Ju orfojmë zgjidhjen e qëndrueshme të problemit të pronës në përputhje me Kushtetutën dhe kërkesat e GJEDNJ

KRYEMINISTRIT  TË REPUBLIKËS ZOTIT EDI RAMA

I nderuar zoti Kryeministër,

Unë, Rrapo Hajredin Danushi, kryetar i shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve „Pronësi me Drejtësi“, në emër të pronarëve të ligjshëm, të cilëve Shteti Shqiptar, prej vitit 1991, vazhdon të mos ju kthejë konform detyrimeve kushtetuese, pronën e tyre të trashëguar të marrë padrejtësisht prej sistemit 45 vjeçar të diktaturës komuniste 1945-1990, ju parashtroj sa vijon.

Në më shumë se 75% të vendit prona është kthyer tek i zoti në kufijë e para kolektivizimit komunist, që në vitin 1991 por në pjesën tjetër vazhdon anarkia dhe vjedhja e pronës. Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, ka marrë pjesë në komisionin parlamentar për hartimin e Kushtetutës që u mitatua me referendum ne 1998, për nenet 41 dhe 181 që lidhen me pronën dhe kërkoi futjen e nenit 181. Formulimi i këtij neni, u bë në sajë të ndihmës prej të ndierit Kleanthi Koçi, i cili nuk donte të popullarizohej për ndihmën e tij. Ne e respektuam kërkesën e tij. Dihet se më vonë ai u qëllua në krah me pistoletë dhe kjo i shkaktoi vdekjen, por vrasësi dhe porositësist nuk u identifikuan. Të gjithë shqiptarët, duhet t’i jenë mirënjohës av.Kleanthi Koçit për mjeshtërinë, për profesionalizmin dhe saktësinë në formulimin e nenit 181 të Kushtetutës. Vetë kryetari i Komisionit të Venecies për Kushtetutën, z. La Pergola dhe më vonë edhe dy juriste të Gjykatës së Lartë Italiane, me të cilët jemi takuar pas miratimit të Kushtetutës,  na përgëzuan duke na thëne se përpjekja e Shoqatës u kurorëzua me sukses, për faktin se neni 181 i Kushtetutës ka volosur fuqinë prapavepruese dhe na sqaruan se zbatimi I këtij neni do të zgjidhi parregullsitë e pronës. Deri sot detyrimi kushtetues që ka përcaktuar neni 181 i Kushtetutës, është shkelur dhe vazhdon të shkelet dhe kjo nuk mund të justifikohet .

Zoti Rama, Ju, në postin e kryeministrit të vendit, keni përgjegjësinë historike dhe morale, që t’i jepni fund katrahurës me pronat. Ne jemi optimistë me veprimtarinë e qeverisë në këto pak javë pune dhe ju kërkojmë që të realizoni zgjidhjen ligjore e problemit të pronës brenda 100 ditëve të para. Anarkia e pronës po sjell prishjen e identitetit kombëtar, është pengesë për antarësimin në BE dhe shumë më tepër se kaq. Shqetësimi për pronën është problem me rëndësi kombëtare.

Pushtimet që ka pësuar Shqipëria në shekuj si pushtimi ottoman, pushtimi fashist Italian dhe ai nazist hitlerian, nuk I mohuan shqiptarit pronën e trashëguar. Dëmet e bëra nga zbatimi I strategjisë së Katovicës në periudhën 1991-2013, janë më të mëdha edhe se ato të tradhëtisë se Esat Toptanit, sepse shqiptarët vazimisht po vrasin njëri tjetrin.  Sali Berisha dhe Fatos Nano  zbatuan strategjinë e Katovicës dhe zgjatën edhe për 23 vjet të tjera diktaturën e proletariatit që zyrtarisht zgjati 45 vjet, duke shkaktuar më shumë viktima nga sa shkaktoi diktatura zyrtare e Enver Hoxhës. Pasojat e strategjisë së Katovicës, janë denoncuar vazhdimisht nga shoqata „Pronësi me Drejtësi“, shoqata „Bregdeti“ nga akademikët,  nga shumë qytetarë patriotë, nga shume deputetë etj. Së fundi Servet Pëllumbi  deklaroi se strategjia antipronar e katovicës është kryesuar për 9 vjet nga Fatos Nano dhe 13 vjet nga Sali Berisha. Deputeti socialist Namik Dokle, në mbledhjen e parë të kësaj legjislature të Kuvendit, duke pranuar gabimet e bëra, deklaroi, se për shkak të konflikteve të pronësisë prej vitit 1991 janë vrarë mbi 8000 shtetas. Qëndrimi I Shtetit ndaj pronës përcakton sistemin. Ne ankohemi përsëri se sistemi i demokracisë nuk është vendosur. Demokracia në Shqipëri, do të fillojë, kur prona e grabitur të kthehet tek i zoti dhe po ashtu kompensimet të bëhen konform detyrimeve kushtetuese. Anarkia postkomuniste me pronë, ka ndodhur sepse prona që duhet tu kthehet të zotërve në një pjesë të vendit vazhdon të shfrytëzohet  nga klanet e oligarkisë së politikanëve pseudodemokratë.

Dihet masakra dhe genocidi i qeverisë neofashiste Greke në 1944-45 me çamët, të cilët u vranë, u masakrakuan dhe u dëbuan me forcë nga pronat e tyre në drejtim të Shqipërisë, por shteti Grek, nuk i dha pronat e çamëve në pronësi të personave të tretë dhe nuk bëri ligje për të justifikuar pushtimet, ndërtimet e paligjëshme, vjedhjet dhe transferimet e paligjëshme, ashtu siç ka bërë shteti Shqiptar për shtetasit e vet në periudhën 1991-2013. E vlerësojmë shumë faktin se rezoluta „çame” u botua në Fletoren Zyrtare dhe tani do bëhet pjesë e axhendës së politikës së Shtetit Shqiptar. Por Shteti Shqiptar, nuk mund të kërkojë tokat e çamëve në Greqi, kur vetë shteti Shqiptar shkel Kushtetutën (nenin 181) dhe nuk i ka kthyer tokat shtetasve të vet në Shqipëri. Madje si mund të justifikohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë kur  për pronat nuk ekzekutohen vendimet Gjyqësore të formës së prerë të gjykatave të vendit,, përfshi dhe vendime të Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata e Strasburgut nëpërmjet vendimit pilot Korrik 2012, jo vetëm që e dënoi Shqipërinë por  ka përshkallëzuar masat, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme dhe respektimin e të drejtës së pronës në përputhje me Kushtetutën. Zgjidhja  e pronës është e thjeshtë por kërkon vullnet politik, guxim dhe patriotizëm që kryeminstrave para jush i ka munguar dhe ata kurrë nuk do të mund të justifikohen.

Zgjidhja nuk është kompensimi sipas dëshirave shtetshkatërruese të Sali Berishës, por kthimi dhe kompensimi në përputhje me nenin 181 të Kushtetutës. Neni 181 i kushtetutës, ka fuqinë prapavepruese dhe e detyron shtetin për korigjimin e gabimeve me pronat, por ky nen vazhdon të shkelet. Ne si shoqatë kemi përgatitur korigjimin e gabimeve dhe kemi ofruar me kohë projektligjin që realizon aspektin juridik të zgjidhjes që është e qëndrushme, në përputhje me kushtetutën dhe me vendimin pilot 2012 të GJEDNJ. Projektligji ynë nuk ka faturë financiare për shtetin, por qeveria e mëparshme nuk na është përgjigjur.

Presim veprimet tuaja konkrete për vlerësimin dhe eventualisht përmiresimin e projektligjit tonë që e kemi bërë publik në sitin e shoqatës www.defendingproperty.com ose eventualisht edhe realizimin e tij pjesë pjesë, ashtu siç do vlerësohet nga grupi i specialistëve tuaj.

Ne besojmë në premtimin tuaj dhe përgjegjësinë e lartë që ju është ngarkuar me votën e sovranit popull dhe jemi ne pritje të përgjigjes tuaj.  Ju lutemi të urdhëroni shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji, në programin e 100 ditëve të para. Në grupin e punës që do ngarkoni për vlerësimin e këtij projektligji, ne si shoqatë, kërkojmë të jemi të përfaqësuar me një pjestar nga shoqata “Pronësi me Drejtësi” dhe një pjestar për shoqatën “Bregdeti”

Me respekt

Rrapo Hajredin Danushi
Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, Posts in Shqip dhe u etiketua me , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

8 mendime mbi “Ju orfojmë zgjidhjen e qëndrueshme të problemit të pronës në përputhje me Kushtetutën dhe kërkesat e GJEDNJ

  1. Zoti Allushi, rremujen me pronat e kane shkaktuar politikanet shqiptare te pas 1991, por ketu kane faj ambasadoret e BE, dhe ambasadoret e tjere qe per problemin e prones nuk jane shprehur qarte. Rraporti i fundit 2013 i Stefan Fyle , per ishte skandaloz . Ai kerkon ndeshkim te personave te korruptuar dhe vete e maskon vjedhjen e pronave dhe mbeshtet korrupsionin dhee kleptokracine. Eduard Kukan thote se demokracia rrezikohet nga kleptokracia, kur ne fakt kleptokracia ka filluar ne 1991 dhe tani eshte konsoliduar. Situata e prones ja ndot fyturen politikaneve . Problemi asgjesimit te armeve kimike, eshte shume me i komplikuar . Ata qe flasin jane zhurmues , pasionante dhe diletante. Pika e dobet per kimikatet jane paaftesia e politikaneve tane . Problemi . pronave eshte problem shume me i rendesishem ku ambasadori Arvizu e mban gojen te mbyllur dhe nuk besoj se ja kane mbyllur. Per protestat ke te drejte, me protestat behemi faktor dhe askush nuk ka se si te na kundershtoje.

    • Faleminderit per mesazhin. Ne fakt u kenaqa sepse me thane qe kishte bere Z.Nesturi nje leter te hapur Z.Fyle, por po e kerkoj qe ta lexoj dhe nuk po e gjej. Ndoshta do gjejme kohe qe te bisedojme. Bashkepunimin me Shoqaten pronesi me Drejtesi dhe Bregdeti ne Dukatasit e çpronesuar e vlersojme si te domosdoshme. Pershendetje Seriu

  2. Zoti Seri, jam dakort me komentet tuaja , keni te drejte . Në rradhë të parë ne pronarët duhet te heqim iluzionet te ky apo ai person qe sot populli e njeh si politikan, tonin apo perfaqesues te Europes do te na ktheje pronat, nese ne nuk bejme çështe e mundur, ti demaskojme se kane 22 vjet qe po pengojne demokracine dhe kultivojne kleptokracine. . Ne pronaret duhet te heqim friken, ne nuk kerkojme lëmoshë , por duhet qe te mos presim te flasi vetem Rrapo Danushi, secili te thote mendimin e tij keshtu siç po beni ju. Ne guxojmë të mbrojme te drejtat tona, per te gezuar pronat e trasheguara. Këtë na e njeh historia, na i ka garantuar Kushtetuta , por deputetët, qe paçin faqen e zezë kane miratuar ligje per te realizuar pervetesimin e pronave tona, . Jam dakort me ju se duhet te organizohemi me mire. Edhe une kam pronen time ne Jonufer qe ne shkelje te çdo ligji ne fuqi nuk e shfrytezoj une por dukatas dhe persona te tjere qe nuk dokumentojne dot se pronen e kane te blere , te dhuruar apo te trasheguar. Vjedhja e Jonufres ka filluar me shkresa te pa mbeshtetura ne ligj , por jane mbeshtetur nga Kryetaret e bashkive dhe prefektet e Vlores 1994-2013 qe pa perjashtim nuk kane zbatuar ligjin . …Ju pershendes Gezim Boçari

    • I nderuar Profesor Gezimi , faleminderit per mesazhin Tuaj, Kam lexuar shkrime tuajat per ceshtjen e pronave dhe vleresoj perpjekjet qe keni bere per kthimin e pronave tuaja, por edhe ne kuader te gjithe shoqates. Me cudit fakti qe nje grup ambientalistesh arriten te sensibilizojne opinionin per ndalimin e importimit te plehrave dhe tani po perpiqen fort edhe per ndalimin e asgjesimit te armeve kimike, te cilen edhe une e mbeshtes, por shqetesohem shume se si eshte e mundur qe ne qindra mijera pronare qe na kane marre padrejtesisht prone me nje ligj mesjetar nuk kemi mundur te bejme cik gjakundi ( me perjashtim te protestes se djemve te dukatit qe u shua shpejt). Edhe me keq akoma Qeveria e re, nese e ndoqet Kryeministri ne Frakull dje garantoi paisjen me tapi te atyre qe e kane marre token me 7501, duke e quajtur ligjin busull orientuese. Me keq se kaq ska si te behet. Por edhe Evropianet gjithemon e me te vaket jane lidhur me kushtin e kthimit te pronave. E kontrolloj shpesh faqen e hapur ne internet nga Shoqata Pronesi me Drejtesi&Shoqata Bregdeti, sepse me duket sikur aty do gjej zgjidhjen qe kerkoj, por mendoj se duhet te organizohemi me fort. Pas deklarates se Kryeministrit ne Frakull eshte rasti te organizohen protesta ne te gjitha rrethet apo ketu ne Tirane ashtu sic bene e po bejne ambientalistet. Ne jemi shume me teper se ata…-faleminderit e pershendetje, Seri Allushi

    • Z.Gezim , TV Ora njofton se neser vjen z. Fyle dhe une si per te sinjalizuar i dergova Shoqates Pronesi me drejtesi Mesazhin ne vijim :
      I nderuar Z.Danushi, siç mund te jeni ne dieni, media po informon se , neser vjen ne Tirane , ne nje vizite dy ditore Z.Fyle, i cili do te takohet me personalitete te politikes Shqipetare, si dhe me perfaqesues te shoqerise civile. Ne gjykojme se Shoqata Pronesi me drejtesi perfaqeson shtresen me te madhe, me te neperkembur e me te persekutuar te pronareve, madje ne demokraci. Prandaj , mendojme se eshte gjithe e drejta e saj qe ti kerkoje Ministrise se Jashteme dhe Zotit Etore Sequi qe te mundesojne nje takim te kesaj shoqate me zotin Fyle. Kjo behet imperative vecanerisht pas deklarates se djeshme te kryeministrit ne Frakull. Nese kjo nuk mundesohet ndoshta mund te ishte sensibilizuese nje leter e hapur ne shtyp per zotin Fyle, ne keto dy ditet qe do jete ne Shqiperi.

      Ju lutem te me ndjeni nese e teproj, por vetem per tju sinjalizuar.

      Paraprakisht faleminderit per mirekuptimin.

      Me respekt
      Seri Allushi, perfaqesues i shoqates Dukati dega Tirane

  3. Në Grupin e Punës për pronat tona të trashëguara nga të parët tanë nuk duhet përfaqësuar vetëm me dy persona, Zotin Gëzim Boçari dhe zotin Niko Nesturi, për këtë unë propozoj që për Bregdetin e «Jonit» Palasë-Himarë-Nivicë të marrin pjesë edhe zoti Priamo Bollano, zoti Kristaq Jorgji, zoti Thoma Rusha, zoti Polimer Çeçi, Kryetari i Bashkisë Himarë zoti Jorgo Goro, Kryetari i Komunës Lukovë zoti Vladimir Kumi. Faleminderit

    • Dukati
      Ne ekipin e kthimit te pronave duhette perfshihet edhe nje perfaqesues i 800 familjeve te Dukatit qe per te njejten aresye kane humbur pronat. Dukati ben pjese ne vijen bregdetare Vlore-sarande( nga Orikumi e deri ne Palase ). Aktualisht ne jemi ne tratativa me gjithe institucionet qendrore (Presidence,kuvend,kryeministri,Ambasadoret e BE e te SHBA-se) dhe njeheresh kemi mbeshtetur zyrtarisht p/ligjin e paraqitur nga shoqata Pronesi me Drejtesi& e Bregdeti. Prandaj edhe nga ana e juaj duhet te zgjerohet rrethi i perfaqesuesave dhe njeheresh edhe i bashkepunimit dhe i presionit. Do kishte qene shume e mire qe nga shoqata Pronesi me Drejtesi (Z.Danushi) te ishte kerkuar takim delegacionit Europian qe ishte ne Shqiperi para disa ditesh.

    • Ne grupin e punes duhet te kete edhe perfaqesues te 800 familjeve te Dukatit i cili perfshihet ne vijen bregdetare nga Vlora ne Sarande me nje vije bregdetare Orikum- Palase. Rrethi i presionit nuk duhet te ngushtohet, por te zgjerohet. Njeheresh ne kemi mbeshtetur P/ligjin e propozuar nga shoqate Pronesi me drejtesi&shoqata Bregdeti prane institucioneve qendrore presidence,kuvend,kryeministri, e trupit diplomatik.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s