështja e pronave i ka kaluar përmasat e shoqatës sonë dhe është një çështje e tryezës së çdo familje shqiptare, është një çështje e tryezës së çdo grupi interesi, apo intelektualësh shqiptarë që e shikojnë realisht dhe e prekin që Shqipëria ka ngecur në vend. Kemi 20 vjet në demokraci dhe akoma s’jemi kandidatë për të hyrë në Europë, ndërkohë që të gjithë vendet e tjera të Europës Lindore që ishin shumë mbrapa në fillimet e viteve ‘90 me reformat, sot janë anëtarë të Komunitetit Europian, por ata respektuan pronën. Ky është ndryshimi gjigand mes nesh dhe atyre. Në qoftë se këtu tek ne janë 8-9 institucione që japin tituj pronësie, të gjithë veprojnë sipas qejfit vet, sipas ligjit të vet, sepse të drejtat atyre u janë dhënë me ligj, por përfundimisht rezultati është që pronarët, që kanë të drejtë, nuk fitojnë.

Pra, ju thoni që kemi dhe një kaos të legjislativit për pronat?

Që kërkojnë ndërhyrje urgjente në legjislativ, është e padiskutueshme, për mendimin tim. Hajde, të mblidhen në tryeza ekspertët, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, kemi projektligjin tonë, e kemi të gatshëm, e kemi përpunuar, përpunojmë, jemi të hapur, nuk jemi kokëfortë në zgjidhjet tona, por të krijojmë tryezat e punës, ku secila palë të mbrojë teknikisht të drejtën.

Deri tani asnjë kërkesë të tillë?

Jo, përkundrazi, unë, që isha pjesë e sistemit, u largova. Nuk po them për veten time, por dua të them se u largua grupi i interesit, kaq mund të them, që tregon që nuk është vullneti për të vazhduar zgjidhjen e këtij problemi, për të ecur në rrugë të mbarë.

Pronarët, të penalizuar nga Ligji famëkeq 7501 dhe legalizimi falas

Nuk diskutohen favoret e dhëna atyre që kanë përfituar prona në mënyrë të ligjshme, po vazhdojnë të jenë edhe në forma të tjera. Do të marrin tapitë, kush ka marrë toka nga Ligji 7501, do të legalizohen pa para etj., etj.. Po të hapësh vendimin pilot kundër Shqipërisë, në një pikë të tij, thotë se është e pakuptimtë të ndodhë legalizimi, nëse ai që legalizohet nuk paguan koston e legalizimit. Dhe kostot e legalizimit nuk janë vetëm toka, por edhe urbanizimi, ujësjellësi, kanalizimet dhe të gjitha ato që kërkojnë ata, sepse ata erdhën për një jetë normale, kështu që në këtë aspekt është detyra e shtetit t’ia plotësojë atyre. Por këto bien në kurriz të pronarëve shqiptarë, në kurriz të të gjithë popullsisë shqiptare që do të investojë ata që pa paguar erdhën si  zaptues. Zaptuan toka, ndërtuan vila dhe tani qeveria shqiptare duhet t’i krijojë atyre dhe kushte, t’i paguajë dhe tokën. Këto janë absurditete të demokracisë shqiptare.


Article printed from Gazeta Telegraf: http://gazetatelegraf.com

URL to article: http://gazetatelegraf.com/agim-toro-pronat-me-te-mira-jane-marre-me-korrupsion/

Copyright © 2012 Gazeta Telegraf. All rights reserved.

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , , , , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

4 mendime mbi “Pronat më të mira janë marrë me korrupsion

  1. ne pronaret e ligjshem qe kemi trasheguar pronat nga gjysherit she stergjyshet tane jemi shume te revoltuar nga qeveria e Edi Rames qe ne menyre te padrjete dhe cnjerrezore do te na mohoje te drejten e prones duke thene qe ata qe kane mare token me ligjin e 7501 te behen pronare te ligjshem po ne qe jemi pronaret e vertete cfare do te behemi zoti RAMA apo dhe ti do vazhdosh rrugen ENVERHOXHES ,, TE SALI BERISHES FATOS NANO qe gjate gjithe qeverisjes se tijnuk beri asgje pevec qe e vodhi popullin shqiptar e la me fukara se ENVERI KORRUPSION I PAPARE po populli kujtoj se ai ishte demokrat ai ishte nje krye hajdut qe duhet te vihet para gjyqit per te gjitha ato gjera qe ka bere dhe kjo dite duhet te vije sa me shpejt dhe ne shqiptaret e ndershem kishim pak shprese tek ty EDI RAMA por she do vazhdosh rrugen si te tjerte kur ti do ti mohosh te drejten tone per te na kthyer pronat tona qe gjysherit tane i kane me djerse dhe pune prandaj ne duhet te zgjohemi te mos genjehemi nga politika e EDI RAMES se jemi ata qe te zgjodhem dhe dhame voten per ty por ne jemi ato qe dhe dote rezojme ne qotese ti dhe qeveria jote nuk zbaton ligjin per te drejtat e njeriut pra qePRONA TOKA QE E KEMI TRASHEGUAR BREZ PAS BREZI TE SHKOJE TEK I ZOTI prandaj vepro n e NE baze te ligjit qe toka te shkoje te i zoti EDI RAMA se ti ishe qe na premtove gjate fushates elektorale qe toka do shkoj te i zoti prandaj deri kur duhet te presim deri kur do degjojme genjeshtrat mashtrimet tuaj

  2. Kjo politike qe filloi me Berishen dhe Nanon eshte vazhdim i porosive te Ramiz Alise. Nese pronaret nuk guxojne dhe nuk protestojne , mire e kane edhe kete politike . Ettore Sequi, Stefan Fyle e kompani duan te lepine ndonje kocke me shume. Pronaret duhet te riorganizohen te fillojne protestat. Keshtu qeveria dhe Evropa do detyrohen ne kujtohen se prona e grabitur kthehet detyrimisht tek i zoti.

  3. Seri Allushi
    Institucionet Europiane mblidhen qe ti japin Albanise statusin e integrimit ne Europen e Bashkuar, ndersa ne te njejten dite e ndoshta ne te njejten ore Kuvendi i Shqiperise ne seance Plenare diskuton se si te shpejtoje ndarjen e Certifikatave te pronesise pronareve qe fabrikoi ligji 7501- Cfare papergjegjesie, cfare absurditeti, cfare rrumpalle, Cfare tallje me te drejtat e pronareve, por edhe me institucionet Europiane , Por per fatin shume te keq pronaret nuk reagojne, por presin ti perfaqesoje ne Kuvend Fatmir Mediu qe me kete ceshtje tallet sa here qe i vjen rasti. Eshte e nevojshme qe pronaret qe e trashegojne pronen te organizohen, te bashkepunojne e te ngrihen ne protesta pa nderprerje. Njeheresh te lobojne ne institucionet Europiane qe pranimi i Shqiperise te kushtezohet detyrimisht nga kthimi i prones. Shoqata Pronesi me Drejtesi duhet te marre fuqishem rolin e saj organizativ e drejtues. Kjo Qeveri nuk parashikon te sjelle asgje te mire per pronaret e vertete, madje te dy partite jane ne konsensus per kete ceshtje,

  4. Sa per dijeni Zoteri kthimi i prones tek i zoti nuk u pelqen politikaneve biznesmene se ata duan te rrembejne token dhe ta kene nen kontroll si kane politiken qe nuk hapin dere per te hire te tjere vetem klani i tire.Politikanet shqipetare jane qe te gjith HAJDUTE BAGDATIME ORGJINE MIJ VJECARE POLITIKANET SHQIPETARE TE DALIN NGA KI BATAK DUHET TI QELLOJE POPULLI ME ARTILERI SI QELLOI JELSINKSI PARLAMENTIN QE TE FITOJNE LIRIN DHE TE VENDOSIN DEMOKRACIN

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s