Zgjidhjen për politikën shqiptare dhe kërkesat greke për pronat, e kanë dhënë pronarët

Nga Loro Stajka

Botuar në Gazeta Telegraf On 06/11/2013

prona-ne-bregdetNë dt 2.11.2013 në gazetën “Shqip” lexova se një person i ka hedhur benzinë vetes dhe i ka vënë flakën përpara Gjykatës së qytetit të Durrësit, si protestë për problem pronash, ndërsa në Ballkan web lexova se Ministria e Jashtme Greke do interesohet për pronat e grekëve në Shqipëri. Çdo shtetas, qoftë ai i pakicave siç janë ato greke, ka të drejtë të gëzojë pronën e tij të trashëguar, ashtu siç duhet ta gëzojnë të gjithë shtetasit. Prona e marrë padrejtësisht, i kthehet të zotit. Mendimet për zgjidhjet me kompensime, kur prona nuk nevojitet për nevoja publike, janë pjesë e Katovicës që duhet çrrënjosur sa më shpejt. Shumë mirë, që Qeveria Greke po sensibilizon dhe po bëhet faktor për të korrigjuar korrupsionin me pronat, të kultivuar nga Qeveritë që kanë drejtuar vendin nga 1991 deri 2013. Është një minus i madh që politikanët shqiptarë, kanë miratuar ligje që bien ndesh me të drejtën e pronës, dhe nenin 181 të Kushtetutës dhe vazhdojnë të heshtin për anarkinë e pronës. Një bilanc lufte, për shkak të pronës, që është më i madh nga numri i të pushkatuarve me dhe pa gjyq nga diktatori Enver, një tjetër shtetas proteston për problem të pazgjidhur ndër vite duke djegur veten para Gjykatës. Kjo tregon se gjykatat nuk japin drejtësi. Pasojat e strategjisë së Katovicës, me të cilën tokat dhe pronat shqiptare, në kundërshtim me çdo parim moral dhe nenin 181 të Kushtetutës, u përdorën për pasurimin e paligjshëm të politikanëve, duhet të çrrënjosen. Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i opozitës, duke u nxitur edhe nga kërkesa greke për zbatimin e parimeve bazë të të drejtave të njeriut, duhet të veprojnë me shpejtësi, nesër mund të jetë vonë ose shumë vonë. Ne shqiptarët që kemi emigruar në SHBA, por jetojmë me hallet e popullit tonë, nuk duam të vazhdojmë të jemi të zhgënjyer nga drejtuesit e politikës shqiptare. Politika shqiptare duhet të largohet nga rruga 23 vjeçare e shkeljes së të drejtës së pronës, që është rruga e kleptokracisë, e korrupsionit të pushtetarëve, e sabotimit të demokracisë, e vëllavrasjes dhe e tradhtisë së interesave kombëtare. Drejtuesit e tanishëm të politikës nuk duhet të vazhdojnë ta mbajnë peng demokracinë. Mendoj se, Greqia nuk kërkon që pakicat greke në Shqipëri, të vjedhin apo të përfitojnë toka që nuk janë  pronë e tyre. Dihet se, pronat e konfiskuara, shteti shqiptar duhet t’ia kishte kthyer pronarëve origjinalë që në vitin 1991, ashtu siç u bë nga vetë populli, në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Greqia duke qenë shtet me demokraci më të zhvilluar se Shqipëria, nuk ma do mendja se për pronat e grekëve në Shqipëri po kërkon standarde të dyfishta dhe në kundërshtim me detyrimet që përcakton neni 181 i Kushtetutës, por kërkon që secili të marrë të tijën, konform me dokumentet e shtetëzimit të bërë nga Enveri. Kryeministri dhe maxhoranca duhet të korrigjojnë gabimet e bëra nga politikanët e periudhës 1991-2013. Ata duhet të saktësojnë cilat janë pronat e grekëve, pronat e vllahëve, të romëve dhe pakicave te tjera, pronat e shtetit dhe pronat e shqiptarëve në territorin e Shqipërisë. Kërkesa e Greqisë, për pronat e merituara të grekëve në Shqipëri, do t’i bëjë mirë jo vetëm minoritetit grek, por të gjithë shoqërisë, veçanërisht disa shqiptarëve që ata të mos vazhdojnë të jenë të zhburrëruar dhe të hanë turpin me bukë, duke pranuar të përvetësojnë toka, që e dinë se nuk i përkasin familjes tyre. Unë e kam ndjekur problemin e pronave, kam shkruar për këtë problem. Zgjidhjen  e kërkesave dhe çdo shtetasi për pronat e konfiskuar nga sistemi i diktaturës së Enver Hoxhës,  e ka dhënë kryetari i Shoqatës së pronarëve z.Rrapo Danushi  me shkrimin e botuar në dt 29.10.2013 në gazetën “Telegraf”. Zgjidhja  e problemit të pronave të shqiptarëve dhe pa diskriminim të minoritarëve të çdo nacionaliteti, e bën projektligji që pronarët kanë bërë publik në faqen www.defendingproperty.com Nuk e kuptoj, pse Kryeministri Edi Rama, qeveria e re dhe Kuvendi i ri nuk kanë vepruar deri tani, por të presim dhe pak e të shohim nëse e ka, apo nuk e ka vullnetin për ta zbatuar Kushtetutën, për të korrigjuar gabimet e bëra nga Berisha dhe politikanët 1991-2013.

*Virginia, SHBA.

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Integration, Posts in Shqip, Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s