Klithmave kundër pronarëve duhet t’i thotë stop media, maxhoranca dhe opozita

Llogara pass, Albania

Llogara pass, Albania (Photo credit: Wikipedia)

Kjo është një pergjigje e detyruar prej intervistës së z. Alket Islami me titullin bombastik “Ndërtim monstruoz në Llogara për 2 javë“ i botuar në faqen 12 të gazetës Shqiptarja.com, ku janë publikuar dhe dy shkrime të tjera të shkurtëra, njëri me titullin “Nisma“,  botuar po në këtë faqe ku thuhet se nga data 3 Korrik 2013 në rrjetet sociale paska filluar të qarkullojë një peticion që i drejtohet kryeministrit Sali Berisha për prishjen e këtij ndërtimi. Gjithashtu po në këtë faqe botohet një Apel drejtuar socialistëve me titull “Banorët e Orikumit në protestë për pronat”.

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” që përfaqëson pronarët e ligjshëm të konfiskuar nga dikatura 45 vjeçare e Enverit, që u pasua nga një zgjatim 23 vjeçar me anarki të titujve të pronësisë shpreh indinjatë për këto tre shkrime që në mënyrë të qartë mohojnë shtetin ligjor dhe shtetin e së drejtës. Në shkrimin me titull “ Cili është sovrani dhe çfarë kërkon

shoqata Bregdeti nga sovrani” botuar nga gazetat Dielli, Zeri i Popullit, Telegraf, datë 28 dhe 29 qershor 2013, trajtohet prona si problemi më i rëndësishëm që shqetëson popullin shqiptar. Ky Apel i Bregdetit i drejtohet ambassadorëve  por në mënyrë të veçantë z. Edi Rama fitues i zgjedhjeve dhe kryeministrit në largim z. Sali Berisha, që të kuptojnë se pa kthyer pronën tek i zoti, nuk ka pranim në BE.

Intervista telefonike e botuar në Shqiptarja.com me titull “Ndërtim monstruoz në LLogara për 2 javë“, thotë se pronari me emrin Paskal nga Vlora, që është pronar i tokës në majë të Llogarasë, na paska ndërtuar në pronën e tij … Nëse z. Paskal nuk është pronar i tokës gazetarja, i intervistuari Alket Islami dhe federata e parashutizmit kanë shumë të drejtë të ngrenë zërin. Por nëse është i vërtetë fakti se z. Paskal është pronari i kësaj toke ne e kundështojmë me forcë këtë interviste. Nese federatës së parashutizmit i pëlqen ky vend kaq piktoresk, kjo nuk i pengon ata të futen me bisedë me pronarin e tokës, t’ja marrin me qira dhe të zbatojnë kushtet e marëveshjes pronar-përdorues. Eshte e tepert te themi se ata mund t’ja blejnë tokën z. Islam i cili pas aktit të shitjes do të jetë ish-pronar. Por sa kohë pronari ka ndërtuar mbi tokën e tij ndërtimi nuk mund të quhet monstruoz. Në intervistë zotit Edi Rama i rikujtohet fakti se është deputet i Qarkut Vlorë dhe së bashku me z. Berisha duhet të veprojnë.

Në njoftimin botuar përbri intervistës, thuhet se ne peticionin drejtuar kryeministrit Berisha pretendohet se nëse nuk shembet ky ndërtim monstruoz  turizmi do të dëmtohet rëndë!!! A mund të zhvillohet turizmi kur pronat në zonat turistike i kanë përvetësuar politikanët ? Nëse ndërtimi është bërë nga pronari i tokës dhe ka leje nga Bashkia  askush nuk ka të drejtë ta kërkojë shembjen e ndërtimit me një intervistë telefonike. Por edhe nëse ndërtimi eventualisht është pa asnjë lloj leje nuk ka pse shembet sepse pronari ka ndërtuar në tokën e tij. Nëse aty në një të ardhme do të bjeri plani për të zgjeruar rrugën apo çdo tjetersim për nevoja publike, pronarit i paguhet kompensim për tokën që i tjetersohet por nuk i paguhet ndërtesa që ai ka ndërtuar pa leje në tokën e tij. Kërkesat dhe peticionet për shembje duhet të fillojnë me ndërtimet pa leje me të cilat perona të tretë kanë pushtuar tokën që nuk e kanë të tyren. Në po këtë faqe shkrimi tjetër flet për përprotestat e  banorëve të Orikumit, por stili i të shkruarit është i ngatërruar dhe nga lexuesi nuk kuptohet nëse protestuesit mbrojnë matrapazllëqet e bëra me ligjin antipronar 7501 apo mbrojnë pronën e të parëve të tyre. Askush nuk ka të drejtë ta mercenarizojë median dhe ti bëjë thirrje kryeministrit në largim dhe kryeministrit të ri të veprojë në shkelje të parimeve dhe të detyrimeve kushtetuese për respektimin e nenit 181 dhe 41 të saj. Cili është parimi apo morali me të cilin një gazetë i bën apel politikanëve për shkeljen e Kushtetutës ?

Kujt i intereson ky qëndrim kontradiktor me kushtetutën, me kërkesat e GJEDNJ dhe të KE, si dhe me përgjigjet që i kanë ardhur Shoqats nga kancelaritë e huaja. Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, mbështet ata që kërkojnë pronat e të parëve të tyre që qeveritë e deri tanishme pseudo të djathta dhe pseudo të majta nuk jua kanë kthyer megjithse ka 23 vjet që kuvendi i Shqipërisë ka miratuar se i respekton të drejtat e njeriut .Po ashtu i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të heqin dorë nga grabitja e pronave të tjetrit me ligjin 7501 apo me marifete të tjera se prona e dhënë me një ligj të gabuar sot nga një kryeministër për interesa elektorale apo interesa të tjera do vijë koha që të hiqet me një ligj tjetër. Shoqata nëpërmjet faqes së internetit të përbashkët me shoqatën Bregdeti www.defendingproperty.com dhe veprimtarive të tjera do të sensibilizojë ambasadorët dhe qeveritë e vendeve të BE dhe Shtëpinë e Bardhë që t’a detyrojnë kryetarin e maxhorancës dhe atë të opozitës, të zbatojnë këtë kërkesë kyç për respektimin e pronës së trashëguar, që përcakton kalimin nga anarkia në demokraci. Nëse në këto tre shkrime të botuara në faqen 12 të Shqiptarja.com kërkohet të vazhdojë qëndrimi antipronar, kjo është një klithmë antikushtetuese kundër pronarëve që duhet tu thotë stop e gjithë media pasi është rruga e tradhëtisë kombëtare. Ftojmë që gjithe ata që përdorin internetin, ta vizitojnë faqen e shoqatës ku të shprehin mendimet e tyre. Për sa më sipër e ftoj gazetaren Anila Basha dhe të gjithë mediat dhe analistët ti përgjigjet këtij debati publik me bindjen se kështu i ndihmojmë zhvillimin e demokracisë, ndihmojmë z. Edi Rama dhe z. Sali Berisha që ti reformojnë forcat politike qe ata drejtojnë. Ka ardhur koha që Edi Rama, Sali Berisha dhe e gjithë media të thonë “prona tek i zoti” në  të kundërt pranimi i Shqipërisë kandidat në BE do vazhdojë të jetë i sabotuar.

Rrapo Hajredin Danushi
Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”

Botuar në Gazetën Dielli të datës 5 korrik 2013

Reklama
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank) nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s