Katovica dhe çështja e pronës

Artikull nga Frank Shkreli, botuar në Telegraf, 16 tetor 2013

Në vizitën e parë në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me delegacionin e parë zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, ishim dëshmitarë të një vendi të shkatërruar shpirtërisht dhe ekonomikisht, por njëherazi u gjendëm edhe përballë një populli plotë pritje, i cili ëndërronte për
një të ardhme më të mirë, për një jetë të lirë dhe në drejtësi. Shqiptarët dëshironin integrimin me Perëndimin, rivendosjen e pronës private, të demokracisë, të zbatimit të ligjit. Dëshironin lirinë e shtypit, gjykata të pavarura dhe privatizim. Por sot, pas 20 e sa vjetësh, me gjithë dukjet dhe retorikën demokratike, Shqipërisë fatkeqësisht i mungon substanca e vlerave të vërteta demokratike dhe është kapluar nga një kulturë politike e rrënjosur në mosbesim dhe mungesë tolerance ndaj kundërshtarit politik, që e ka lënë vendin pas në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.

Strategjia e Gorbaçovit (njohur si strategjia e Katovicës) për kthimin e klasës komuniste në klasë kapitaliste është ndjekur saktësisht në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve “demokraci”. Porosia e Ramiz Alisë e 1989 në lidhje me të shpronësuarit nga komunizmi

Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne

është zbatuar me përpikmëri. Lexoni artikullin e plotë…

Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Other countries' experience, Posts in Shqip, Uncategorized dhe u etiketua si , , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Katovica dhe çështja e pronës

  1. Z Pellumbi e lexova me kureshtje jo se nuk e dija permbajtjen se permbajtja esht rrealiteti ku jetojme.Isha me nje te njojtur te castit ne degen e Vores per problem pashaporte ku ja kam haruar emrin dhe me vjen keq .Ish i perndjekur politik gjithashtu edhe une pim kafe dhe i them dermen qe na kane dhene nevet keta ne duam 3 breza te hijme ne rradhe te njerezimit evropjan.Nevet megjith vuajtjet qe kemi pesuar dime te falem por ju kur skini per tu ber njerez . Sepse partia komuniste e shqiperis nuk ka damar zhvillimi demokratik shoqeror nuk perbehet nga klas intelektuale por nga shtrese hajdutetesh dhe injorante te betonuar.MBRAPAMBETJA ECIVILIZIMIT INORANCA KA KAPUR TERE PARAMETRAT E POLITIKES SHQIPETARE.Lufta e klasave vazhdon me e ashper se ne kohe te Hoxhes.Enveristet e rijn per mos bindjen e qellimit te tire i vune zjarin ter shqiperise jo vetem te denuarve politik,shqiperia ndodhet ne prag te luftes civile jo nga te denuarit politik por vet nga progresi i zhvillimit shoqeror i kapitalizmit shqipetar te gjitha per vete te tjeret mbituni ne det me litar hidhuni ne pus . Pasuria kombetare e grupuar ne nje dore te krereve te komunizmit dhe varferia globale arijne shifratekstreme .nje lider komunist dispozicjononmiliarda dhe 80 te tjere kan vate te hapin varin vete nga varferia.Ekonomia e vendit eshtshkateruar pothuajse plotesisht arka e shtetit esht bosh korupsjoni krimi ne maksimumproblemet etnike ziejn si kazan i perveluar percarja e shqipetareve ne nje gjendje katastrofike mos kthimi i pronave problem nderkombetar Evropa ngul kembe per te drejtat e njeriut,pra nuk ndodheni perballe nje armiku por eshte vazhdimesia e fatkeqesise suaj qe te beheni viktima Deri dje armiku i jashtem dhe i brendeshem ishin imagjinare sot jane faktike dhe prezent

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s