CILI ËSHTË SOVRANI DHE ÇFARË KËRKON SHOQATA “BREGDETI “ NGA SOVRANI

Botuar ne gazetat “Zeri i Popullit” dhe “Telegraf”, 28 dhe 29 qershor 2013

Nga Kryesia e Shoqatës “Bregdeti”

Në zgjedhjet e datës 23 Qershor 2013, Sovrani vendosi rotacionin e pushtetit. Por cili është sorani i vërtetë: populli apo personi që do drejtojë pushtetin pasi i fiton zgjedhjet? Drejtuesit e politikës shqiptare kanë quajtur Sovran popullin, por populli është i tillë vetëm në ditën e votimit. Rrjedhimisht për katër vjet pa një ditë “Sovrani” është ai që drejton pushtetin. Kështu është kudo, por gjithçka për popullin përcaktohet se si drejton dhe si sillet personi i zgjedhur me parimet themelore. Nuk ka Sovran,  popull apo qytetar të ndershëm, që nuk e do pronën e tij të trashëguar. Nëse filozofinë e lirive dhe të drejtave të njeriut do ta koncentronim në një fjali të vetme, ajo do të ishte  respektimi i pronës private prej nga burojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut.

Për këto katër vjet në vazhdim në drejtim është z. Edi Rama, Partia Socialiste dhe koalicioni për Shqipërinë Europiane që fitoi shumicën e votave. Fakti se procesi i votimit dhe pranimi i rezultateve u bënë të pranushme sipas modeleve demokratike perendimore, është një hap i rendësishëm se u plotësua një prej kërkesave të BE të shprehura prej Komisionerit Fyle, por kjo nuk do të thotë se tani Shqipëria plotësoi kushtet që të pranohet vend kandidat në BE. Këtë moment duhet ta analizojnë mirë media dhe analistët politikë dhe ekonomikë, që gjithë këto ditë po komentojnë gjatë në media, pa i dhënë vëmendjen e duhur pronës.

Shqipëria në 1991 përmbysi diktaturën komuniste shfuqizoi kushtetutën komuniste të vitit 1976 dhe me kushtetutë pranoi sistemin demokratik, por në këto 22 vjet nuk populli nuk është në rrugën e demokracisë sipas modeleve euroatlantike. Të gjithë njerëzit, por në mënyrë të veçantë Kryeministri i ri z. Edi Rama dhe kryeministri në largim z. Sali Berisha, duhet të kuptojnë se pa kthyer pronën tek i zoti, nuk ka pranim në BE dhe ky tranzicion i zgjatur është përgjegjësia e të gjithë atyre që kanë drejtuar Shqipërinë në këto 22 vjet.  Sali Berisha humbi për shkak të gabimeve të tij, të qëndrimit negativ ndaj pronarëve dhe të përndjekurve politikë. Berisha duhet ta ketë kuptuar se ka gabuar rëndë duke imponuar zbatimin e platforms së Katovicës, se i trajtoi pronat e konfiskuara nga komunizmi si prona në funksion të qeverisë dhe kështu  instaloi korrupsionin me pronat me pasojat që janë të njohura si dhe nuk i dëgjoi asnjëherë kërkesat e legjitime të pronarëve. Tani i takon z. Edi Rama që ta administrojë mirë votën, që ti japi fund kleptokracisë mbi pronat që kanë zot dhe të heqi pengesat për Shqipërinë.

Ndryshimi themelor midis dy sistemeve është qëndrimi ndaj pronës private. Situata e pronës private në zonës turistike denoncon faktin se komunizmi, që dhunoi pronën private për 45 vjet,  në zonat turistike mbijeton në kaos, kleptokraci edhe në mungesë të shtetit ligjor. Eshtë absurde situata aktuale ku Perfekti i Qarkut Vlorë, nuk zbaton ligjet në fuqi, përfshi dhe detyrimin ligjor për verifikimin e titujve të pronësisë. Janë me mijëra vendime gjykatash të formës së prerë që nuk zbatohen nga Përmbarimi dhe kulmi arrin kur nuk zbatohen as vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Kjo situatë nuk mund të ndodhte as në kohën e monizmit.

Në Shqipëri, populli/elektorati,  i të dy krahëve është i ndershëm dhe historikisht e ka respektuar me rigorozitet pronën private. Situata sot është shumë më keq se në kohën kur zbatohej e drejta zakonore,  kanuni apo Kushtetuta e Shkodrës e shekullit XIV, që nuk lejonte që njerëzit të ushqehen me bukë të vjedhur. Në këto 22 vjet pluralizëm politik, është nxitur me të gjitha mënyrat dhe është krijuar një sistem hibrid kleptokratik, ku korrupsioni mbrohet dhe rezulton më i fuqishëm se detyrimet e pushtetit për të zbatuar ligjin dhe detyrimet kushtetuese. Kjo ka dëmtuar  të gjithë popullin, si elektoratin e djathtë dhe të majtë por ju ka interesuar kupolave që quhen parti. Ato pavarësisht nga emërtimet nëse analizohen nuk janë parti por klane që kanë adaptuar fasadën demokratike dhe disa norma të ekonomisë së tregut, që detyrimisht në zbatimin praktik deformohen. Kjo situatë alarmante shtron si për kryetarin e maxhorancë edhe atë të opozitës si detyrë urgjente reformimin e forcave politike të të dy krahëve që ato të bëhen realisht parti të spektrit demokratik, që nuk pajtohen me vjedhjen në emër të ligjit dhe njëkohësisht ta pranojnë detyrimin të respektojnë pronën private konform Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare.

Që të minimizohen pasojat e këtij menaxhimit të keq të demokracisë në Shqipëri, duhet që ambasadorët e e BE, OSBE, USA të vlerësojnë se praktika e zbatuar deri tani që pronarin e konfiskuar nga diktatura e quan ishpronar dhe pretendon zgjidhjen e problemit të pronës me kompensim, është rrugë e gabuar me pasoja për vendin. Në këtë pseudodemokraci 22 vjeçare, që nuk i ka respektuar deryimet kushtetuese për pronën private kanë ndikuar negativisht sygjerimet e gabuara të Bakës Botërore, sygjerimet apo spekullimet e ekonomistit Henando de Soto, etj. Ne nuk mund të kuptojmë pse studimi i Hernando De Sotos, nuk është bërë dhe nuk bëhet publik por trajtohet si material rezervat (?!). Të gjitha pasojat vazhdojnë të bien mbi ekonominë dhe popullin që i shkelen të drejtat themelore. Do të ishte ndihmë në kohën e duhur nëse ambassadorët do të vepronin tani  që drejtuesi i maxhorancës dhe ai i opozitës të pranojnë se forcat politike që ata drejtojnë, kanë vepruar gabim me pronarët e shtetëzuar nga diktatura, se problemi i pronës nuk zgjidhet me Planin e Aprovuar , me ligje elektorale dhe kompensime por zgjidhet duke zbatuar parimet dhe detyrimet kushtetuese. Drejtuesi i maxhorancës dhe ai i opozitës duhet të pranojnë se nuk mund të ecet përpara me dy standarde, se shtetasit kanë të drejtë ta gëzojnë me të njëjtin standard pronën si në mal edhe në fushë edhe aq më tepër në zonat turistike, ku pushtetarët e të dy krahëve kanë bërë si ju ka interesuar.

Rruga Europiane ka si parakusht kthimin e pronës tek i zoti dhe nëse kryetari i maxhorancës dhe ai i opozitës dëshirojnë të punojnë në interes të popullit dhe të vendit kjo realizohet menjëherë nëse ata do ti reformojnë partitë e tyre.

Kryesia e shoqatës “Bregdeti”  është e bindur se në Kuvendin e porsazgjedhur se në të dy krahët e politikës shqiptare ka njerëz të aftë, patriotë dhe të zotë për ta çuar vendin përpara dhe një nga konsensuset Rama-Berisha që duhet të pranohet nga të dy krahët, duhet të jetë : kthimi i pronës si detyrim i shtetit, hapja e arkivave, shfrytëzimi i regjistrave të shtetëzimit komunist dhe i cdo burimi tjetër dokumentar për kthimin e pronës në origjinë, duke respektuar nenin 181 të Kushtetutës, shpalljen e pavlefshmërisë për aktet me të cilat shteti pluralist pas vitit 1991, shpërndau në persona të tretë pronat të cilat nuk ishin prona të shtetit, por prona që Shteti duhet ti kthente tek i zoti. Duke çliruar pronën private dhe pronën shtetërore nga pushtimi postkomunist, Shteti ka mundësi të kompensojë për pronat që janë tjetërsuar për nevoja publike dhe përsëri për Shtetin mbeten shumë sipërfaqe toke që të organizojë ekonominë shtetërore.

Kryesia e Shoqatës “Bregdeti” shpreh urimet për bllokun e majtë që fitoi zgjedhjet dhe siç ka ofruar zgjidhjen ligjore për problemin e pronës, do të jetë e gatëshme të ofrojë ndihmën në terrren për zgjidhjen optimale  të pronës pa të cilin ekonomia, turizmi, investimet e huaja private dhe stabiliteti social mbeten të reduktuara dhe të deformuara.

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Posts in Shqip, Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “CILI ËSHTË SOVRANI DHE ÇFARË KËRKON SHOQATA “BREGDETI “ NGA SOVRANI

  1. Pingback: Klithmave kundër pronarëve duhet t’i thotë stop media, maxhoranca dhe opozita | Defending Property Pursuing Justice Albania

  2. Pingback: KLITHMAVE KUNDËR PRONARËVE DUHET TI THOTË STOP MEDIA, MAXHORANCA DHE OPOZITA - Dielli | The Sun

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s